Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sistemin më të komplikuar të taksave dhe deklarimit, Shqipëria renditet e 14-ta në botë

2018/05/02 at 9:56 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Sistemin më të komplikuar të taksave dhe deklarimit, Shqipëria renditet e 14-ta në botë

Shqipëria renditet e 14 mes 94 vendeve në botë, për sistemin më të komplikuar të taksave si dhe mënyrat e raportimit financiar, sipas raportit të nga TMF Group. Në një raport të fundit që llogarit Indeksin e Kompleksitetit Financiar 2018 merren në analizë disa tregues që lidhen me taksat në fuqi, deklarimi i tyre elektronik në insitucionet përkatëse, procedurat e raportimit financiar dhe kontabilitetit. Renditja që ka Shqipëria mes gjithë shteteve të analizuara tregon se sistemi ynë nuk është aq i thjeshtë për investitorët dhe se konsiderohet kompleks në disa hallka të tij.

Perceptimi i nxjerrë në Indeksin e Kompleksitetit Financiar nuk është edhe aq surprizues për aq kohë sa investitorët kanë vënë theksin herë pas here tek thjeshtimi i sistemit të taksave, mosndryshimi shpeshtë i legjislacionit që lidhet me të si dhe konsultimi paraprak i masave që merren nga qeveritë.

Edhe Banka Botërore ka theksuar vazhdimisht se qeveria duhet të tregojë qëndrueshmëri në politikat e saj fiskale si dhe të fokusojë vëmendjen tek përmirësimi i klimës së biznesit në mënyrë që të nxisë rritjen e investimeve të huaja direkte.

Por si renditen vendet afër nesh në këtë raport. Nga rajoni vetëm Kroacia perfomon më keq se ne në këtë indeks e renditur e 12 kurse Greqia renditet e 22, Bosnja e 40-ta, Serbia e 47-ta. Mali I Zi, Maqedonia dhe Kosova nuk janë përfshirë në raport.

Në vendin e parë si vendi me kompleksitetin më të lartë në aspektin e taksave dhe raportimit është Kina e ndjekur nga Brazili dhe më pas Turqia. Kurse vendet me sistemin më pak të komplikuar janë ato që njihen si parajsa fiskale që udhëhiqen nga Cayman Islands dhe British Virgin Islands.

Raporti është hartuar nga TMF Group dhe është publikuar në muajin prill 2018. Sipas sqarimit që jep grupi ky raport u shpërndahet të paktën 15 mijë klientëve të tyre që janë investitorë në 80 vende të botës.

Burimi: Monitor

Ju sugjerojmë

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi
Kryesore

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

7 Tetor, 2025 1:33 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

7 Tetor, 2025 12:18 pm
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
Kronikë

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba

7 Tetor, 2025 12:05 pm
Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
Kryesore

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

7 Tetor, 2025 11:37 am
PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
Kryesore

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

7 Tetor, 2025 10:21 am
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, policia zbardh ngjarjen: Detektorët pikasën armën, roja…

7 Tetor, 2025 9:23 am
Para
Sherr masiv në Lezhë për traun e hotelit, 1 i plagosur, disa të arrestuar

Sherr masiv në Lezhë për traun e hotelit, 1 i plagosur, disa të arrestuar

Gabim i tvarchitect? Projekt për ndërtimin e një tjetër xhamie në qendër të Tiranës

Gabim i tvarchitect? Projekt për ndërtimin e një tjetër xhamie në qendër të Tiranës

23-vjeçe ka vizituar 74 vende të botës, stjuardesa seksi e Emirateve shndërrohet në “yll Instagrami”

23-vjeçe ka vizituar 74 vende të botës, stjuardesa seksi e Emirateve shndërrohet në “yll Instagrami”

TE FUNDIT

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
7 Tetor, 2025

Brunilda Mersini është kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Brunilda Mersini, drejtoresha...

Lexo më shumë

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Ermal Hasimja është tërhequr nga kandidatura e tij për bashkinë e Tiranës. Hasimaj tha në emisionin “Opinion” tashmë që Binaj...

Lexo më shumë

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Partia Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se në do të mbështesë Florjan Binajn si kandidat i opozitës për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
7 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com