Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Simboli i eksodit, nëna me foshnjen “e vdekur” në gji pas 20 vitesh

2019/04/12 at 10:00 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Simboli i eksodit, nëna me foshnjen “e vdekur” në gji pas 20 vitesh

Fotografia e nënës nga Kosova, me foshnjen në duar, e shkrepur në vitin 1999 zuri vend në mediat më të mëdha botërore. Nëna me vajzën “e vdekur” u shndërruan në simbol të luftës dhe sakrificës.

“Kisha lindje shumë të vështirë. Shëndeti i lig nuk ishte e vetmja gjë që më shqetësonte. Edhe pse mjekët më kishin thënë të shkoja për të lindur në Prishtinë, ata (ushtarët serbë) nuk ma lejuan. Vajzën time, Besën, e linda në maternitetin e Ferizajt”, tregon Sherifja për Deutsche Wellen.

Kur Besa ishte vetëm 6 muajshe, Sherifes iu desh të linte shtëpinë e të kapërcente malet, për të shpëtuar nga forcat serbe që po afroheshin gjithnjë e më tepër në fshat. Me familjen e të shoqit dhe familjen e saj ajo nis rrugëtimin drejt Maqedonisë, shtet kufitar me Kaçanikun. Nuk kishte kohë të merrte rrobat me vete. Në furrë la bukën që po piqte për familjen, mori vajzën dhe dolën nxitimthi.

Sherife Luta nuk di ta thotë me saktësi datën, se kur u shkrep fotografia që e shndërroi atë dhe të bijën, Besën, në simbolin e eksodit të refugjatëve kosovarë të luftës që u strehuan në Maqedoni.

“Nuk e mbaj mend nëse ka qenë data 3 apo 4 prill i vitit 1999. Por momentin e shkrepjes së fotografisë e kam të freskët si sot. Atë ditë kishte shumë kameramanë dhe fotografë. Madje me kërkuan që edhe të jepja intervistë, por nuk pranova. Isha shumë e lodhur”, rrëfen Sherifja, asokohe 22 vjeç.

Deri në vitin 2000 ajo dhe familja e saj nuk e kanë ditur ekzistencën e fotografisë. Ishte bashkëshorti i saj, Mirvati, i cili sheh në një reklamë të madhe në një rrugë të Prishtinës fotografinë e gruas dhe vajzës së tij. Me kalimin e viteve, ata nisën të kuptonin rëndësinë e madhe të fotografisë dhe kopertinës së revistës së famshme botërore “TIME”, e cila kishte vlerësuar që rrugëtimin e kosovarëve që i iknin forcave militare serbe ta rrëfente nëpërmjet këtij çasti. Vonë kuptuan që nënë e bijë ishin tashmë një pjesë e historisë së Kosovës.

Por fotografia kapi vetëm një prej çasteve të vështira të vuajtjeve të Sherifes, e cila me foshnjën 6 muajshe nisi luftën e saj për mbijetesë, që nga 8 marsi e deri në javën e parë të prillit.

“Në një moment, kur ishim të strehuar në një shtëpi me 300 refugjatë të tjerë, Besa nuk po qante më. Ajo kish ngrirë nga i ftohti dhe nuk kishte çfarë të pinte. U trembëm shumë. Në ato momente, kunata ime e merr vajzën dhe e fut në furrën për pjekjen e bukës, që të shkrinte. Në fakt, të gjithë mendonim se ka vdekur. Mund të kenë kaluar 10 minuta, kur befas Besa nisi të qajë. E nxorëm nga furra dhe i hodhëm sipër një batanije – të cilën e ruaj ende si kujtim. Duartrokitjet e njerëzve nuk kishin fund”, tregon mes emocioneve Sherife Luta.

Vështirësitë e së kaluarës sot duken si një ëndërr e keqe për familjen Luta, e cila pas luftës ka ndërtuar një shtëpi të re në Kaçanik të vjetër. Nëse lindjen dhe fëmijërinë i ka dëgjuar si histori të rrëfyera nga e ëma, sot Besa jeton rininë e saj në një Kosovë të lirë. Besa vijon studimet në vitin e dytë në degën “Shkencat Politike” në Ferizaj dhe thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga Kosova.

“Ajo fotografi është gjithçka. Tregon sakrificën e jashtëzakonshme të nënës time, që më mbajti në gji me javë të tëra duke ecur maleve. Ajo është simbol i sakrificës së gjithë popullit tonë”, thotë Besa Luta.

Etiketa: eksodfotografikosove

Ju sugjerojmë

KE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë
Bota

KE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë

28 Janar, 2026 12:53 pm
Rubio: Gati për aksion ushtarak nëse Venezuela nuk bashkëpunon
Bota

Rubio: Gati për aksion ushtarak nëse Venezuela nuk bashkëpunon

28 Janar, 2026 12:45 pm
Skandali seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore në Malin e Zi
Rajoni

Skandali seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore në Malin e Zi

28 Janar, 2026 12:38 pm
Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht
Aktualitet

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht

28 Janar, 2026 12:23 pm
Berisha në Strasburg: Partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri
Kryesore

Berisha në Strasburg: Partia-shtet po shkatërrojnë zgjedhjet në Shqipëri

28 Janar, 2026 11:53 am
SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis
Bota

SHBA/ Sulmohet kongresmenia demokrate, ndalohet agresori në Minneapolis

28 Janar, 2026 10:46 am
Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë
Bota

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

28 Janar, 2026 10:01 am
Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

28 Janar, 2026 9:52 am
76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…
Aktualitet

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 në mbështetje të Veliajt: Cenim i demokracisë…

28 Janar, 2026 9:11 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, në kërkim dy kushërinjtë

28 Janar, 2026 9:07 am
Para
Kryemadhi: Paratë e vjedhura në Rinas do të përdoren për zgjedhje

Kryemadhi: Paratë e vjedhura në Rinas do të përdoren për zgjedhje

Trajneri i kombëtares, Duka: E caktojmë javën tjetër

Trajneri i kombëtares, Duka: E caktojmë javën tjetër

Holandë, ministrat kundër deputetëve: Jo rikthim vizash për Shqipërinë

Holandë, ministrat kundër deputetëve: Jo rikthim vizash për Shqipërinë

TE FUNDIT

KE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë

KE ndan 171 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, Kosova mbetet jashtë
28 Janar, 2026

Komisioni Evropian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit...

Lexo më shumë

Rubio: Gati për aksion ushtarak nëse Venezuela nuk bashkëpunon

Rubio: Gati për aksion ushtarak nëse Venezuela nuk bashkëpunon
28 Janar, 2026

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio do të dalë sot para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat, për të paralajmëruar SHBA-të...

Lexo më shumë

Skandali seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore në Malin e Zi

Skandali seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore në Malin e Zi
28 Janar, 2026

Prej gati një muaji, Mali i Zi po përballet me një skandal seksual që ka tronditur opinionin publik dhe skenën...

Lexo më shumë

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht

Zhvendosja në Tiranë e Kadastrës së Vlorës, ASHK: Shërbimet ofrohen elektronikisht
28 Janar, 2026

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka reaguar për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Sipas Agjencisë, "proceset kadastrale për disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com