Futbollisti Armando Broja nuk do të jetë pjesë e listës së Kombëtares për dy ndeshjet e muajit Shtator të UEFA Nations League.
Lajmin e ka dhënë trajneri Silvinjo në një konferencë për shtyp paraditen e sotme.
Shkak është bërë dëmtimi i Brojës dhe në vend të tij është thirrur Myrto Uzuni.
“Broja nuk është më pjesë e listës, kemi pritur deri në fund, kemi qenë në kontakt deri dje me Evertoni. Broja ka pasur problem me tendinën e djathtë të Akilit. I duhet t’u nënshtrohet disa analizave. Ajo çfarë ne dimë është që në 10-15 ditët e ardhshme nuk mund të jetë i gatshëm për kombëtaren. I uroj të kalojë këtë problem. Në vend të Brojës kemi thirrur Uzunin”, deklaroi trajneri Silvinjo.
Në Shtator, Kombëtarja Shqiptare luan dy ndeshje. Më 7 Nëntor, ora 20:45, luhet sfida Ukrainë-Shqipëri. Më 10 Shtator në orën 20:45, Shqipëria luan në shtëpi kundër Gjeorgjisë.
Dy ndeshjet janë të vlefshme për Nations League.