Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’jam mësuar të jetoj pa të”, Edlira Çepani përshkruan 5 muajt pa Gerti Bogdanin: Një ëndërr e keqe që s’po mbaron…

2025/02/24 at 6:23 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“S’jam mësuar të jetoj pa të”, Edlira Çepani përshkruan 5 muajt pa Gerti Bogdanin: Një ëndërr e keqe që s’po mbaron…

5 muaj më parë, të mërkurën e 18 shtatorit 2024, një lajm tronditës pushtoi të gjitha mediat: Gerti Bogdani ishte ndarë nga jeta në moshën 44-vjeçare.


Një atak kardiak ndali përgjithmonë zemrën e tij duke lënë një zbrazëti të madhe te familja, të afërmit por edhe shumë njerëz që e kishin njohur dhe erdhën ta përcillnin drejt banesës së fundit.

Një nga momentet më të  dhimbshme ishin fjalët vajtuese të bashkëshortes, Edlira Çepanit pranë arkmortit të tij e më vonë, edhe një dedikim po aq pikëllues në rrjetet sociale.

Edlira ka heshtur përgjatë këtyre muajve, e mbështjellë në dhimbjen e saj teksa e vetmja fjalë që ka thënë ka qenë “faleminderit”, për të gjithë mbështetjen që ka marrë nga kushdo në këtë periudhë.

Sot ajo vjen në programin “Rudina” në Tv Klan në një rrëfim të ndjerë, me sytë ku lotët s’janë tharë ende për të treguar për 5 muajt pa Gertin.

Edlira Çepani: Është shumë e vështirë për mua që të flas. Kam pasur shumë kërkesa që të flas gjatë kësaj kohe,  e kam pasur të pamundur por do të doja të falënderoja të gjithë median, t’ju falënderoja juve  për të gjitha kronikat, ndjekjen, fjalët e mira, nuk kam pasur asnjëherë mundësinë ta bëj këtë publikisht, por realisht shumë faleminderit sepse ka qenë një moment force edhe për ne. Është një moment që unë realisht nuk do ia uroja askujt dhe në këto momente njeriu kupton sa i brishtë është në këtë botë dhe sa pak kohë kemi të gjithë në këtë tokë të cilën herë pas here ne jetojmë sikur jejmi të përjetshëm dhe harrojmë që janë disa gjëra që realisht duhet t’i jetojmë sot.

Fati më i mirë dhe gjëja më e bukur që ka bërë Gerti është që ai jetonte në mënyrë të plotë, kishte prioritetet  e veta dhe prioriteti më i madh i tij ishin familja e fëmijët. Nuk hoqi kurrë dorë nga ky prioritet, me gjithë ngarkesën që kishte, problemet, situatat që krijoheshin, gjithmonë vinte të parët familjen dhe fëmijët dhe kjo për mua ka qenë gjithmonë një shkollë sepse e shihja dhe thosha sa mirë që kemi krijuar këtë familje kaq të fortë dhe me dashuri kaq të madhe, 20 vitet që ishim bashkë dhe jam realisht mirënjohëse që e pata për atë kohë.

Rudina Magjistari: Si kanë qenë këto 5 muaj për ty? Si mund t’i përshkruaje dot ti këto 5 muaj pa Gertin?

Edlira Çepani: Unë nuk jam mësuar të jetoj pa Gertin. Është interesante që në këtë shprehjen që në fakt nuk është në shqip, është në anglisht që “ti je gjysma ime më e mirë”, ai ishte gjysma ime më e mirë. Unë tashmë jam një njeri gjysmak që mundohem të eci përpara për hir të fëmijëve. Jam në një ëndërr të keqe që nuk po mbaron. Kjo është një nga problemet më të mëdha, që ti kërkon të zgjohesh por nuk zgjohesh dot dhe sa herë zgjohesh përballesh me një realitet që nuk bie dot dakord.

Është diçka me të cilën nuk mësohesh dot dhe është një ndjesi që të gjithë ata që e kanë kaluar një gjë të tillë, një hall të tillë e kuptojnë shumë mirë, është një ndjesi që dhimbja nuk mbaron, ti mësohesh të jetosh me të, ngre kokën dhe ecën përpara dhe mësohesh të vësh ditë pas dite një maskë që të mundëson të dukesh sikur po jeton një ditë normale që për ty nuk është. E thashë pak edhe në fillim, mbështetja e jashtëzakonshme e çdo njeriu që unë kam takuar, që më ka përqafuar fort, që më ka shkruar ka qenë një forcë e madhe për mua për të gjithë familjen.

Në këto 5 muaj, sa herë unë dal në rrugë, ka njerëz të cilët më ndalojnë, më thonë ndjesë se nuk të njoh por doja të të jepja një përqafim dhe kjo është një nga forcat më të mëdha që ne kemi pasur. Njerëz pafund që më kanë shkruar historitë e tyre, gra që më kanë treguar eksperiencat e tyre që ishin të ngjashme me këtë dhe më kanë dhënë forcë për të ecur përpara dhe për t’u bërë një zë edhe për ato.

Gra të cilat më kanë shkruar për shumë lloje eksperiencash të cilat jo gjithmonë janë të mira. Më kanë treguar sesi nuk ia kanë dalë dot, sesi kanë qenë vetëm, sesi duke më parë kanë gjetur forcë edhe ato për të ecur përpara dhe kjo më ka dhënë forcë edhe mua, edhe një lloj përgjegjësie për të shtyrë përpara të gjitha gjërat çuar përpara atë mision që ne kishim nisur bashkë me Gertin qëkur u kthyem, qëkur vendosëm të ktheheshim në Shqipëri.

Ne kishim dëshirën që Shqipëria, të bënim diçka, të jepnim një kontribut dhe ai realisht u mundua me gjithë shpirt, me gjithë vështirësitë që kishte dhe gjithë problematikat që dalin në Shqipëri kur ti je një njeri që do të ecësh me integrritet, do të ecësh në rrugën e drejtë..  ai ia  doli sepse mirësia e tij, integriteti  i tij, gjithë ajo çka kishte bërë i bashkoi të gjithë njerëzit. Kjo është një nga trashëgimitë më të bukura që na ka lënë, mua, fëmijëve, familjes së tij, të gjithë neve që e donim dhe atyre që besojnë se një jetë me vlera ia vlen./tvklan



Ju sugjerojmë

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane
Rajoni

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane

31 Maj, 2025 6:35 pm
Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale
Aktualitet

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale

31 Maj, 2025 6:05 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

31 Maj, 2025 5:44 pm
Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
Aktualitet

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

31 Maj, 2025 5:23 pm
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
Bota

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

31 Maj, 2025 5:16 pm
Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj
Aktualitet

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj

31 Maj, 2025 5:03 pm
Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës
Bota

Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

31 Maj, 2025 4:32 pm
Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari
Kronikë

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

31 Maj, 2025 4:16 pm
Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t
Kronikë

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t

31 Maj, 2025 3:40 pm
Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor
Rajoni

Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor

31 Maj, 2025 3:34 pm
Para
Aksident në aksin Ersekë-Leskovik/ Përplasen dy makina, disa të plagosur

Laç/ Të shtëna me armë zjarri, humb jetën një 67-vjeçar

Vdekja e 3-vjeçarit, drejtori i spitalit të Shkodrës: I mituri erdhi fillimisht me të vjella, kërkuam që të shtrohej por babai nuk pranoi!

Vdekja e 3-vjeçarit, drejtori i spitalit të Shkodrës: I mituri erdhi fillimisht me të vjella, kërkuam që të shtrohej por babai nuk pranoi!

Vrasja e 67-vjeçarit në Zhejë të Kurbinit, zbulohet një nga pistat ku po heton policia

Vrasja e 67-vjeçarit në Zhejë të Kurbinit, zbulohet një nga pistat ku po heton policia
















TE FUNDIT

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane
31 Maj, 2025

Vajza e kryeministres italiane, Giorgia Meloni është sulmuar dhe kërcënuar, përmes një postimi në rrjete sociale. Publikimi i mesazhit ishte...

Lexo më shumë

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale
31 Maj, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur nga qelia rezolutën e organizatës politike më të madhe në botë,...

Lexo më shumë

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
31 Maj, 2025

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të...

Lexo më shumë

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
31 Maj, 2025

Nisja e sezonit turistik do të sjellë edhe shtimin e kontrolleve në subjekte të ndryshme akomoduese dhe të ofrimit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com