Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ta ndizni pasionin… keto janë zonat më të nxehta në trup

2018/06/03 at 7:18 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Si ta ndizni pasionin… keto janë zonat më të nxehta në trup

Gjithçka ka lidhje me kiminë: kur kënaqim nevojat tona, të çfarëdo lloj natyre qofshin ato, truri çliron dopaminën, neurotransmetuesi që aktivizohet kur përjetojmë emocione të forta, duke na dhënë një ndjenjë të mrekullueshme kënaqësie. “Junk fond”, marijuana, vodka, seksi, lojërat e fatit na bëjnë të ndihemi mirë, por në fakt kanë shumë efekte anësore për shëndetin tonë.


Pse ndodh kjo? “Shumë studime kanë treguar se ekziston një lloj harmonie në nivel neuronesh mes vesit dhe virtytit”, shpjegon David Linden, docent i neuroshkencave në universitetin “John Hopkins” dhe autor i librit “Busulla e kënaqësisë”. Në një konferencë të fundit, studiuesi është përpjekur të hedhë dritë mbi qarqet cerebrale të kënaqësisë, duke u bazuar si te zbulimet e fundit shkencore, ashtu edhe anekdotat zbavitëse, ku kishte qenë edhe vetë protagonist.

“Në vitin 1998, kur isha me pushime në Bangkok u përballa me pyetjet e çuditshme të një shoferi vendas, i cili ndërsa më shoqëronte në hotel, më pyeste me tone të ndryshme zëri nëse doja të bëhesha grua, burrë, tranvestit, ushtar, etj.”, tregon profesori. “Duke lënë mënjanë paligjshmërinë e pyetjeve, kishte diçka që i bashkonte ato oferta. Çfarë, do të pyesni ju? Shumë e thjeshtë: vesi. Në fund të fundit, vetë vesi është një kërkesë e përsëritur e kënaqësisë”, shton ai. Ndër burimet kryesore të kënaqësisë është sigurisht edhe seksi.

“Kënaqësia na tërheq, na nxit, ndonjëherë kthehet në fiksim. Nuk dimë ta shpjegojmë me fjalë, por arritja e orgazmës është diçka e lindur dhe i ka rrënjët shumë të thella”, shpjegon neuroshkencëtari. Ana e errët e kënaqësisë Të gjitha veprimet që aktivizojnë qarqet e kënaqësisë janë në gjendje të zhvillojnë varësinë, prandaj ne krijojmë varësi ndaj diçkaje. Këtu ndikojnë edhe faktorët gjenetikë (për 40%), përvoja e jetës, stresi. Studimet kanë treguar se varësia që meshkujt kanë ndaj alkoolit është ulur 4%, ndaj kanabisit 8%, heroinës 25%, duhanit 80%.

Linden thotë se në qoftë se do t’u kërkonim tre subjekteve që janë të varur ndaj lojërave të fatit, heroinës dhe seksit, të përshkruanin ndjesitë e tyre nëse do të privoheshin nga manitë e tyre, asnjëri nuk do të ishte në gjendje të kuptonte se nga çfarë vareshin më parë. Kjo ndodh se trajektoret janë të ngjashme, si për efektet që japin ashtu edhe për faktin se janë në gjendje të ndryshojnë përgjithmonë qarqet e kënaqësisë. Esencializmi që gjendet te secili prej nesh Pse preferojmë më shumë një pikturë origjinale sesa një të rreme?

Cila është arsyeja që bluza e George Clooney, në një ankand paguhet më shumë, në qoftë se është e palarë? Shumë e thjeshtë, sepse qeniet njerëzore janë esencialiste dhe bindjet që kanë në lidhje me një objekt ndikojnë ndryshe në perceptimin e tij. Këtë e thekson edhe Paul Bloom, profesor i psikologjisë dhe shkencave konjunktive në “Yale University”, sipas të cilit, arti pasqyron aspektet universale të natyrës njerëzore. Gjithmonë origjinalja është më e bukur se kopja e përkryer, sepse është fryt i një akti krijimi, jo talenti teknik.

“Krahasimi më i mirë për kënaqësinë është arti, sepse energjia që të jep është e njëjtë me atë të seksit dhe ushqimit”, thotë psikologu. Mësoni mënyrën e gjetjes së lumturisë Sipas ekspertëve, varësia është gjithashtu një proces mësimi: mund të kthehesh tek e njëjta gjë sepse e di që ajo është burim kënaqësie. Ky mekanizëm funksionon edhe te kafshët.

“Në Etiopi, disa kafshë ushqehen me kokrra të papjekura kafeje, sepse kanë mësuar që kafeina u shkakton ndjenja kënaqësie; gjallesa të tjera ushqehen me fruta të thartuara, sepse marrin prej tyre alkoolin; kafshë të tjera parapëlqejnë kanabisin. Në Siberi, drerët dimërorë kërkojnë kërpudhat halucinogjene dhe pasi i kanë ngrënë, ndiejnë ndryshim dhe eksitim”, përfundon Linden. Por nuk janë vetëm veset që e aktivizojnë mirëqenien tonë. Studimet kanë treguar se edhe aktiviteti fizik, apo gjestet e mira (si bamirësia apo kujdesi për të tjerët), aktivizon qarqet e kënaqësisë.



Ju sugjerojmë

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 30 gusht 2025

30 Gusht, 2025 8:33 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 29 gusht 2025

29 Gusht, 2025 8:29 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 28 gusht 2025

28 Gusht, 2025 8:44 am
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 27 gusht 2025

27 Gusht, 2025 8:34 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 26 gusht 2025

26 Gusht, 2025 8:28 am
Para
Muça shpërthen ndaj lojtarëve: Janë pa cilësi, përdorin kombëtaren për ndonjë kontratë

Muça shpërthen ndaj lojtarëve: Janë pa cilësi, përdorin kombëtaren për ndonjë kontratë

Rita Ora ndryshon look për koncertin në Tiranë, shikoni sa ndryshe duket

Rita Ora mbërrin në Tiranë shumë ndryshe! Ky është personi i parë që ka takuar

Dy fytyrat e personalitetit tuaj- Horoskopi zbulon tiparet e dyfishta të çdo shenje

Surpriza të reja! Publikohet horoskopi javor, këto janë shenjat më me fat
















TE FUNDIT

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
2 Tetor, 2025

Kryeredaktori i Tv Klan, Fatos Hakorja thotë se paritë vogla opozitare që nuk janë aleate, po i bëjn presion PD...

Lexo më shumë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
2 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së madhe mediatike që mori batuta e tij për Presidentin e SHBA, Donald...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
2 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se forca më e madhe opozitare në vend kërkon bashkëpunimin e çdo partie për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
2 Tetor, 2025

Adritatik Lapaj drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhem deklaron se subjekti që ai drejton nuk do të bashkohet me asnjë forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com