Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë që gjithë jetës së tij t’i përkushtohej Zotit?!
Në një intervistë në “Opinion” në Tv Klan, Kryepeshkopi i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, rrëfen udhëtimin e tij shpirtëror, lidhjen e ngushtë që krijoi me fenë dhe besimin. Në një kohë ku besimi në Zot konsiderohej krim, sfidat ishin të pashmangshme, por asgjë nuk e lëkundi besimin e thellë të Kryepeshkopit Joan Pelushi.
Blendi Fevziu: Kur menduat ju se besimi fetar do të ishte ardhmja e jetës suaj?
Fortlumturia e tij, Joan Pelushi: Unë besoj që shkëndija e parë ishte momenti ku lexova Ungjillin, që në moshën 18-vjeçare. Nuk kisha bërë një betim. Nuk shikoja një mënyrë tjetër të jetesës në jetën time.
Blendi Fevziu: Kur e morët vendimin që realisht do të dorëzoheshit prift?
Fortlumturia e tij, Joan Pelushi: Pothuajse para pagëzimit. Me dëshirën gjithmonë, sepse nuk e dinim se çfarë do të ndodhte.
Blendi Fevziu: Absolutisht sepse në vitin 1984 komunizmi dukej i pa kontestueshëm dhe i palëvizshëm.
Fortlumturia e tij, Joan Pelushi: Edhe kur ua thoja ndonjëherë shokëve të ngushtë më shikonin pak si me habi.
Blendi Fevziu: Shpresa gjithmonë ishte, por nuk e dinim që do të ndodhte në jetën tonë, apo do të ndodhte diku më vonë. Unë besoj se e keqja prishet nga vetja, nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë ajo.