Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u miratua buxheti, shifrat dhe deklaratat

2015/12/05 at 12:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet ne parlament, buxheti (VIDEO)

Pas më shumë se 14 orësh diskutime me akuza dhe kundër akuza, deputetët e Kuvendit votuan projektligjin për Buxhetin e vitit 2016. Ai u miratua në parim me 84 vota pro, ndërsa nuk u votua hetimi ndërkombëtar i CEZ pasi 52 deputetë ishin kundër. Kuvendi miratoi me shumicë të cilësuar edhe ndryshimet në Kodin Penal, atë të Familjes dhe të Punës. Më konkretisht:

Me 85 vota pro, Kuvendi miratoi edhe ndryshimet në ligjet “Për akcizat”, “Për taksat kombëtare”, “Për sistemin e taksave vendore” dhe “Për mbledhjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”

Po ashtu, me nga 85 vota Kuvendi miratoi shtesën në ligjin “Për sigurimet shoqërore” dhe në atë “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”.

Kuvendi gjithashtu miratoi me 85 vota pro ligjin“Për punëkërkuesit” dhe me 79 vota atë “Për trajtimin e pronës”.

Me shumicë të cilësuar u votuan Kodi i Familjes që mori 86 vota pro, Kodi Penal që mori 84 vota pro dhe Kodi i Punës 85 vota pro.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se 14.5 miliardë lekë në buxhetin e vitit të ardhshëm do të vijnë nga lufta kundër informalitetit. Ai akuzoi opozitës se po përhap panik në publik.

“U është fiksuar ideja e panikut, për të ngjallur panik te njerëzit për të krijuar idenë, sikur do bëhet qameti. Në këtë buxhet të vitit 2016, 14.5 miliardë lekë do të vijnë nga lufta kundër informalitetit. Nga reforma e tërë kundër informalitet. E keni aty në vend që të filozofoni”, tha Cani.
Investimet, tha ai, këtë vit janë 92 miliardë lekë më të larta. Cani tha se ka ndryshuar raporti i shërbimeve operative me investimet, 40-60%.
“80 e ca për qind e ekonomisë shqiptare është private. Nuk them se cila parti e ka bërë se të gjithë e kemi bërë në këto 25 vite privatizimin, nuk po them kush më shumë e kush më pak. Po që të jetë 80 e kusur përqind e ekonomisë në duart e privatit dhe t’i të mendosh se çfarë parash shpenzon shteti është dozë e thellë naivititet. Shteti pjesën e vet në këtë rritje ekonomike me 92 mld lekë e ka pjesën e vet”, tha ministri Cani.

Ish ministri i Financave Ritvan Bode tha se qeveria ka dështuar në mbledhjen e taksave, dhe se faktorët e paraqitur nga kryeministri Edi Rama janë thjesht apologji për të fshehur evazionin që ka në sistemin e doganave.

Referuar rënies së çmimit të naftës në bursa, Bode tha se pagesa e importuesve bëhet me lekë dhe se dollari është rritur nga 106 në 128 lekë.

“Shqiptarët këtu i pagujanë importuesit në lekë dhe dollari nga 106 lekë është 128 lekë. Janë rreth 20 e ca lekë për litër që duhet ti kishim marrë më shumë, po ku i kanë dhe nuk i bëjën hesapet me leke, me tregun me çmime më të larta të karburantit në të gjithë rajonin”, tha Bode.

Bode tha se mospagesa e TVSH-së për HEC-et private është faktor për mosrealizimin e parashikimit të qeverisë, për të cilën kryeministri Rama tha se ka rënie të importit të energjisë.

“TVSH e energjisë elektrike llogaritet dhe paguhet mbi bazën e çmimit përfundimtar që ka te qytetari dhe nuk ka rëndësi nëse vjen te importi. Me këtë zbuluan faktin se nuk kishin paguar TVSH e të gjithë HEC private që prodhojnë energji, që në procesin e pagimit të taksave do të rimbursohen në pjesën e rimbursueshme. Të gjitha janë thjesht apologji për të fshehur evazionin e madh që ka në sistemin e doganave”, tha Bode.

Ju sugjerojmë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Para
“Huffington Post”: Drama e Shqipërisë

"Huffington Post": Drama e Shqipërisë

Ja sa shpesh duhet ti lani getat tuaja

Ja sa shpesh duhet ti lani getat tuaja

LSI për CEZ: Kërkuam konsensus të gjerë, por kjo nuk ndodhi

LSI për CEZ: Kërkuam konsensus të gjerë, por kjo nuk ndodhi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com