Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Sistemi i drejtësisë ka nevojë për mbështetje”, kreu i ILD, bashkëbisedim me juristë dhe profesionistë shqiptarë në Nju Jork

2024/05/10 at 8:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sistemi i drejtësisë ka nevojë për mbështetje”, kreu i ILD, bashkëbisedim me juristë dhe profesionistë shqiptarë në Nju Jork

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka zhvilluar një bashkëbisedim me juristë dhe profesionistë shqiptarë në Nju Jork, gjatë vizitës së punës në SHBA.

Ky takim u organizua në “Ditën e Drejtësisë” nga “Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë” (The Albanian Professionals and Entrepreneurs Netëork- APEN).

Bashkëbisedimi u drejtua nga gjyqtarja e parë shqiptare e zgjedhur në Nju Jork,  Edit Shkreli e Gjykatës Civile të Bronksit, me të cilën  Metani u ndal tek ndryshimet e realizuara në Shqipëri në kuadër të reformës në drejtësi me institucione të reja, një prej të cilave është edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Pas prezantimit të rolit dhe funksioneve të institucionit që drejton,  Metani iu përgjigj interesimit mbi aspekte të ndryshme të shtetit të së drejtës dhe institucioneve në Shqipëri.

Duke folur për ndryshimet dhe pritshmëritë ndaj sistemit të drejtësisë, Metani solli në vëmendje rolin e institucioneve, por edhe të shoqërisë, në raport me drejtësinë e shtetin e së drejtës.

“Ne kemi nevojë për një shoqëri që zhvillohet dhe përparon bazuar në koncepte të demokracisë dhe të shtetit ligjor, sepse drejtësia nuk mund të administrohet vetëm nga institucionet e saj, por edhe nga gjithë shoqëria, përmes informimit, sjelljes etike dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Sot, sistemi i drejtësisë ka qenë dhe mbetet një nga temat më të nxehta të debatit publik në Shqipëri. Drejtësia është një temë që ngjall interes publik.  Sot duhet të shtojmë përpjekjet për rritjen e nivelit të kulturës juridike të shoqërisë sonë. Aksesi i shtetasve shqiptarë mbi njohuritë mbi ligjin është themelor për garantimin e një sistemi drejtësie efektiv. Kështu, informimi dhe dhënia e njohurive për ligjin, mbi të drejtat, institucionet ligjzbatuese, përgjegjësitë apo tjetër, nuk janë të lidhura vetëm me arsimimin juridik, por janë përbërësit e kulturës dhe nevojës qytetare për qasjen ndaj shtetit të së drejtës. Në të njëjtën kohë, shtetasve shqiptarë u duhet dhënë mundësia, që të orientohen brenda spektrit të gjerë ligjor, duke njohur të drejtat dhe detyrimet e tyre. Të kuptojnë rolin dhe funksionet e institucioneve dhe mekanizmave të dhënies së drejtësisë, si dhe të kuptojnë konceptin e qytetarisë në shtetin e së drejtës. Shtetasit shqiptarë mund të organizohen e bashkëveprojnë për të mbikëqyrur veprimtarinë e organeve të sistemit të drejtësisë, si dhe të ushtrojnë presion me mjete demokratike mbi këto organe, për të nxitur mbarëvajtjen e çështjeve me interes publik. Ne duhet të punojmë për ndryshimin e mentalitetit të aktorëve të sistemit të drejtësisë, i cili duhet të bazohet në një kuptim të plotë të shtetit të së drejtës. Është e rëndësishme që shoqëria shqiptare të përqafojë frymën dhe rregullat e një kulture të përgjithshme të sundimit të ligjit. Pa një kulturë të thellë juridike, sistemi i drejtësisë kthehet në një sistem sipërfaqësor formal dhe pa vlera. Një sistem drejtësie i pavarur, me integritet, transparent dhe efikas do të garantohet vetëm nëse shteti i së drejtës përvetësohet nga të gjithë ne, nga magjistratët, nga profesionistët e së drejtës, klasa politike, media, shoqëria civile, si dhe vetë shtetasit shqiptarë” tha mes të tjerash Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Në takim përshëndeti edhe përfaqësuesja e përhershme e Shqipërisë në OKB, ambasadore Suela Janina, e cila vlerësoi rolin dhe punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në sistem dhe për forcimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë bashkëbisedimit me profesionistë të së drejtës,  Metani i ftoi të bashkëpunojnë ose punojnë me Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Eventi është pjesë e konceptit të komunikimit publik të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, përmes organizimit të forumeve të hapura e takimeve me shtetas shqiptarë, të cilët përfaqësojnë një model të suksesshëm nga pikëpamja shoqërore dhe profesionale në fushën e të drejtës, jo vetëm në Shqipëri po edhe jashtë saj.

Nëpërmjet këtyre aktiviteteve synohet kontributi i këtyre individëve, që nëpërmjet prezantimit të arritjeve të tyre personale, sfidave të hasura si dhe sukseseve të arritura, të jepen modele të mira për t’u ndjekur, pse jo të kontribuojnë personalisht në ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Ju sugjerojmë

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
Bota

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

8 Korrik, 2025 2:38 pm
Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë
Aktualitet

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë

8 Korrik, 2025 2:21 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

8 Korrik, 2025 2:08 pm
Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
Aktualitet

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja

8 Korrik, 2025 1:57 pm
Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar
Aktualitet

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar

8 Korrik, 2025 1:49 pm
(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë

8 Korrik, 2025 1:42 pm
U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!
Aktualitet

U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!

8 Korrik, 2025 1:25 pm
Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
Aktualitet

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..

8 Korrik, 2025 1:16 pm
Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë
Aktualitet

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

8 Korrik, 2025 1:08 pm
Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
Aktualitet

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

8 Korrik, 2025 12:50 pm
Para
Po digjte mbeturinat, por zjarri i del jashtë kontrollit, përfshihet nga flakët banesa

Po digjte mbeturinat, por zjarri i del jashtë kontrollit, përfshihet nga flakët banesa

Mbrojtja e çështjes shqiptare ndër vite nga Edith Durham – Gjashtë letrat e autores britanike botuar në revistën “The Nation” më 1918, 1919, 1920 dhe 1921

Mbrojtja e çështjes shqiptare ndër vite nga Edith Durham – Gjashtë letrat e autores britanike botuar në revistën “The Nation” më 1918, 1919, 1920 dhe 1921

Jep provimet e maturës por nuk diplomohet se nuk ka numër amze

Jep provimet e maturës por nuk diplomohet se nuk ka numër amze

TE FUNDIT

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit

Akropoli mbyllet përkohësisht për shkak të të nxehtit
8 Korrik, 2025

Akropoli do të qëndrojë i mbyllur të martën, për shkak të temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë Greqinë. Ministria...

Lexo më shumë

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë

Pronarja e shtëpizave në Theth: Na thonë bëni turizëm, e s’na lënë të punojmë
8 Korrik, 2025

Qeveria i është “vërshuar” subjekteve private në vend, për të liruar hapësirat publike, pas zaptimeve jo të drejta. E njëjta...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
8 Korrik, 2025

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se...

Lexo më shumë

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
8 Korrik, 2025

Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar në polici nga një 25-vjeçare,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com