Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Siria ndodhet përballë një fillimi të ri, por e ardhmja varet nga shumë faktorë

2024/12/09 at 5:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Siria ndodhet përballë një fillimi të ri, por e ardhmja varet nga shumë faktorë

Pushteti i sundimtarit të ashpër Bashar al-Assad u shemb. Siria ndodhet përballë një fillimi të ri, por e ardhmja e tij varet nga shumë faktorë.

Ku ndodhet Bashar al Assad?

Bashar al-Assad dyshohet të jetë në Moskë, sipas agjencive ruse të lajmeve. Dy agjencitë shtetërore, Tass dhe Ria Novosti, raportuan të dielën, duke cituar një burim në Kremlin, se Rusia i ka dhënë Assad-it azil për arsye humanitare. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Assad e la Damaskun të shtunën në mbrëmje rreth orës 22:00 me një avion privat. Edhe burime ushtarake siriane konfirmuan këtë informacion. Damasku është në festë: Video dhe foto në rrjetet sociale tregojnë popullin duke hyrë në pallatin presidencial të sundimtarit të rrëzuar dhe duke festuar.

Kush e kontrollon tani Sirinë?

Assad-in e rrëzoi aleanca islamike “Hayat Tahrir al-Sham” (HTS). HTS ka një histori të komplikuar të lidhur me konfliktin sirian. Fillimisht u themelua si Xhabhat al-Nusra në vitin 2011, duke qenë një degë e organizatës terroriste islamiste al-Kaida, e themeluar me ndihmën e Abu Bakr al-Baghdadi, liderit të njohur xhihadist që më vonë drejtoi Shtetin Islamik (IS).

HTS dhe lideri i saj Abu Muhammad al-Xhulani, vitet e fundit janë distancuar nga organizata terroriste ekstremiste Al-Kaida dhe janë përqendruar te Siria. Për këtë arsye, HTS nuk është në listën e organizatave terroriste nga Shërbimi Federal Gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës, siç bëri të ditur të hënën një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Brendshme të Gjermanisë.

Fitoret ushtarake të HTS, së bashku me grupe të tjera, përfshirë ato me karakter jo-fetar, ndjekin një agjendë kombëtare drejtuar kundër qeverisë siriane,” argumenton qeveria gjermane. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të dielën në mbrëmje në një videomeseazh, se qeveria e re e Sirisë do të shikohet nga puna që bën.

A ka paqe tani në Siri?

Luftimet mes grupimeve vazhdojnë: Një grup i madh koalicioni që merr pjesë në ofensivën mbi Alepon është Armata Kombëtare Siriane (SNA), e themeluar në vitin 2017 e që bashkon dhjetëra fraksione me ideologji të ndryshme. Forcat Demokratike Siriane (SDF) janë një koalicion luftëtarësh kryesisht kurdë, përkrahur nga arabët dhe grupe të tjera etnike, që kanë dalë gjatë luftës civile siriane. SDF ka operuar nën udhëheqjen e Njësive të Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG) dhe ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga SHBA, veçanërisht gjatë fushatës kundër Shtetit Islamik.

Çfarë roli kanë fuqitë ndërkombëtare

Turqia
Turqia ka ushtruar ndikimin e saj në Siri duke mbështetur grupe të armatosura si HTS dhe SNA. Që nga fillimi i luftës civile, ushtria turke ka kryer disa ndërhyrje ushtarake përtej kufirit në Siri, kryesisht kundër forcave kurde siriane.

Rusia
Rusia ka qenë aleatja më e besueshme e Assad-it, duke ofruar mbështetje ushtarake dhe logjistike gjatë gjithë luftës. Goditjet ajrore dhe trupat e saj e ndihmuan Assad-in të ruante pushtetin për vite, por kapaciteti i saj për të ndërhyrë është zvogëluar ndërkohë që burimet janë devijuar për luftën në Ukrainë. Asadi e ka shpërblyer Rusinë në të kaluarën duke i dhuruar pika të rëndësishme strategjike, sidomos porte në vend.

Irani
Irani e sheh Sirinë si një lidhje jetike në “aksin e rezistencës”, një koalicion milicish në Lindjen e Mesme që lufton kundër ndikimit të SHBA-ve dhe Izraelit. Ai ka mbështetur Assad-in duke dislokuar forca iraniane dhe luftëtarë të Hezbollah-ut, ndërsa Damasku lejoi kalimin e armëve nga Irani dhe Iraku në Liban.

Shtetet e Bashkuara
SHBA mbështetën grupet opozitare gjatë fazave të hershme të rebelimit në vitet 2010, por më pas e ndryshuan fokusin në luftën kundër Shtetit Islamik.

Izraeli
Gjatë dekadës së kaluar, Izraeli ka sulmuar shpesh nga ajri asetet e Iranit dhe Hezbollah-ut në Siri. Veprimet e tij synojnë ndërprerjen e dërgesave të armëve për Hezbollahun dhe neutralizimin e kërcënimeve pranë lartësirave të okupuara të Golanit./DW

Ju sugjerojmë

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
Rajoni

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

15 Qershor, 2025 10:01 am
Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
Aktualitet

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

15 Qershor, 2025 9:49 am
Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër
Aktualitet

Shiste lëndë narkotike në Bilisht/ Arrestohet 28-vjeçari, procedohet një tjetër

15 Qershor, 2025 9:39 am
Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht
Aktualitet

Asgjësohen mbi 12 mijë bimë narkotike në Shkodër, 4 të proceduar penalisht

15 Qershor, 2025 9:27 am
Para
Greqia i bashkohen vendeve që bllokojnë kërkesat për azil të sirianëve

Greqia i bashkohen vendeve që bllokojnë kërkesat për azil të sirianëve

KE: Rritet mbi 100% numri i kërkesave të pabaza për azil nga Kosova

KE: Rritet mbi 100% numri i kërkesave të pabaza për azil nga Kosova

U betua si kryeministri i ri i Sirisë, kush është Mohammed al-Bashir?

U betua si kryeministri i ri i Sirisë, kush është Mohammed al-Bashir?

TE FUNDIT

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
15 Qershor, 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat...

Lexo më shumë

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
15 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë të hënën më 16 qershor në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve...

Lexo më shumë

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
15 Qershor, 2025

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve...

Lexo më shumë

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
15 Qershor, 2025

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, imzot Joani po kryen një vizitë zyrtare paqësore në Patriarkanën Ekumenike në Stamboll....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com