Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u vra Antonio Karafili nga ish e dashura dhe partneri i saj

2025/04/29 at 1:41 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u vra Antonio Karafili nga ish e dashura dhe partneri i saj

Gjykata e Korçës, me kërkesë të Prokurorisë, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasen Kejsi Spaillari, 24 vjeç e cila akuzohet për vrasjen e ish të dashurit të saj, Antonio Karafili, ngjarje kjo e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë.

Ajo sakaq është shpallur në kërkim nga blutë.

Përgjatë hetimeve, u provua se Kejsi Spaillari, së bashku me një person tjetër, Rexhep Vathi, janë implikuar në vrasjen e 18-vjeçarit Karafili, i cili u gjet i varur në pemë me një çarçaf.

Ngjarja fillimisht u regjistrua dhe u hetua si vetëvrasje, për të zbuluar më pas se ai ishte vrarë nga e dashura e tij e asokohe dhe u inskenua si një vetëvarje.

Nga indiciet dhe provat biologjike, ka rezultuar se Spaillari dhe Vathi kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin, e më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar kështu vetëvrasjen e tij.

Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spaillari kishte me viktimen dhe Rexhep Vathin. Pas krimit, Spaillari emigroi ne Kanada,ndërsa në gusht të 2024 Rexhep Vathi vrau veten.

Ndaj së resë rendon akuza e vrasjes me dashje, e kryer në bashkëpunim.

Pas kësaj, Prokuroria e Korçës pritet të procedojë me urdhër-arrest ndërkombëtar për Kejsi Spaillarin, e cila ndodhet në Kanada dhe ka krijuar familjen e saj.

Emisioni investigative “Stop” e ka trajtuar gjithnjë këtë rast me prioritet, por kjo çështje u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Edhe pas eksperimentit në terren, shumë fakte nga Mjekësia Ligjore sërish u sfumuan, duke e lënë si vetëvarje atë që ka ndodhur me të riun e ndjerë. E vetmja zgjidhje që kjo çështje të zbardhet, u pa dërgimi jashtë Shqipërisë i bërjes së akt-ekspertimit përfundimtar, i pandikuar nga Mjekësia Ligjore në Shqipëri.

Prokurorja e katërt që hetoi këtë çështje, Vasjana Postoli, e dërgoi kryerjen e një akt-ekspertimi në Austri. Procedura vonoi 2 vjet dhe në 2024-ën, konkluzionet mbërrijnë në Korçë. Rezultati i dokumentit të Prof. Dr. Christian Reiter mbi këtë ngjarje, bazuar në informacionin e dërguar nga Organi i Akuzës në Shqipëri është se 18-vjeçari Antonio Karafili është vetëvrarë, pasi nuk vërtetohet prania e një personi të tretë. Ajo që e bën të dyshimtë këtë raport, është mungesa e firmave dhe vulave që mungojnë në fletët e aktit. Firma dhe vula e mjekut janë vetëm në faqen e parë dhe të fundit të aktit.

Sakaq, Dr. Christian Reiter, ka mohuar ekspertizën me firmën e tij. Prindërit e Antonios së ndjerë dyshonin se informacioni që u është dërguar ekspertëve austriakë mund të ketë qenë qëllimisht i cunguar. Në një bisedë mes kunatës së viktimës dhe ekspertit austriak, ky i fundit deklaron se nuk e ka fare idenë e kësaj çështjeje nga Shqipëria.

Prof.Dr.Christian Reiter: Pse po më merr prapë në telefon?

Kunata e viktimës: Të lutem, se më duhen përgjigje për këtë rast!

Prof.Dr.Christian Reiter: Unë nuk kam fare të bëj me këtë gjë. Nëse mendon se unë jam personi i duhur për të folur për këtë gjë, okej.

Kunata e viktimës: Po, të lutem, a mundet të më dëgjosh? Të lutem, a mund të më dëgjosh vetëm një sekondë? Pra ty nuk të kujton asgjë Antonio Karafili? Nuk ke asnjë dijeni mbi këtë çështje?

Prof.Dr.Christian Reiter: Jo, nuk di asgjë për këtë.

Kunata e viktimës: Nuk di asgjë për këtë?

Prof.Dr.Christian Reiter: Jo!

Kunata e viktimës: Ok! Shumë faleminderit!

/tvklan.al

Ju sugjerojmë

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
Rajoni

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

18 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

18 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
Bota

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
Aktualitet

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

18 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

18 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
Kryesore

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

18 Dhjetor, 2025 12:00 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Tym, flakadanë dhe tensione, pas mbylljes së seancës deputetët e PD mblidhen në seli

18 Dhjetor, 2025 11:30 am
“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë
Bota

“E zgjidha luftën në Gaza”, Trump sulmon Biden: Trashëgova një katastrofë

18 Dhjetor, 2025 11:21 am
Para
Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjytaren Pajtime Fetahu

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjytaren Pajtime Fetahu

Tiranë/ Kreu një seri vjedhjesh nën praninë e kamerave, arrestohet 30-vjeçari

Tiranë/ Kreu një seri vjedhjesh nën praninë e kamerave, arrestohet 30-vjeçari

Makina e anije/ AAPSK publikon katalogët e mjeteve të sekuestruara dhe konfiskuara

Makina e anije/ AAPSK publikon katalogët e mjeteve të sekuestruara dhe konfiskuara

TE FUNDIT

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
18 Dhjetor, 2025

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, konfirmoi gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, se heqja e masave shtrënguese ndaj Kosovës,...

Lexo më shumë

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
18 Dhjetor, 2025

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ku i kërkohet marrja e masave...

Lexo më shumë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
18 Dhjetor, 2025

Lirohet me kusht Arbër Paplekaj. Gjykata e Durrësit ka vendosur lirimin me kusht për Paplekaj gjatë një seance të zhvilluar...

Lexo më shumë

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
18 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka sfiduar Shtetet e Bashkuara lidhur me tregtimin e naftës venezueliane, duke e cilësuar “të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com