Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka bërë me dije se mbledhja me qeverinë e Kosovës nuk do të zhvillohet nesër.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë foli për një plan shumë të rëndë për Kosovën që mund të vihet në lëvizje, duke ju referuar sanksioneve që mund të ndërmarrin partnerët ndërkombëtarë.
“Unë shpresoj shumë që të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur jemi në prag të vënies në lëvizje të planit se nuk ma zë as goja të flas për sanksione por të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga atë, që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për t’ju kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje.’- tha Rama./Opinion.al