Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u inskenua vrasja e gazetarit rus. Fotoja e trupit të mbuluar nga gjaku tronditi botën

2018/05/31 at 9:18 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u inskenua vrasja e gazetarit rus. Fotoja e trupit të mbuluar nga gjaku tronditi botën

Gazetari rus Arkady Babchenko, për të cilin u tha se kishte mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e së martës në Kiev, është gjallë. Vetë Babchenko është shfaqur të mërkurën në një konferencë për shtyp në kryeqytetin ukrainas, përkrah shefit të shërbimeve sekrete vendase, Vasyl Hrytsak. Ky i fundit ka deklaruar se vdekja e gazetarit u inskenua për ta shpëtuar atë nga një plan të vërtetë ekzekutimi, të përgatitur nga shërbimet sekrete ruse.

Babchenko është pritur me duartrokitje kur ka hyrë në dhomën e konferencës për shtyp, gjatë të cilës ka falënderuar autoritetet ukrainase të sigurisë që i shpëtuan jetën.

Gazetari u gjet “i vrarë” nga bashkëshortja e tij mbrëmjen e së martës në një kompleks pallatesh të Kievit, me plagë të shumta plumbi në kurriz. Më pas ai u shpall i vdekur teksa transportohej në spital. Babchenko nuk kishte njoftuar as të shoqen për inskenimin dhe në konferencë ka nxituar t’i kërkojë asaj falje.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ruse, e cila ka deklaruar se mirëpret faktin që reporteri është gjallë, ndërsa ka shtuar se inskenimi i vrasjes së tij është realizuar për efekte propagandistike. Nga ana e tyre, autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se kanë arrestuar një person në lidhje me planin real për ekzekutimin e gazetarit. I mirënjohur për tonet kritike ndaj Kremlinit, Babchenko ka denoncuar disa herë aferat ruse në luftërat në Siri dhe në lindje të Ukrainës. Ai braktisi vendin e tij vitin e kaluar, pasi mori një seri kërcënimesh për shkak të një postimi në rrjetet sociale.

Etiketa: Arkady Babchenkovrasje e inskenuar

Ju sugjerojmë

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Para
Rama foto me motor policie në Austri, komentet e qytetareve janë epike

Rama foto me motor policie në Austri, komentet e qytetareve janë epike

“Vipat e Bllokut” i nxjerrin Françeska Jaçes videon e sherrit në club

“Vipat e Bllokut” i nxjerrin Françeska Jaçes videon e sherrit në club

Albërie Hadërgjonaj rrëfen jetën e vështirë: Pastroja shtëpitë e amerikanëve

Albërie Hadërgjonaj rrëfen jetën e vështirë: Pastroja shtëpitë e amerikanëve

TE FUNDIT

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
12 Korrik, 2025

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept...

Lexo më shumë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
12 Korrik, 2025

Sipas të dhënave të OHCHR-së gjatë 10 javëve të fundit në Rripin e Gazës janë vrarë 798 vetë në përpjekje...

Lexo më shumë

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
12 Korrik, 2025

3 radarë inteligjentë “Poliscan” do të monitorojnë të gjitha akset rrugore në 24 orë, për 7 ditë të javës. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com