Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SKANDAL/ Aksidenti i Kavajës, ja si drejtori i Rrugëve injoroi gjykatën

2016/05/12 at 2:45 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SKANDAL/ Aksidenti i Kavajës, ja si drejtori i Rrugëve injoroi gjykatën

Dashamir Xhika, Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, rezulton i përfshirë në një skandal, në lidhje me aksidentin tragjik të së shtunës në rrugën Plepa – Golem, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër, së bashku më nënën e tyre, u plagosën.

Xhika nuk ka zbatuar një vendim të prerë gjykate, për të vendosur mbrojtëset anësore në vendin ku ndodhi aksidenti.

Televizioni Klan ka zbuluar vendimin e formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë, të datës 1 Korrik 2014.

Ky vendim, që mban numrin 2634, i dhënë nga trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Valdete Hoxha, Ilir Toska e Edlira Petriti, e detyron Autoritetin Rrugor Shqiptar, të drejtuar nga Dashamir Xhika dhe Ministrinë e Transporteve, të drejtuar nga Edmond Haxhinasto, që të procedojnë me vendosjen e mbrojtëseve anësore për të mbyllur hyrje – daljet për në pikën e karburantit pranë vendit të aksidenti.

Subjekti “Pienvis” që ka në pronësi karburantin, e kishte çuar në gjykatë një vendim administrativ të Autoritetit Rrugor dhe Ministrisë së Transporteve të vitit 2010, për të vënë mbrojtëset anësore.

Gjykata e Tiranës i dha të drejtë firmës së karburantit, me një vendim që mban datën 7 Qershor 2013.

Por Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, e rrëzoi këtë vendim të Shkallës së Parë, pas ankimimit të bërë nga vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke i dhënë të drejtë këtij të fundit me formë të prerë.

Por edhe pse kanë kaluar dy vjet nga dhënia e këtij vendimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka e ka vënë ujin në zjarr, për të proceduar me vendosjen e mbrojtëseve, që do të kishin shpëtuar dy jetë njerëzish.

Drejtori Dashamir Xhika e pranon se e ka fituar gjyqin, por refuzon të bëjë komente të tjera pas zbulimit të skandalit.

Prokuroria e Kavajës e ka vënë zyrtarisht nën hetim Dashamir Xhikën, pasi daljes në dritë të këtyre fakteve që e implikojnë atë në këtë skandal. Ai konsiderohet si përgjegjës për pasojat tragjike të aksidentit me dy fëmijë të vrarë.

Por a do ta japë ai dorëheqjen pas këtyre fakteve?

A do të t’u kërkojë ai ndjesë familjarëve që humbën dy fëmijët e vegjël në aksidentin rrugor që, sipas Prokurorisë, pati pasoja tragjike vetëm për faktin se ai nuk ka zbatuar një vendim gjykate?

Prokuroria pritet ta marrë në pyetje, ndërsa përgjegjësinë për këtë rast, Dashamir Xhikës ia faturoi edhe Ministri i tij, Edmond Haxhinasto, kur u pyet sot se kush e mban përgjegjësinë për mosvendosjen e mbrojtëseve metalike në vendin e aksidentit me dy viktima. /Tv Klan

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Aurela Gaçe në ’99-tën inspirohej nga Spice Girls, ja arsyeja

Aurela Gaçe në '99-tën inspirohej nga Spice Girls, ja arsyeja

Njihuni me pasionin e ri të Lori Hoxhës dhe Ledion Liços…

Njihuni me pasionin e ri të Lori Hoxhës dhe Ledion Liços...

Foto/ Ja me kë është arratisur Xhesika me pushime

Foto/ Ja me kë është arratisur Xhesika me pushime

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com