Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE

2025/01/05 at 9:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Siguria dhe mbrojtja, fokusi i presidencës së Polonisë në BE

Në 1 janar, Hungaria ia kaloi Polonisë stafetën e drejtimit 6-mujor të BE-së, duke ulur kështu siparin e një 6-mujori pararendës të trazuar për Unionin.


Në vend që të vepronte si ndërmjetës asnjëanës, kryeministri hungarez Viktor Orban, ndoqi një linjë përplasjesh me Brukselin dhe i acaroi partnerët e tij kur kreu vizita surprizë në Moskë, Kiev dhe Pekin – me pretendimin se ishin “misione paqeje” – por për të cilat nuk kishte rënë dakord më parë me shtetet e tjera anëtare.

“Marrja e presidencës së Këshillit të BE-së nga Poloniapritet të jetë një barazpeshë e asaj që ndodhi në gjashtë muajt e fundit” – parashikon eksperti i Europës Lindore, Kai-Olaf Lang, nga Instituti Gjerman i Çështjeve të Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Berlin.

Lang i tha DW-së, se presidenca e re do të përqendrohet veçanërisht tek politikat e sigurisë së BE-së dhe marrëdhënieve me Ukrainën dhe Rusinë.

‘Askush nuk mund të ma kalojë mua’

Kryeministri polak Donald Tusk është politikan europian me shumë përvojë. Ai ka mbajtur detyrën e presidentit të Këshillit të BE-së nga 2014-2019 dhe më pas u emërua president i Partisë Popullore Europiane, partisë më të madhe në Parlamentin Europian.

Pas tetë vitesh qeverisjeje të partisë konservatore “Ligj dhe Drejtësi” (PiS), aleanca politike që Tusk krijoi rreth një vit më parë, e shpalli atë fitues në zgjedhjet e përgjithshme në Poloni.

Në daljen e parë publike pasi u ul në karrigen e kryeministrittë vendit në dhjetor 2023, ai deklaroi se “Askush nuk mund të ma kalojë në BE”.

‘Europa flet gjuhën tonë’

Presidenca e Këshillit të BE-së është mundësia ideale për Tusk që të tregojë se pretendimi i tij nuk ka të bëjë vetëm me fjalë por edhe me vepra, dhe se pas 20 vitesh si anëtare me të drejta të plota në BE, Polonia nuk është më “nxënëse” por mund t’u tregojë madje edhe më të “moshuarve” se si drejtohet Unioni.

“Ne jemi të besueshëm. Europa flet gjuhën tonë” – tha Adam Szlapka, ministri polak për BE-në, gjatë fjalës së mbajtur kohët e fundit, teksa po prezantonte përparësitë e vendit të tij gjatë marrjes së presidencës. Szlapka shtoi se vendi i tij është “ekspert i sfidave madhore” me të cilat po përballet Perëndimi.

Argumente të forta në çështjet e sigurisë

Prej muajsh, në fjalimet e Tusk kryefjalë kanë qenë thirrjet e tij për t’i shndërruar politikat e sigurisë së Polonisë dhe shteteve të tjera të kahut lindor të NATO-s, politikë të të gjithë BE-së.

“Na duhet të nxisim akoma më shumë marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara, por Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe ‘të qendrojë mbi këmbët e saj’. Ka ardhur koha që t’i japim fund pasigurisë dhe frikës nga Rusia” – tha ai para samitit NB8 të mbajtur në fund të muajit nëntor në Suedi, samit që mbledh 8 shtetet nordike dhe ato të Baltikut.

Polonia po kryeson, edhe për sa i përket shpenzimeve për mbrojtjen. Aktualisht ajo ia kushton 4.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sektorit të mbrojtjes dhe synon që në vitin 2025 ta rrisë atë në 4.7%.

Ky nuk është vetëm një argument i fortë për shtetet e tjera anëtare të BE-së, por edhe temë kryesore në diskutimet e ardhshme me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili po kërkon angazhim më të madh nga partnerët e tij europianë.

Jo paqe në “kurriz” të Ukrainës

Tusk është i vendosur për të parandaluar çdo negociatë të mundshme paqeje për dhënien fund të luftës në Ukrainë në kurriz të popullit ukrainas dhe posaçërisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Ai kërkon gjithashtu që BE-ja të ketë një ulëse në tryezën e negociatave.

“Presidenca jonë e Këshillit të BE-së do të jetë bashkërisht përgjegjëse për situatën e negociatave, të cilat mund të nisin këtë dimër” – tha ai në dhjetor. “Ukraina duhet të jetë e pranishme në secilin raund bisedimesh dhe çdo variant apo propozim duhet të pranohet nga miqtë tanë në Kiev” – tha Tusk pas një takimi që pati me presidentin francez Emmanuel Macron në Varshavë në 12 dhjetor 2024.

Për të qenë e përgatitur për çdo skenar të mundshëm, Polonia po ndërton një linjë mbrojtjeje të quajtur “Mburoja e Lindjes” përgjatë kufirit me Bjellorusinë, dhe kërkon që Europa ta ndihmojë në financimin e saj. Varshava bën gjithashtu pjesë në hapësirën ajrore europiane të mbrojtjes, e njohur gjithashtu si “Mburoja Ajrore Europiane”.

Qeveria e Tusk mbështet eurobondet për mbrojtjen, por ideja e krijimit të një borxhi të ri në BE është ekstremisht e debatueshme brenda bllokut. Dy shtetet anëtare që e kundërshtojnë në veçanti këtë ide janë Gjermania dhe Holanda.

Ukraina kërkon të përshpejtojë hyrjen në BE

Një vit pasi Këshilli i BE-së vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, Polonia kërkon që të fillojnë bisedimet. Ministri Szlapka sugjeroi që bisedimet mund të nisin nga çështje si: sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër korrupsionit.

Por teksa Kievi kërkon që bisedimet të nisin në sa më shumë fusha që të jetë e mundur, Varshava nuk dëshiron të nxitohet. Kjo sepse Polonia është sërish në atmosferën e zgjedhjeve: në maj 2025 polakët do të zgjedhin presidentin e ri.

Rëndësia e zgjedhjeve për qeverinë e koalicionit të qendrës së majtë, nuk mund të nënvlerësohet. Prandaj Tusk nuk e ndërmerr rrezikun e nisjes së ndonjë projekti të ri europian, i cili nuk mund të pritet mirë në shtëpi, dhe mund të përdoret më pas kundër tij nga opozita.

Kufizime politike të brendshme

Marrja a mandatit si kryeministër gjatë dhjetorit të kaluar, përkoi me protestat masive të fermerëve kundër importit të grurit nga Ukraina. Bllokadat e tyre u ngritën në kufirin Poloni-Ukrainë dhe Poloni-Gjermani.

Ukraina po shpreson në një marrëveshje tregtare që do të zgjidhte çështjen e importeve me Bashkimin Europian gjatë viteve të ardhshme. Gjithsesi, duket se nuk ka gjasa që Polonia t’i bëjë lëshime Ukrainës në këtë drejtim.

Polonia është gjithashtu një kundërshtare e vendosur e marrëveshjes së tregtisë së lirë me Amerikën Latine dhe me shumë mundësi do të bëjë gjithçka ka në dorë për të parandaluar marrëveshjen përpara se ajo të vihet në zbatim. Në këtë çështje, Varshava ka në krah aleatë të fuqishëm, përfshirë Francën.

Një ndryshim i mundshëm i traktateve europiane për të lejuar më shumë vendime të shumicës brenda BE-së, është gjithashtu temë e debatueshme në Poloni, që do të thotë se nuk është përparësi e presidencës polake. Opozita vendase konservatore e sheh këtë plan si një shpërbërje të shtetit polak.

“Jo, ne nuk do të punojmë në këtë drejtim, pra në ndryshimin e traktateve. Nuk mendoj se Këshillit i intereson kjo temë” – deklaroi për Agjencinë Polake të Lajmeve (PAP), ambasadorja polake në BE, Agnieszka Bartol.

Ndikimi i situatës në Gjermani dhe Francë

Tusk është gjithashtu shumë skeptik për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, e hartuar nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Marrëveshja kërkon pakësimin e emetimeve deri në 0 të gazit serë brenda BE-së, brenda vitit 2050.

Tusk tha se “ambiciet naive për të shpëtuar të gjithë planetin” po pengojnë konkurrencën e Europës në botë. “Dekarbonizimi nuk mund të arrihet përmes deindustrializimit,” shtoi ministri Szlapka, duke paralajmëruar se toleranca e qytetarëve ndaj politikave klimatike po zvogëlohet.

Presidenca polake në Këshillin e BE-së përkon me krizat e brendshme politike si në Gjermani, ashtu edhe në Francë. Tusk dëshiron të përdorë dobësinë e dy superfuqive europiane për të forcuar statusin e vendit të tij.

“Polonia po tregohet jashtëzakonisht proaktive për sa i përket pozicionimit të saj. Megjithatë, koalicionet me shtetet nordike dhe baltike nuk do të jenë të mjaftueshme” – paralajmëron eksperti i Europës Lindore, Lang.

“Polonia do të paraqitet si një vend pro-Europian që është i gatshëm për t’u dhënë formën e duhur gjërave” – shton Lang. ” Por Polonia do të shohë vazhdimisht se ngërçet ekonomike dhe politike në Gjermani dhe Francë do të jenë pengesë për Europën dhe zhvillimin e saj.”/DW



Ju sugjerojmë

Bllokohet numërimi në Fier, debate mes kryetarit e nënkryetares të KZAZ për rinisjen
Aktualitet

Bllokohet numërimi në Fier, debate mes kryetarit e nënkryetares të KZAZ për rinisjen

12 Maj, 2025 1:22 pm
Delvina zgjedh PS-në, përfundon numërimi i kutive të votimit
Aktualitet

Delvina zgjedh PS-në, përfundon numërimi i kutive të votimit

12 Maj, 2025 1:17 pm
PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë
Aktualitet

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

12 Maj, 2025 1:14 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

12 Maj, 2025 12:59 pm
Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë
Kryesore

Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë

12 Maj, 2025 12:49 pm
Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi
Aktualitet

Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi

12 Maj, 2025 12:41 pm
Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë
Aktualitet

Mbyllet numërimi në Poliçan, PS kryeson me rezultat të thellë

12 Maj, 2025 12:30 pm
REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Aktualitet

REL: Socialistët në epërsi në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

12 Maj, 2025 12:05 pm
Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson
Kryesore

Votimi elektronik/ Shpallet rezultati në njësinë 10 në Tiranë, ja partia që kryeson

12 Maj, 2025 11:54 am
Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson
Aktualitet

Del rezultati i votimit në bashkinë Vorë, ja cila parti kryeson

12 Maj, 2025 11:50 am
Para
Diario de Burgos (1978) / “Jam plotësisht e lumtur dhe shpresoj që të kemi një fëmijë…” — Intervista ekskluzive me mbretëreshën Susan të Shqipërisë në periferi të Madridit

Diario de Burgos (1978) / “Jam plotësisht e lumtur dhe shpresoj që të kemi një fëmijë…” — Intervista ekskluzive me mbretëreshën Susan të Shqipërisë në periferi të Madridit

Investimet në arsim, Rama: Mjedise moderne për nxënësit dhe studentët

Investimet në arsim, Rama: Mjedise moderne për nxënësit dhe studentët

Vrasja e Ramazan Matajt, dëshmon i ati: Djali im s’ka pasur konflikte, u rrit me shumë vështirësi

Vrasja e Ramazan Matajt, dëshmon i ati: Djali im s’ka pasur konflikte, u rrit me shumë vështirësi
















TE FUNDIT

Bllokohet numërimi në Fier, debate mes kryetarit e nënkryetares të KZAZ për rinisjen

Bllokohet numërimi në Fier, debate mes kryetarit e nënkryetares të KZAZ për rinisjen
12 Maj, 2025

Situatë e pazakontë është shënuar në qarkun e Fierit, nga ku është ndërprerë procesi i numërimit të votave, për të...

Lexo më shumë

Delvina zgjedh PS-në, përfundon numërimi i kutive të votimit

Delvina zgjedh PS-në, përfundon numërimi i kutive të votimit
12 Maj, 2025

Në Bashkinë e Delvinës ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit. Nga të dhënat e publikuara nga KQZ...

Lexo më shumë

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë
12 Maj, 2025

Ndërkohë që nuk ka komentuar ende rezultatet e zgjedhjeve deri në këto momente, dhe pasi është larguar nga selia e...

Lexo më shumë

Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
12 Maj, 2025

Policia e Përmetit ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi ka ngacmuar një shtetase me aftësi të kufizuara. Mësohet se shtetasi E.R....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com