Silvio Berlusconi është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme në San Raffaele në Milano. Sipas asaj që mësohet, nuk do të kishte ndonjë problem të rëndë shëndetësor.
Drejtuesi i Forza Italia po kryen analizat rutinë dhe mund të largohet nga spitali mbrëmjen e sotme ose maksimumi nesër në mëngjes.
I pari që i uroi shërim të shpejtë ishte sekretari federal i Lidhjes Matteo Salvini.
Auguri Silvio! 💪🏻https://t.co/XTlpKAkJoE
— Matteo Salvini (@matteosalvinimi) March 28, 2023