Zahran Alloush, 44 vjeç, udhëheqës i grupit më të rëndësishëm të rrebelëve sirianë, është vrarë nga bombardimet ajrore ruse në lindje të Damaskut.
Bashkë me të janë vrarë edhe katër ushtarë të tjerë, grupi i të cilëve njihej për ndikimin e madh mbi territoret afër Damaskut.
Zahran Alloush ishte djali i një imami të njohur nga Arabia Saudite dhe njihet si themelues i Ushtrisë së Islamit.
Vrasja e tij ka goditur opozitën në Siri dhe sipas mediave mund të forcojë pozitën e presidentit Sirian, Bashar al-Assad.