Jemi mësuar që performancat e Sia-s t’i shijojmë vetëm nga ana shpirtërore dhe jo shumë nga ajo vizuale.
E themi këtë pasi këngëtarja australiane preferon që gjithnjë gjatë koncerteve të vërë paruket që i mbulojnë të gjithë fytyrën.
Por incidentet ndodhin dhe fenomenet natyrore nuk mund t’i kontrollojmë, të paktën jo në këtë rast.
30-vjeçarja ka qenë duke kënduar në një koncert në Colo, kur papritmas ka fryrë erë duke zbuluar fytyrën e artistes.