Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Siri, pengesa për ndihmat humanitare pas tërmetit

2023/02/12 at 10:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Siri, pengesa për ndihmat humanitare pas tërmetit

14 kamionë me ndihma kaluan të premten (10.02) pikën kufitare Bab al-Hawa midis Turqisë dhe Sirisë. Nga atje kamionët e OKB-së vazhduan drejt Idlibit për të çuar atje batanije, dyshekë, tenda dhe llamba diellore për njerëzit në zonën e tërmetit në Siri.

Ndihmat do të mjaftojnë për rreth 1.100 familje, tha një zëdhënës i OKB-së në Gjenevë. Por në provincën e Idlibit, në veriperëndim të Sirisë, jetojnë mbi katër milionë vetë. Qindra-mijëra ka të ngjarë që janë prekur drejtpërdrejt nga tërmeti i 6 shkurtit që tronditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.

Edhe para katastrofës natyrore, nëntë nga dhjetë vetë që jetojnë përreth Idlibit vareshin nga ndihmat nga jashtë, sepse në Siri vazhdon që nga viti 2011 një luftë civile .

Pra për të lehtësuar nevojat më urgjente të njerëzve në veriperëndim të Sirisëdo të duheshin jo vetëm 14 kamionë, por qindra, thotë Kelly Petillo, eksperte për Sirinë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR).

Problem për ndihmat regjimi i Bashar al-Asadit

Regjimi i Bashar al-Assad në Damask ka vite që pengon që ndihmat humanitare që të arrijnë në veri-perëndim të Sirisë, sepse zona përreth Idlibit është nën kontrollin e rebelëve dhe të islamistëve.

“Që nga viti 2014 ka një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që lejon ndihmën përtej kufirit turk – edhe pa pëlqimin e regjimit të Asadit”, shpjegon Petillo në  intervistën për DW. “Por që nga viti 2018 Rusia ka arritur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së edhe me mbështetjen e Kinës, që numri i kalimeve kufitare që mund të përdoren për këtë qëllim të vijë gjithnjë duke u kufizuar”.

Bab al-Hawa tani është i vetmi vendkalim kufitar i cili lejohet të përdoret nga OKB-ja për të dërguarndihma. Me një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mund të hapen edhe vendkalime të tjera kufitare për të lejuar dërgimin e sa më shumë ndihmave. Megjithatë sipas Petillos “për fat të keq nuk ka shumë gjasa” që presidenti rus dhe aleati i Asadit, Vladimir Putin, të pajtohet me këtë. Dhe si të gjithë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Rusia mund të bllokojë me veton e saj çdo vendim të tij.

Ndihma nga ajri

Cilat janë mundësitë që i kanë mbetur OKB-së? Hedhja e furnizimeve me ndihma nga ajri është një nga këto mundësi, thotë Kelly Petillo, eksperte për Sirinë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR). Po ashtu mund të mendohet edhe për përdorimin e kalimeve të tjera kufitare nga Turqia në Siri pa pritur një rezolutë përkatëse nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. “Kjo do të ishte një masë e njëanshme dhe sigurisht që i bën gjërat shumë të komplikuara,” thotë Petillo. “Por në mungesë të alternativave dhe duke pasur parasysh shkallën e emergjencës, gjithçka duhet provuar”./DW

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Donald Trump për këngëtaren Rihanna: Nuk ka talent, pa stilistin ajo do të ishte një hiç

Donald Trump për këngëtaren Rihanna: Nuk ka talent, pa stilistin ajo do të ishte një hiç

Shtëpitë e barit në Vlorë, gjykata cakton masën për 4 elektricistët e arrestuar

Shtëpitë e barit në Vlorë, gjykata cakton masën për 4 elektricistët e arrestuar

“Më e sigurt se më parë”, Rama: Drejt përfundimit punimet në Urën e Klosit

"Më e sigurt se më parë", Rama: Drejt përfundimit punimet në Urën e Klosit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com