Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u falsifikua vula për “Vollgën”, iu dha Shullazit në formë të prerë

2016/04/24 at 1:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u falsifikua vula për “Vollgën”, iu dha Shullazit në formë të prerë

Zgjerohet rrethi i personave të proceduar në lidhje me pronësinë e ish­hotel “Vollgës” në Durrës. Pas procedimit të tre gjyqtarëve, organi i akuzës i qytetit bregdetar ka proceduar penalisht për “shpërdorim detyre” ish­kancelaren Ardena Veli dhe kryesekretaren e Gjykatës së Durrësit, Ardiana Kanina.

Sipas Prokurorisë, Kanina dhe Veli akuzohen se i kanë vendosur vulë të formës së prerë vendimit të dhënë nga gjyqtarët Vladimir Skënderi, Dhurata Bilo dhe Ndue Gjura, në lidhje me hotel “Vollgën”,ndërkohë që ndaj tij ishte bëre ankim.
Përveç tre gjyqtarëve, Prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim për “shpërdorim detyre” edhe kryesekretaren dhe ish­kancelaren e Gjykatës Durrës, përkatësisht Ardiana Kanina dhe Ardena Veli, pasi dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në lidhje e pronësinë e ish­hotel “Vollgës”, në dëm të shtetasit Zanmir Hasa.

Sipas njoftimit të dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme, ato dyshohet se vendimit të datës 18 shkurt të vitit 2013 të Gjykatës Durrës (që i hiqte pronësinë pronarit aktual), t’i kenë vendosur vulën sikur ka marrë vendimin e formës së prerë, veprim ky që i ka hapur rrugë regjistrimit në Hipotekë të pronës. Ndërkohë që ndaj këtij vendimi ishte bërë ankim dhe pas Apelit, çështja ishte ende në gjykim në Gjykatën e Lartë. “Vënia e vulës sikur vendimi ka marrë formë të prerë ka bërë që vendimi të bëhej i zbatueshëm nga ZVRPP­ja Durrës, duke krijuar në vazhdim pasojat lidhur me disponimin e pasurisë për çështjen që ishte në gjykim”, bëri të ditur Prokuroria. Sipas njoftimit të dhënë nga Akuza, kryerja e këtyre veprimeve nga Adriana Kanina, në cilësinë e kryesekretares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Ardena Veli, në cilësinë e kancelares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, është në shkelje të hapur të ligjit procedural civil, ku parashikohet se kur vendimi merr formë të prerë. “Konstatohet se vendimi me nr. 449, datë 18.02.2013, është konsideruar se ka marrë formë të prerë sipas vulës së vendosur nga administrata, konkretisht nga kryesekretarja, shtetasja Adriana Kanina dhe kancelarja Ardena Veli, më datë 18.03.2013, ndërkohë që rezulton se ndaj këtij vendimi është bërë ankim nga shtetasi Zanmir Hasa më datë 08.03.2013 dhe njoftimi i fundit për palën e paditur ZVRPP Durrës është bërë më datë 19.03.2013.

Ankimi i shtetasit Zanmir Hasa është kundërshtuar nga shoqëria ‘Saudit Brothers’ Commercial Company’ më datë 25.03.2013 dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 09, datë 28.03.2013, ka vendosur mospranimin e ankimit të ankuesit Zanmir Hasa. Ky vendim është animuar, dhe Gjykata e Apelit me vendimin nr.3, datë 16.01.2015, ka vendosur ndryshimin e vendimit nr. 09, datë 28.03.2013, duke rrëzuar kërkesën e kërkuesit ‘Saudit Brothers Commercial Company’. Ndaj këtij vendimi është paraqitur rekurs nga sh.p.k. ‘Saudit Brothers Commercial Company’, më datë 26.01.2015 dhe në pritje të kësaj vendimmarrjeje dosja e vendimit nr. 449, datë 18.02.2013, nuk është dërguar në Gjykatën e Apelit për t’u shqyrtuar ankimi ndaj këtij vendimi nga shtetasi Zanmir Hasa. Në këtë kontekst, vendimi gjyqësor me numër 449, datë 18.02.2013, nuk ka marrë ende formë të prerë dhe për këtë arsye nuk mund të zbatohej, ndërsa ka ndodhur e kundërta, pasi vënia e vulës sikur vendimi ka marrë formë të prerë ka bërë që vendimi të bëhej i zbatueshëm nga ZVRPP Durrës, duke krijuar në vazhdim pasojat lidhur me disponimin e pasurisë së përshkruar sa më sipër”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas Akuzës, këto veprime të kundërligjshme kanë krijuar pasoja të rënda në dëm të interesave të shtetasit, i cili është zhveshur nga pronësia mbi pasurinë dhe si të tilla, çmohet se këto shtetase kanë kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Britanikët tallen për shqiptarët: “Nuk duam të jemi si ju”

Britanikët tallen për shqiptarët: "Nuk duam të jemi si ju"

Ja sa para shpenzonte Prince për qetësuesit e tij

Ja sa para shpenzonte Prince për qetësuesit e tij

Video/ Përlotet Suarez. Ja arsyeja përse u prek ylli i Barcelonas…

Video/ Përlotet Suarez. Ja arsyeja përse u prek ylli i Barcelonas...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com