Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Simbolika e një akti

2016/11/03 at 10:35 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Simbolika e një akti

Nga Elton Myftiu


Në një veprim të organizuar nga diaspora e shqiptarëve të Çamërisë, të mbledhur rreth shoqatës “Çamëria”, me 30 Tetor 2016, u bë shpallja e mëvetësisë së Çamërisë, me përcaktimin për një raport konfederal me shtetin grek. Nuk ka dyshim se kjo deklaratë është veçse një akt simbolik, por, në të njëjtën kohë, nuk është as për t’u injoruar, së paku jo nga vetë ne çamët. Si pjesëtar i brezit të tretë të një familjeje shqiptare që ka lënë trojet stërgjyshore në Çamëri, edhe pse i vetëdijshëm për (pa)rëndësinë e shpalljes së pavarësisë, megjithatë isha i emocionuar. E ndjej, më shumë se kurrë më parë, se ky akt simbolik, por edhe shumë gjëra të tjera që kanë ndodhur këto muajt e fundit dhe që po vazhdojnë të ndodhin, po shënojnë fillimin e zgjimit të vetëdijes sonë kolektive për t’u angazhuar për atë që natyrshëm na takon dhe që për gati shtatë dekada na është mohuar.

Thënë këtë, nuk mund të pajtohem me një opinion të intelektualit tonë Kel Demi, publikuar pak pas shpalljes së deklaratës së pavarësisë, ku ai shpreh dyshimet për këtë zhvillim. Për të thënë të vërtetën, dyshime kam edhe unë, por po ashtu e di se çdo lëvizje e re, përgjatë gjithë historisë sonë kombëtare, në fillim është parë me dyshim. Dhe ajo që gjithnjë ka bërë diferencën ka qenë vendosmëria e atyre që i janë përveshur punës për realizimin e një qëllimi. Po ashtu nuk mund të pajtohem me mendimin e të respektuarit Artur Zheji, i cili në emisionin “Opinion” tha se çështja çame do të zgjidhet në Bruksel. Konsideroj se në një kohë kur Brukseli përballet me Brexit-in dhe lëkundjet brenda BE-së, Brukselit i japim më shumë hak se sa që realisht i takon, por në të njëjtën kohë krijon përshtypjen se ne jemi tërësisht të pafuqishëm. Nuk mund të presim që Brukseli apo cilado kryeqendër tjetër të mund të na ndihmojë nëse ne së pari nuk e ndihmojmë veten, fillimisht duke u ndërgjegjësuar për atë që vërtet synojmë.

Si shqiptar i Çamërisë që nuk mund të shkëputet nga lidhja organike me atdheun stërgjyshor, ndjej nevojitet ta them haptas: në mendjet e të gjithëve, si në Athinë, Tiranë apo kudo, të mos ketë më asnjë dilemë – ndërgjegjësimi i shqiptarëve të Çamërisë për të kërkuar të drejtën tonë është një proces i pakthyeshëm.
Për shtatë dekada, sado që mes vëllezërish të një gjaku, ne ishim muhaxhirë, njerëz pa asgjë, pos shpirtit tonë. Nuk do mend se pikërisht kjo ndjenjë e hidhët, që nuk na është shqitur ndonjëherë, përbën edhe motivacionin kryesor që të angazhohemi dhe të krijojmë mirëqenie për veten tonë. Por sado që shumë prej nesh mund të kenë krijuar biznese e pasuri, ku është kuptimi i tyre dhe vallë mund të jemi të qetë dhe në rregull me veten tonë, nëse vazhdojmë të përballemi me mohimin për të zhvilluar të ardhmen tonë në trojet tona stërgjyshore? Për më tepër kur shtetit grek nuk i kërkojmë asgjë pos asaj që ata kërkojnë për vete dhe për të tjerë.

Dua të përkujtoj të gjithë se shteti grek ngulmon në kthimin e serbëve në Kosovë, që ikën bashkë me forcat e tyre kriminale, me argumentin se ata duhet të kthehen në pronat e tyre. Është po shteti grek që angazhohet në ruajtjen e asaj që ata e quajnë trashëgimi shpirtërore e serbëve në Kosovë. Por ironia nuk ka fund, pasi që është po ky shtet i njëjtë grek që neve çamëve na mohon të drejtën tonë për t’u kthyer në pronat tona dhe për t’u kujdesur vetë për trashëgiminë tonë shpirtërore. Vallë, në Athinë, vërtet mendojnë se ne jemi nomadë të pashkolluar që nuk dimë të mendojmë dhe t’i kuptojmë drejt gjërat?
Deri pak kohë më parë, ne shqiptarët e Çamërisë, të shpërndarë në të gjitha anët e botës, ne hebrenjtë e kontinentit tonë, kemi folur thuajse me zë të mekur. Gjatë kohës së komunizmit ishim të detyruar të heshtnim. Heshtje që vazhdoi edhe në vitet e para të demokracisë, ndërkaq vëllezërit e motrat tona nëpër botë, të degdisur pa mbështetjen e askujt, heshtën sepse nuk mund të mbështeteshin as në shtetin shqiptar. Por koha e heshtjes sonë ka perënduar!

Ashtu si hebrenjtë që u kthyen në Zion ashtu edhe ne do të kthemi në trojet tona stërgjyshore dhe nuk mund të ketë paqe e as rehati derisa drejtësia të vihet në vend. Me hatër apo me zor, pak ka rëndësi. E rëndësishme është se ne sot e dimë se çfarë duam! Duam të jemi zotër të Çamërisë sonë, qoftë si të pavarur apo në ndonjë raport të veçantë me Athinën dhe Tiranën, nëse ky raport vjen si rezultat i ndonjë marrëveshjeje të arsyeshme. Gjithçka që këto ditë po ndodh është veçse hapi i parë i madh drejt këtij qëllimi. /shkruar për Opinion.al

*Autori merret me biznes. Familja e tij është me origjinë nga Filati në Çamëri
filename-=utf-8''Çamëria-sot-nën-Greqinë



Ju sugjerojmë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
-U tha në Opinion

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

3 Nëntor, 2025 10:44 pm
Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
-U tha në Opinion

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

3 Nëntor, 2025 10:39 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

3 Nëntor, 2025 10:26 pm
Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita
Aktualitet

Zbulohen pagesat/ Sa para pagoi PD për Chris LaCivita

3 Nëntor, 2025 9:24 pm
Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare
Aktualitet

Spiropali takon Thaçin në Hagë: I shpreha mbështetjen e qeverisë shqiptare

3 Nëntor, 2025 8:18 pm
Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet
Bota

Maduro i përgjigjet Trump: Demokracia jonë është më e avancuara në planet

3 Nëntor, 2025 8:16 pm
Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, argumentet e “Kushtetueses”: Nuk iu garantua proces i rregullt

3 Nëntor, 2025 7:11 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses, zbulohen emrat e gjyqtarëve që votuan pro Veliajt

3 Nëntor, 2025 7:05 pm
Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen
Aktualitet

Në Tiranë nuk ka zgjedhje, Binaj: Do të kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen

3 Nëntor, 2025 7:03 pm
Para
Zgjedhjet Presidenciale/ Obama: Fati i botës në rrezik

Zgjedhjet Presidenciale/ Obama: Fati i botës në rrezik

Video/ Intervista +18 e Jessy Hennessy: Ja me sa persona kam bërë seks

Video/ Intervista +18 e Jessy Hennessy: Ja me sa persona kam bërë seks

Video/ Turpëron shqiptarja në programin e talenteve gjermane: “Vendi im njihet për drogë e prostitucion”

Video/ Turpëron shqiptarja në programin e talenteve gjermane: “Vendi im njihet për drogë e prostitucion”
















TE FUNDIT

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
3 Nëntor, 2025

Analisiti Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese

Haxhiu: Vendimi pro Veliajt, produkt i konflikteve të brendshme në Kushtetuese
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Rion Veliaj nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, për analistin Baton Haxhiu...

Lexo më shumë

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës

Vendimi i Kushtetueses, Haxhiu: Veliaj do të nisë betejën politike kundër Ramës
3 Nëntor, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkikut të Tiranës është duke u diskutuar...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, humb jetën një person

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
3 Nëntor, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë–Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com