Përtej deklaratave mbështetëse ndaj opozitës, LSI ka zgjedhur të mos ndjek veprimet e saj, por të regjistrohet në KQZ.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mesditën e së mërkurës do të mblidhet për të regjistruar LSI-në si subjekt politik për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kërkesa është bërë një ditë më parë nga kjo parti.
Opozita e cila ka bojkotuar Parlamentin nuk është regjistruar në zgjedhjet e 18 qershorit. Lideri demokrat Basha duke cituar një vendim unanim të aleatëve të djathtë, është shprehur se opozita do t’i bojkotojë këto zgjedhje nëse nuk krijohet qeveri teknike.
Sot kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, tha se me ose pa aleatin e saj, PS-ja ishte e vendosur për të shkuar në garën elektorale.