Një vatër zjarri po shkrumbon prej një jave pyjet në kurorën e e Liqenit të Zi në Tërnovë të Bulqizës.
Zjarri i rënë ditë më parë ka djegur dhjetëra hektarë me pyje pishe dhe ahu.
Edhe pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të Bulqizës dhe prej dy ditësh edhe të një trupe prej 20 efektivë të FA, nuk është vënë nën kontroll.
Zjarri është favorizuar edhe nga era dhe thatësira, duke krijuar situatë të vështirë jo vetëm në fshatrat përreth por edhe në qytetin e Bulqizës.