Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Siria: Kush po lufton dhe kundër kujt?

2016/01/27 at 10:38 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Siria: Kush po lufton dhe kundër kujt?

Nga Greta Hamann


Prej vitit 2011 në Siri po zhvillohet një luftë e përgjakshme. Palët në konflikt duhet të ulen prapë në treyzën e bisedimeve së bashku për të gjetur rrugët e paqes. Por kush kundër kujt po lufton atje?
New York Syrien-Konferenz

Regjimi i Assadit
Me 2011 kanë dalur në rrugë dhjetëra mijëra kundërshtarë të regjimit të Baschar al-Assadit. Ai reagoi me dhunë masive dhe dha urdhër që të qëllohet me armë zjarri kundër demonstruesve duke angazhuar edhe ushrinë kundër popullit të vet. Për një kohë të gjatë protestat kanë qenë paqësore. Më pas u armatos edhe një pjesë e demonstruesve dhe krijuan milicët e vet.

Pas shkallëzimit të konflitkit dezertuan shumë ushtarë sirianë dhe u bashkangjitën me grupet rebele. Me 2009 trupat e Assadit numëronin 325.000 ushtarë, me 2013 kishin mbetur vetëm gjysma. Ndërkohë Assadit i ka mbetur vetëm mbështetja e jashtme, ndonëse ka edhe armë ajrore.
Irani e ka mbështetur atë prej vitit 2011. Ky vend ka dërguar me mijëra ushtarë në brigadat mercenare. I ngarkuari i OKB për Sirinë, Staffan de Mistura vlerëson se Irani jep në vit rreth gjashtë miliardë dollarë amerikanë për të mbështetur regjimin e Assadit. Ekspertët e tjerë thonë se i jep madje deri në 20 miliardë dollarë në vit.

Hezbollahët, Milicia shiite nga Libani me një lidhje të ngushtë me finacuesit nga Irani, lufton poashtu në anën e Assadit dhe paraqet grupin e dytë më të madh të trupave të këtij regjimi.

Rusia është një partner tjetër i rëndësishëm i Damaskut. Prej fundit të vitit 2015, trupat ruse fluturojnë mbi Siri dhe kryejnë sulme ushtarake. Zyrtarisht thuhet se ata po bombardojnë “Shtetin Islamik”. Vëzhguesit thonë se forcat ruse janë duke bombarduar edhe forcat e kryengritësve të Armatës së Lirë Siriane dhe objektivat civile.

Armata e Lirë Siriane (FSA) është krijuar fillimisht nga forcat demokratike opozitare për mbrojtjen e popullatës civile. Ajo nuk është ndonjë ushtri në kuptimin e plotë të fjalës dhe nuk ka ndonjë udhëheqësi qendrore. Grupet e FSA e kontrollojnë zonën veriperëndimore dhe pjesë të mëdha të jugut. Këtu njerëzit po përpiqen të ndërtojnë edhe shoqëri civile, megjithë bombardimet e përhershme të Assadit. Kjo armatë nuk ka pasur gati asnjë mbështetje ndërkombëtare. Por ka shumë financues islamikë, ndaj në këtë grup kanë kaluar shumë grupe islamike, të cilat tani luftojnë kundër regjimit.

Dschaisch Al-Fatah paraqet një grup më të madh. Ajo bashkon grupet më të moderuara dhe ekstremiste, ndër to edhe radikalët e Frontit Al-Nusra (një degë e Al-Kaidas) por edhe milicët islamikë të Ahrar al-Scham. Në këto grupe luftojnë prej vitesh grupe xhihadistësh nga Jordani, Algjeria, Afganistani, Çeçenia dhe vendet e tjera.

Në pyetjen se cilat grupe opozitare duhet të marrin pjesë në negociatat paqësore, ekzistojnë mospajtime shumë të mëdha. Arabia Saudite do që atje të jetë grupi radikal Ahrar al-Scham, ndërsa Rusia kërkon që atje të jenë grupe më të moderuara opozitare, që pranohen edhe nga Damasku.

“Shteti Islamik” (IS)
Organizata terroriste “Shteti Islamik” është krijuar në fillim pas tërheqjes amerikane nga Iraku. Pas fillimit të kryengritjes në Siri e ka shfrytëzuar gjendjen kaotike në këtë vend për të okupuar pjesë të mëdha të vendit. Në radhë të parë në veri të Sirisë, rreht qytetit Rakka, i kontrollon shumë rajone. Qëllimi i IS është krijimi i një kalifati.

IS financohet në masë të madhe nga shitja e karburanteve, ndër tjera edhe në Turqi. Sulmet ajrore ruse dhe ato amerikane kanë shkatërruar ndërkohë shumë burime të naftës. Kjo e ka shtuar presionin ndaj këti grupi terrorist. Pjesëmarrja e IS në bisedimet paqësore është refuzuar nga të gjitha palët.

Kurdët

Edhe trupat kurde janë një faktor i rëndësishëm në Siri dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër IS. YPG (Unioni për Mbrojtjen e Popullit) numëron 50.000 luftëtarë. Ata janë krahu u armatosur i grupit PYD, që është një degë e kurdëve të partisë PKK me seli në Turqi. YPG bashkëpunon pjesërisht me regjimin sirian. Por së fundi kanë pasur edhe përleshje ushtarake në Aleppo.

Mbështetësit:
SHBA-ja i sheh kurdët si një partner të rëndësishëm në luftën kundër IS. SHBA mbështesin me mjete logjistike dhe municion YPG, që e komplikon edhe më shumë luftën në Siri. Turqia dhe SHBA e luftojnë së bashku IS, por Turqia i lufton edhe kurdët. Edhe Rusia e mbështetë PYD.
Pjesëmarrja në negociatat paqësore:

Turqia refuzon pjesëmarrjen e kurdëve në negociata, ndërsa perëndimi i sheh ata si aleatin kryesor në luftën kundër xhihadistëve.
Aleanca e udhëhequr nga SHBA

Prej 2014 janë duke kryer sulme ushtarake edhe aleatët e udhëhequr nga SHBA kundër IS. Në koalicionin kundër këti grupi terrorist bëjnë pjesë 60 vende, ndër to edhe Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Turqia dhe Arabia Saudite. Por jo të gjitha këto vende janë pjesë e sulmeve. Gjermania po merr pjesë vetëm në vëzhgimin e gjendjes dhe stërvitjen e kurdëve.

Shkrimi u publikua nga Deutsche welle



Ju sugjerojmë

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
Kryesore

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

31 Maj, 2025 10:59 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
Rajoni

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

31 Maj, 2025 10:34 pm
Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
Bota

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

31 Maj, 2025 10:02 pm
Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

PSG-Inter/ Zhbllokohet finalja, Hakim ndëshkon italianët

31 Maj, 2025 9:22 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Aktualitet

PD për mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në…

31 Maj, 2025 9:04 pm
Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite
Bota

Hamas i përgjigjet propozimit, do të lirojë dhjetë pengje izraelite

31 Maj, 2025 8:38 pm
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Rasti i paprecendet, 94 vjeçari përdhunon 74 vjeçaren

Rasti i paprecendet, 94 vjeçari përdhunon 74 vjeçaren

Virusi "Zika" rrezikon Shqipërinë

FOTO/ Aksident në Rinas, Porsche shpërthen në flakë

FOTO/ Aksident në Rinas, Porsche shpërthen në flakë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain është fituese e Champions League, për sezonin 2024-2025, pasi mposhti Interin në finale, me rezultatin e thellë 5-0....

Lexo më shumë

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
31 Maj, 2025

Më shumë se gjysma e të gjitha videove kryesore që ofrojnë këshilla për shëndetin mendor në TikTok përmbajnë dezinformata. Përmes...

Lexo më shumë

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
31 Maj, 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot për kundërshtarët e tij opozitarë lidhur me refuzimin e kandidaturës së Albulena...

Lexo më shumë

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
31 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korschenbroich të Gjermanisë. Sipas Bild, mësohet se një avion i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com