Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

S’ka konsensus për drejtësinë/A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme

2016/03/15 at 9:18 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
S’ka konsensus për drejtësinë/A po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme

Mazhoranca dhe opozita duket se bashkohen në tezën për çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme në mungesë të arritjes së një konsensusi për realizimin e reformës në drejtësi.


Por, ndërsa socialistët i kërkojnë këto zgjedhje si një rrugëdalje në rast se nuk miratohet reforma në drejtësi, demokratët e kanë kërkesë të përhershme për të larguar këtë qeveri, dhe jo vetëm për reformën.

Edhe pse për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, vetëm një Parlament i dale nga zgjedhjet e parakohëshme mund ta realizojë reformimin e sistemit të drejtësi.

Qendrimi i PS

Në një status në rrjetin social “Facebook”, nënkryetari i grupit parlamentar të PS­së, Erjon Braçe shkroi dje: “Pushteti, politik, legjislativ apo ekzekutiv, nuk vlen pa një pushtet të drejtë, të ndershëm, profesional dhe efikas, të drejtësisë!”. “Pushteti politik, legjislativ, ekzekutiv na duhet për reformën! Pushtet pa reformën është ky që kemi. Për një grusht njerëzish që kurrë nuk u bënë të barabartë para ligjit si gjithkush, siç thotë Kushtetuta, mund të mjaftojë, për ne jo! Nuk mjafton për shoqërinë shqiptare!”, – shkroi dje Braçe, duke nënkuptuar qartë se, në rast se reforma nuk miratohet, atëherë pushteti i socialistëve nuk ka më vlerë.

Qendrimi i PD

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të PD­së, Edi Paloka u shpreh po dje se “zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme, por jo se i kërkon Majko apo kërcënon Rama, por, sepse vendi ka shkuar në një pikë krize të pakthyeshme”. Sipas Palokës, deklaratat e Majkos për zgjedhje të parakohshme tregojnë për “një luftë të brendshme midis tyre”. “Prej kohësh, Rama kërcënon Metën dhe Meta Ramën.

Numri dy i PDsë, Edi Paloka është dakord me Pandeli Majkon për zgjedhjet e parakohshme, por për një motiv tjetër. I pyetur nëse reforma është proces politik apo teknik, Paloka thotë se ka edhe një skenar të tretë. Mes zgjedhjeve të parakohshme dhe reformës në drejtësi, Paloka zgjedh: “Ka edhe një rrugë tjetër. Ka zgjedhje dhe pastaj reformë. Sepse, përderisa kemi qartazi vullnet të munguar nga Edi Rama për të bërë edhe reformën në drejtësi, pse jo, këtë reformë mund ta bëjë parlamenti i ardhshëm me një vullnet të plotë”.

Por për kreun e grupit parlamentar të opozitës, edhe për zgjedhjet ka një kusht të panegociueshëm, qeveri tjetër që t’i organizojë ato. “Edi Rama duhet të largohet që shqiptarët të zhvillojnë zgjedhje të lira e të ndershme, dhe më pas të kenë një qeveri që realisht të punojë për interesat e tyre”, – u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD­së. Dy ditë më parë, ish­kryeministri socialist, Pandeli Majko hodhi në publik, mendimin e tij se nëse reforma në drejtësi nuk miratohet, atëherë janë të nevojshme zgjedhjet e parakohëshme./GSH



Ju sugjerojmë

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas
Aktualitet

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

27 Qershor, 2025 12:26 pm
Zjarri në Mirditë, kryetari i bashkisë thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të shuara në 24 orë

27 Qershor, 2025 12:21 pm
KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
Aktualitet

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

27 Qershor, 2025 12:06 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

27 Qershor, 2025 12:02 pm
Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim
Rajoni

Pesë të dyshuar në Serbi për cenim të rendit kushtetues dërgohen në paraburgim

27 Qershor, 2025 11:49 am
Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!
Aktualitet

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Më thirrën për kallëzimet mbi krimin elektoral!

27 Qershor, 2025 11:44 am
Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS
Aktualitet

Drejt fundit rinumërimi në Tiranë, PD humb më shumë vota krahasuar me PS

27 Qershor, 2025 11:29 am
Kriza politike në Kosovë/Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem
Rajoni

Kriza politike në Kosovë/Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

27 Qershor, 2025 11:22 am
Qeveria e re, Kurti fton LDK në negociata
Rajoni

Albin Kurti fton në takim liderët e partive pas vendimit të Kushtetueses

27 Qershor, 2025 11:14 am
Geraldina Apponyi-Zogu/ Mbretëresha e shqiptarëve në shtypin e huaj të kohës
kulture

Geraldina Apponyi-Zogu/ Mbretëresha e shqiptarëve në shtypin e huaj të kohës

27 Qershor, 2025 11:07 am
Para
Vrau ish-të dashurën dhe shokun e tij, burg përjetë shiptarit

Vrau ish-të dashurën dhe shokun e tij, burg përjetë shiptarit

Irina Shayk seksi dhe e parezistueshme

Irina Shayk seksi dhe e parezistueshme

Pireu: Porti i shpresës së fundit

Pireu: Porti i shpresës së fundit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas

Asgjësohen 284 bimë narkotike/ Arrestohen pranë parcelave ku i kultivonin 2 shtetas
27 Qershor, 2025

U kapën gjatë natës, te 2 parcelat ku kishin kultivuar bimë narkotike, vihen në pranga 2 shtetas në Fier. Ndërkohë...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra të shuara në 24 orë

Zjarri në Mirditë, kryetari i bashkisë thirrje të ndërhyhet nga ajri: Situata është kritike
27 Qershor, 2025

Situata e zjarreve në vendin tonë vijon të mbetet nën kontroll. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, përgjatë 24 orëve...

Lexo më shumë

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe

KQZ shpërndan mandatet në 4 qarqe
27 Qershor, 2025

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpërndarë mandatet për kandidatët fitues në qarkun e Beratit, Dibrës, Shkodrës e Vlorës, si dhe...

Lexo më shumë

Shtyhet për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
27 Qershor, 2025

Është shtyrë për nesër përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Seanca për vendosjen e institucioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com