Një faqe web-i në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Pogradec ka kushtuar 50 milion lek të vjetra.
Sipas City News, vendimi është marrë më datën 9 shkurt 2016, pra, afërsisht dy muaj më parë në kohën kur drejtor ka qenë Valter Gora.
Ky vendim duket të jetë një abuzim skandaloz, nga ato që bëjnë vetëm “sh.a”-të (shoqëri aksionere) në Shqipëri.
Me një vendim kolegjial nxirret një fond prej 50 milionë lekësh për një web online, ndërkohë që ky do të jetë një web i thjeshtë informues për Ujësjellës Kanalizime Pogradec, duke mos harruar se kjo bashki është e rangut të dytë.