Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u rikthyen bandat. Gjithë ngjarjet kriminale të kohëve të fundit

2016/02/05 at 10:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u rikthyen bandat. Gjithë ngjarjet kriminale të kohëve të fundit

20 dhjetor 2015:

Dy të rinj u vranë një një atentat me armë ndaj tyre, ndërsa udhëtonin me makinë, në qendër të qytetit të Durrësit. Njëri prej të vrarëve, Ervin Kodra, ishte akuzuar më parë për një vrasje, për plagosje me armë dhe për përfshirje në trafik droge. Nuk ishte dënuar asnjëherë për mungesë provash.

2 janar 2016:

Ish polici Dritan Lorenci u ekzekutua në një atentat profesionist, teksa udhëtonte me makinën e tij në rrugën Lezhë–Durrës. Ai ishte dënuar me 15 vite burg një vrasje të kryer në vitin 2011, por çështja e tij u kthye për rigjykim në shkallën e parë nga Gjykata e Lartë.

6 janar 2016:

Andrea Billa, emigrant shqiptar që jetonte në Spanjë, u vra në Vlorë në një atentat me pistoletë, teksa ecte në këmbë pranë shtëpisë së tij. Policia deklaroi se po e heton vrasjen si larje hesapesh mes bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës.

6-7 janar 2016:

Një person i quajtur Gazmend Çollaku u rrëmbye nga katër persona veshur me uniforma policie, në Durrës. Të nesërmen, ai u gjet i ekzekutuar, pasi ishte torturuar, në një zonë në afërsi të Fushë-Krujës. Çollaku ishtë nën hetim dhe mbikqyrjen e policisë. Ai ishte dënuar më parë për plagosje dhe armë mbajtje pa leje, por ishte liruar nga burgu para se të mbaronte dënimin, për arsye që nuk janë bërë publike.

19 janar:

Një person i quajtur Fatmir Pula u ekzekutua me breshëri automatiku në Nikël të Krujës. Ai ishte person i dyshuar dhe hetuar për vepra penale, por asnjëherë i dënuar.

23 janar:

Një person me emrin Hiqmet Nexhipi u gjend i vrarë me armë në makinën e tij, në qytetin e Vlorës. Ai ishte dënuar më parë për prostitucion në Itali.

3 shkurt:

Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një atentat mafioz, të qëlluar me breshëri automatikë nga jashtë ndërsa gjendeshin brenda një lokali, në qytetin e Elbasanit. Viktimat ishin të lidhur me një seri vrasjesh që kishte shënuar 9 viktima brënda 11 vjetësh. Një prej viktimave ishte arrestuar më parë në Itali për trafik droge, ndërsa një prej të plagosurve u gjykua për një vrasje në vitin 2012, por u lirua për mungesë provash.

Fakte rreth atentateve

  • Në pak më shumë se dy muaj në vend kanë ndodhur shtatë atentate mafioze, me 9 viktima dhe po më shumë të plagosur.
  • Pothuajse të gjithë ishin persona më aktivitet të njohur kriminal.
  • Shumica e viktimave ishin hetuar më parë por ishin liruar nga prokuroria, gjykatat apo administrata e burgjeve para së të kryenin dënimin e plotë.
  • Pothuajse të gjitha viktimat kanë qenë të lidhur me trafik droge.
  • Të gjitha atentatat kanë qenë të mirëorganizuara dhe efiçente.
  • Të gjitha atentatet kanë qenë të egra, me qitje masive nga armë zjarri automatike.
  • Të gjitha atentatet, me përjashtim të njërit, janë realizuar nga grupe personash.
  • Vetëm dy persona të dyshuar, njëri për vrasjen e Krujës, dhe një për rrëmbimin-vrasjen e Durrësit janë arrestuar por pa u akuzuar ende zyrtarisht. Njëri u arrestua ndërsa tentonte të udhëtonte nga Aeroporti i Rinasit, tjetri si rezultat i veprimeve të policisë.
  • Në të gjitha rastet policia ka vepruar me vonesë dhe është shumë larg zbardhjes së tyre.

Katër hamëndësime

Nisur nga kjo seri vrasjesh mafioze dhe rrethanat e tyre mund të hamendësohet se në Shqipëri:

1.  Trafiku i drogës dhe aktivitet e tjera kriminale kanë marr një hov të madh.

2. Krimi i organizuar po bëhet më i fuqishëm dhe më i dhunshëm.

3. Policia është krejtësisht e paftë për të zbuluar dhe ndaluar këto trafiqe dhe aktivitet kriminale të lidhura me to.

4. Personat me të shkuar kriminale i rikthehen aktiviteteve kriminale pa asnjë pengesë dhe pa asnjë supervizim nga forcat e sigurisë dhe të rendit publik.

Ju sugjerojmë

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
-U tha në Opinion

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

27 Maj, 2025 11:12 pm
Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
Bota

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

27 Maj, 2025 10:19 pm
SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Bota

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

27 Maj, 2025 10:17 pm
Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
Bota

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

27 Maj, 2025 10:07 pm
Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
Aktualitet

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

27 Maj, 2025 9:37 pm
Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

27 Maj, 2025 9:20 pm
Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Para
Shaqiri heq flamurin shqiptar, mban zvicerianin

Shaqiri heq flamurin shqiptar, mban zvicerianin

Modeli i ri i Volkswagen dizenjohet nga një shqiptar

Modeli i ri i Volkswagen dizenjohet nga një shqiptar

Era e keqe e gojës mund të hiqet. Ndiqni disa këshilla të thjeshta

Era e keqe e gojës mund të hiqet. Ndiqni disa këshilla të thjeshta

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
27 Maj, 2025

Emisioni “Opinion” i kësaj të marte i dedikohet Artan Lames, që fatkeqësisht ndërroi jetë më 23 maj të këtij viti,...

Lexo më shumë

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
27 Maj, 2025

Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi. Emmanuel dhe Brigitte...

Lexo më shumë

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
27 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi...

Lexo më shumë

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
27 Maj, 2025

Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com