Sipërmarrësi dhe modeli i famshëm, shqiptar Elton Ilirjani ka takuar këngëtaren Parashqevi Simakun.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë modeli përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se Simaku së shpejti do të këndojë sërish për publikun shqiptar.
Kanë qenë të shumta reagimet dhe kërkimet për yllin e muzikës shqiptare të viteve ‘80, pasi së fundmi u shfaq në një video ku dukej duke marrë ndihmë për të pastrehët në SHBA.
Pas kësaj video disa nga figurat shqiptare dhe kosovare që jetojnë brenda e jashtë vendit, i kanë ardhur në ndihmë Simakut, e cila u raportua se pas divorcit me bashkëshortin dhe marrjes së kujdestarisë së djalit të tyre ka përfunduar në këtë gjendje./Opinion.al