Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin ka deklaruar në rrjetin social Telegram se “situata është e vështirë”.
Ai shtoi se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet të mbyllen për qarkullim.
Gjithashtu ai e ka shpallur të hënën “ditë jo pune” për të minimizuar rreziqet.
“Në Moskë është shpallur një regjim operacioni kundër terrorizmit” dhe se e hëna do të jetë një “ditë jo pune” për “minimizimin e rreziqeve”, ka thënë ai.
Këto masa u morën pasi mercenarët e Wagner janë duket lëvizur në drejtim të kryeqytetit./Opinion.al