Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital.
12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Ditën e sotme u raportuan edhe 4 viktima të tjera nga Covid në Shqipëri ndërsa numri i tyre ka kaluar në 101.
COVID-19 – Statistika (15 Korrik 2020)
Testime totale 33750
Raste pozitive 3752
Raste të shëruara 2091
Raste Aktive 1560
Humbje jete 101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1). /Opinion.al