Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik.
Si rezultat i kontrolleve, policia ka bllokuar 2 mjete lundruese, një gomone dhe një skaf.
Në Jonufër, drejtuesi i një gomoneje u gjobit me 1 milion Lekë të vjetra pasi po lundronte në zonë të ndaluar, në plazhin e Jonufrës.
Ndërsa në Sarandë drejtuesi i një skafi u gjobit me 100 mijë Lekë të vjetra pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishte në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.
2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës.