Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve atmosfera ishte shumë e zymtë, larg zhurmës dhe batutave të humorit që jemi mësuar të shohim.
Deputetët e PS-së dhe LSI-së nuk kanë komunikuar fare me njeri tjetrin gjatë kësaj mbledhje, ndërkohë që në tension është dukur edhe kryetari i
Komisionit, Fatmir Xhafaj, shkruan Panorama.
Ai ka dalë disa herë nga mbledhja e Komisionit duke e lënë atë pa drejtues dhe ka bërë telefonata të gjata.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përfaqësues i LSI-së, është larguar në mes të mbledhjes teksa po mbronte një ligj për përmbarimin gjyqësor.
Manjani është justifikuar me faktin se i kishte dalë një urgjencë.