Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Sirenat e luftës së egër kundër PD bien në katër anët”,-Berisha: Opozita në Parlament, dekor pa funksione 

2023/11/29 at 8:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Sirenat e luftës së egër kundër PD bien në katër anët”,-Berisha: Opozita në Parlament, dekor pa funksione 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD se opozita në Parlament nuk është tjetër veçse një dekor pa funksione, në momentin që mazhoranca i heq asaj të drejtat kushtetuese për të hetuar qeverinë përmes Komisioneve Hetimore. 


Ai e konsideron atë që po ndodh në Shqipëri si një grusht shteti, ndërsa kërkon që të arrihet drejt një kryengritje në nivelet e një mosbindje civile.   

Sipas Berishës, sirenat e luftës së egër kundër PD dhe opozitës bien në katër anët. 

“Kjo mbledhje kryesie ka qëllim së pari një diskutim për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, situatën politike në vend, dhe për Kuvendin e ardhshëm, që mbahet pas tre ditësh, të PD-së. 

Situata politike e vendit është më e jashtëzakonshmja në tërë historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik. 

Një situatë e tillë ka ekzistuar pas rrëzuam shtatoren e Enver Hoxhës në 20 shkurt të vitit 1991, në të cilën Ramiz Alia kishte përgatitur një skemë të krijimit të Këshillit Presidencial, me të cilin ai i jepte vetes pushtete që nuk i kishte. Por ai ndoqi një procedurë, duhet të jemi realistë. Ndoqi një procedurë të hapur, e denoncuam në atë kohë se ishte grusht shteti brenda shtetit, në mediat ndërkombëtare, dhe ai akt i tillë ishte. 

Sot, ajo që ndodh në Shqipëri, është një grusht i mirëfilltë shteti brenda shtetit, por kësaj here pushteti i merret parlamentit, dhe natyrisht i merret ai pushtet që Kushtetuta i ka besuar opozitës. Kushtetuta i jep opozitës. 

Mirëpo pushteti që Kushtetuta i jep opozitës, në pamje të parë pa diskutim pushtet minoritar, por në fakt përcaktues për ekzistencën e sovranitetit të vendit, sovranitetit të brendshëm sepse në doktrinë, sovraniteti ka dy anë, sovranitetin e jashtëm që ka të bëjë me fuqinë vendimmarrëse të vendit në raport me vendet e tjera. Por sovraniteti i brendshëm është vetëm fuqia e popullit për të kontrolluar qeverinë e tij. 

Pra, de facto dhe de jure, duke i bllokuar opozitës të drejtën kushtetuese për të kontrolluar qeverinë me komisionet hetimore parlamentare, një njeri dhe ky është Edi Rama, i ka marrë parlamentit një të drejtë themelore, i ka marrë opozitës, sepse ai kontroll më së shumti është i parashikuar për çdo 35 deputetë, pavarësisht nga spektri partiak, por natyrisht me vetëkuptim ai pushtet ushtrohet më së shumti nga opozita. 

Sidoqoftë ai pushtet është marrë, sepse njeriu që kontrollon të gjitha pushtetet tjera, tani ai nuk pranon të kontrollohet nga sovrani. Shkelmon sovranitetin e vendit dhe vendos pushtetin absolut. 

Pra, kemi të bëjmë me një situatë të paprecedentë në tërë historinë 32-vjeçare të Shqipërisë. 

Ky njeri është sot i paligjshëm, ky është një armik i rendit kushtetues të Shqipërisë, ky është një armik i egër i pluralizmit politik të vendit. 

Ky është një armik i egër i Shqipërisë për aq sa ky vend duhet të jetë një vend sovran, një vend që gëzon sovranitetin. 

Në këto kushte, ose me këtë akt, Edi Rama ka asgjësuar politikisht votën, vullnetin e më së paku të 600 mijë shqiptarëve. Por edhe njëherë, e drejta e kontrollit të qeverisë nuk është vetëm e qeverisë, është e parlamentit, e të gjithë atyre deputetëve që duan ta ushtrojnë atë. 

Por meqenëse kjo e drejtë i është shkelmuar 8 herë opozitës, ky akt shënon de facto, asgjësimin politik të opozitës në parlament. 

Opozita në parlament, një dekor pa funksione, pasi pushtetin që ajo ushtron në përputhje me ligjet, ia ka marrë Edi Rama. 

Nuk po them asgjë të re, se këto janë të qarta për çdonjërin prej nesh. 

Por ajo që ka rëndësi kapitale, rëndësi ka që kryesia e PD-së, organi drejtues i kësaj partie, të hidhet në betejë pa kthim. Ashtu siç janë hedhur deputetët e kësaj partie në parlament. 

Në një betejë pa kthim me cilindo që është i vendosur të luftojë për rivendosjen e pluralizmit, për rivendosjen e kushtetutshmërisë në vend. 

Sirenat e luftës së egër kundër PD dhe opozitës bien në katër anët. Kushtrimi ynë duhet të jetë betejë pa kthim. Ekipi drejtues i forcës politike që aktualisht është shpresa e vetme, për të shpëtuar këtë situatë, populli opozitar pret nga ne një udhëheqje të vendosur, një mosbindje civile që Shqipëria se ka parë ndonjëherë. Nuk ka më kohë tjetër, përveç mosbindjes civile”, tha Berisha./Opinion.al 



Ju sugjerojmë

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
Kryesore

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

5 Janar, 2026 7:46 pm
Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron
Bota

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

5 Janar, 2026 7:08 pm
Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu
Bota

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

5 Janar, 2026 6:55 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Plani i Trump për Venezuelën: Cisternat e naftës nuk lëvizin pa urdhër…

5 Janar, 2026 6:12 pm
Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima
Bota

Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima

5 Janar, 2026 5:11 pm
Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci
Bota

Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci

5 Janar, 2026 3:59 pm
Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma
Bota

Zvicra ngrin pasuritë e Nicolas Maduros pas arrestimit nga SHBA

5 Janar, 2026 3:30 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Kronikë

GJKKO refuzon kërkesën e Metës për zëvendësim të masës së sigurisë

5 Janar, 2026 3:08 pm
Venezuelë, ngrihet komision për lirimin e Maduros
Bota

Venezuelë, ngrihet komision për lirimin e Maduros

5 Janar, 2026 3:07 pm
Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” me para
Bota

Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” me para

5 Janar, 2026 3:05 pm
Para
7 ushqime që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira 

7 ushqime që mund t’i ruani në ngrirje ose t’i blini të ngrira 

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier, Balla vëzhgon nga afër situatën. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimit 

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier, Balla vëzhgon nga afër situatën. Ja çfarë u zbulua gjatë hetimit 

Drake vishet me flamurin shqiptar për këngën e re

Drake vishet me flamurin shqiptar për këngën e re
















TE FUNDIT

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
5 Janar, 2026

Në foltoren e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë, ku ishin mbledhur dhjetëra mbështes të Sali Berishës, kreu i PD...

Lexo më shumë

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron
5 Janar, 2026

Vetëm koha do të tregojë se kush, nga rrethi i tij, e ka tradhtuar Nicolás Maduron duke e “shitur” te...

Lexo më shumë

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu
5 Janar, 2026

“Jam presidenti i Venezuelës dhe nuk pranoj fajin”. Kështu Nikolas Maduro u paraqit për herë të parë në Gjykatën e...

Lexo më shumë

Plani i Trump për Venezuelën: Cisternat e naftës nuk lëvizin pa urdhër…

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
5 Janar, 2026

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio njoftoi se presidenti Trump do të përdorë një të ashtuquajtur “karantinë ushtarake nafte” për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com