Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Si u arrit marrëveshja për tu zgjedhur president, takimi Berisha-Nano”

2019/05/16 at 10:41 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Si u arrit marrëveshja për tu zgjedhur president, takimi Berisha-Nano”

Në librin autobiografik ‘Nocturn’, Bamir Topi rikujton momentet e jetës së tij se si nisi gara që e çoi drejt mandatimit si President. Momenti i parë i papritur, sipas tij, ishte futja në garë e Fatos Nanos gjë që do t’i jepte karakter gare politike situatës. Për këtë ai kishte zhvilluar edhe një takim kok më kokë me Berishën.


Pjesë nga libri
Papritur vjen lajmi se Fatos Nano kishte zyrtarizuar kandidaturën, duke marrë firmat e më shumë se 20 deputetëve miq të tij. Kjo e futi garën presidenciale si një konkurrim të figurave politike, duke dalë nga emrat e konsensusit me figura jopolitike. Në këto kushte sikur mos të kishte ndodhur asgjë, Berisha më ftoi më pas të pranoj para grupit kandidaturën.

Ramë dakord për një takim në zyrën e tij në orën 16:00 të pasdites, ndërkohë që kuvendi do të mblidhej në orën 18:00 të po asaj dite për fillimin e votimin të parë. Sapo u takuam i thashë që tani isha fitues moral i një beteje të panevojshme të shkaktuar nga ai dhe do të pranoja kandidaturën zyrtare, me kushtin e vetëm që do të bëheshin të gjitha votimet pa tërheqje dhe pa futje të një emri tjetër nga fundi i procesit, sikurse flitej.

Më pas futja në garë e Neritan Cekës e komplikoi edhe më shumë situatën. Për zgjidhjen e saj në raundin e katërt të votimin Bamir Topi e përshkruan kështu takimin në shtëpinë e tij me Shkëlqim Hajdarin që më pas do të pasonte me dy takime, që do të zgjidhnin përfundimisht ngërcin politik.
Pikërisht dy ditë para raundit të katërt, meqenëse nuk na dilte llogaria me votat teorike, më vjen në shtëpi miku im Shkëlqim Hajdari dhe menjëherë futet në temë:

-Për tu zgjedhur President, duhet të kërkojmë votat e Fatos Nanos! Unë u zura ngushtë, pasi Nano kishte qenë përballë meje në garë, por edhe si lider i së majtës, me të cilin Partia Demokratike dhe unë kishim bërë beteja të forta politike. Shkëliqimi vazhdoi bisedën, duke thënë:

-Më lejo të flas për këtë cështje me mikun tim të afërt Ilir Kullën, që është njëkohësisht këshilltar dhe mik i ngushtë me Fatos Nanon.

-Dakort! – iu përgjigja unë, pa pasur ndonjë besim se do të arrihej ndonjë kompromis.

Biseda mes Shkëlqim Hajdarit dhe Ilir Kullës nuk kishte kaluar pa tension.

Ilir Kulla i kishte telefonuar z. Nano me të cilin kishte bërë një bisedë të gjatë dhë të tensionuar. Pas kësj Iliri ishte kthyer në tavolinë, duke thënë se Fatosi është në udhëtim, por do të presim gjysëm ore. Pa kaluar 30 minuta, Nano i telefonon Kullës duke i thënë se po rikthehej në Tiranë dhe ti thotë z. Topi të qëndrojë i gatshëm për të vazhduar kontaktet pasdite.
Pasdite, së bashku me Shkëlqimin dhe Ilir Kullën, u takuam në hotel “Sheraton”, ndërsa në një tryezë afër nesh qëndronin deputetet Oketa, Babasi dhe Pal Dajci. Ilir Kulla menjëherë mori fjalën duke thënë: Fatos Nano është i ndërgjegjshëm për momentin historik, por dhe ju duhet të vlerësoni që një marrëveshje e tillë nuk duhet të perceptohet si pazar politik, ndaj është i rëndësishëm qartësimi i pozicionit politik të Partisë Demokratike dhe i Sali Berishës dhe për këtë arsye ai kishte kërkuar të takohej me Kryeministrin në praninë time. Më tej unë iu përgjigja:

-Ilir, keni plotësisht të drejtë. Nuk është çështje midis dy personave! Menjëherë u lidha në telefon me Sali Berishën dhe kërkova të takoheshim në zyrë për të biseduar për një takim të mundshëm me Fatos Nanon. Pra, Fatosi kishte rënë dakord të takohej me Berishën dhe me mua në një vend larg vëmendjes së mediave. Natyrisht, këtë sinjal ia transmetoj Berishës dhe vendosëm të takoheshim në restorantin e një miku tim.

Sali Berisha dhe Fatos Nano u takuan si njerëz të cilët kishin vendosur paqen rreth gjashtë muaj më parë në janarin e vitit 2007 në Pallatin e Brigadave.
Nano ishte më i lirshëm, ndërsa ne ishim njerëzit që po kërkonim mbështetjen e tij. Fatosi e cliroi emocionalisht takimin duke u shprehur se situata politike ishte përkeqësuar dhe tashmë ai e kishte mbyllur ambicien për të konkurruar , për shkak të refuzimit nga Edi Rama.

-Sali, ja ku jemi, prapë unë e ti, për t’i dhënë zgjidhje krizës së rradhës, – vazhdoi duke qeshur Nano.

-Fatos të falënderoj që po bëhesh pjesë e zgjidhjes me potencialin tënd politk, – vazhdoi Berisha.

Sikurse u pa gjatë bisedës, kontributi i tij ishte pa kushte dhe kërkesa. Biseda, e cila u zgjidh qysh në fillim, vazhdoi për tema të tera, e relaksuar dhe me premtimin final që deputetët mbështetës të tij do të ishin prezentë për të votuar./ Opinion.al

Etiketa: bamir topifatos nanosali berisha


Ju sugjerojmë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
Bota

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

27 Janar, 2026 10:36 pm
Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
Politikë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

27 Janar, 2026 9:38 pm
VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
Bota

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

27 Janar, 2026 9:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

27 Janar, 2026 8:48 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Kryesore

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…

27 Janar, 2026 8:46 pm
Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis
Bota

Dy vrasje dhe protesta, Trump tërhiqet nga Minneapolis

27 Janar, 2026 7:56 pm
Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze
Bota

Kryeministri britanik tallet me Macron, del në skenë me syze

27 Janar, 2026 7:01 pm
Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë
Bota

Ish-Sekretarja e Brendshme britanike Braverman, bashkohet me ekstremin e djathtë

27 Janar, 2026 6:56 pm
SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine
Kronikë

SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

27 Janar, 2026 6:55 pm
Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit
InstaBIZ

Pasuri, borxhe dhe 5 emra të mundshëm, enigma e trashëgimisë së Valentino Garavanit

27 Janar, 2026 5:52 pm
Para
Zbulohet arsyeja përse Meghan Markle i dha fund martesës së parë

Zbulohet arsyeja përse Meghan Markle i dha fund martesës së parë

Debati në Kuvend, kush është drejtori që iu thotë policëve “dordolecë”

Debati në Kuvend, kush është drejtori që iu thotë policëve “dordolecë”

Macron në Beograd dërgon tre mesazhe, njëri ka të bëjë me Kosovën

Macron në Beograd dërgon tre mesazhe, njëri ka të bëjë me Kosovën
















TE FUNDIT

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë
27 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Dong Jun, ka komunikuar me homologun rus, Andrey Belousov, duke i thënë se dy vendet...

Lexo më shumë

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas

Braçe në Kuvend: Turizmi po nxit importin, jo prodhimin vendas
27 Janar, 2026

“Kapacitetet tona këto janë 12, 13, 15 milionë njerëz të pritur në harkun e një viti ajo që duhet të...

Lexo më shumë

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan

VIDEO/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet gjatë takimit me Erdogan
27 Janar, 2026

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare...

Lexo më shumë

Trump: Irani dëshiron marrëveshje

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
27 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje me Washingtonin, në një kohë kur SHBA-ja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com