Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si realizohet zhvendosja e presidentëve në Shtëpinë e Bardhë në SHBA brenda vetëm gjashtë orëve?

2025/01/19 at 5:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si realizohet zhvendosja e presidentëve në Shtëpinë e Bardhë në SHBA brenda vetëm gjashtë orëve?

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë orë, sendet personale të Presidentit në largim Joe Biden dhe familjes së tij do të hiqen nga rezidenca ekzekutive. Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, rezidenca private do të shndërrohet në shtëpinë e presidentit të sapobetuar.

Në momentin që Joe Biden largohet nga Zyra Ovale për herë të fundit – zakonisht në mëngjesin e ditës së inaugurimit – punonjësit e Shtëpisë së Bardhë hidhen në veprim. Zyra e mirënjohur duhet të riorganizohet, sipas shijeve të presidentit të ardhshëm.

“Si u pëlqen që të jetë e pajisur Zyra Ovale? Çfarë tapeti? Çfarë perdesh, çfarë tavoline, etj, sepse kjo është zona e parë që përgatitet”, thotë Angella Reid, ish-punonjëse në Shtëpinë e Bardhë.

Fotot tregojnë se Presidenti Biden ndryshoi tapetin dhe disa karrige në vitin 2017, pasi mori drejtimin nga Donald Trump-i – që është pararendësi dhe pasardhësi i tij.

Por duket se kolltukët dhe perdet kanë mbetur të njëjtat. Familja e presidentit jeton në katin e dytë dhe të tretë të Shtëpisë së Bardhë.

Përpara ditës së zhvendosjes, presidenti i ardhshëm dhe zonja e parë përzgjedhin mobiljet dhe veprat e artit që dëshirojnë nga koleksioni i Shtëpisë së Bardhë. Në kohën kur presidenti i ri mbërrin në shtëpi në Ditën e Inaugurimit, i gjen të vendosura mobiljet, së bashku me fotot personale.”Kur hyjnë presidenti i ri dhe zonja e parë, ata gjejnë shampon e tyre të preferuar në dush. Kanë furçën e dhëmbëve, pastën e dhëmbëve, rrobat e tyre të varura në dollap”, thotë Kate Andersen Brower, autore e librit “Rezidenca” (“The Residence”). Gjithçka ndodh në më pak se gjashtë orë dhe për këtë angazhohen rreth njëqind punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk realizohet nga profesionistë të ndonjë firme private. Është personeli i rezidencës që e bën këtë. Pra ndihmojnë të gjithë dhe këta nuk janë njerëz që janë të trajnuar për zhvendosjen. Nuk punësohen profesionistë për shkak të shqetësimeve të sigurisë”, thotë zonja Brower.

Shumë nga personeli i rezidencës së Shtëpisë së Bardhë punuan për Donald Trump-in gjatë mandatit të tij të parë nga janari 2017 deri në janar 2021.

“Pra, punonjësve vërtet u pëlqente Donald Trump-i, sepse ai është mësuar të ketë njerëz përreth që i shërbejnë // dhe, ai madje u jepte bakshish në para të thata, me kartëmonedha 20-ëshe dhe 50-ëshe dhe ata e vlerësojnë këtë. Ata nuk janë persona politikë. U intereson vetëm se si i trajton presidenti”, thotë zonja Brower.

Presidenti Barack Obama e punësoi zonjën Angella Reid si drejtuese për shërbimet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011. Ajo mbikëqyri ditën e zhvendosjes në janar 2017, kur u largua familja Obama dhe hyri familja Trump.

“Përdornim termin ‘kaos i organizuar’, por në të vërtetë është një operacion shumë i koordinuar. // Bëhen prova disa herë për atë ditë; të gjithë mezi presin të vijë momenti”, tregon zonja Reid.

Kishte disa probleme, si për shembull mund të përdorej vetëm një ashensor.”Ashensori nuk përdorej në maksimum. E korrigjova këtë dhe fituam një orë kohë. Kishte raste për shembull kur dysheku i caktuar për ndonjë dhomë nuk ishte në madhësinë e duhur”, thotë zonja Reid.

Por sfida kryesore është gjithmonë kufizimi kohor. Dhe ka vetëm rreth gjashtë orë për të bërë gjithçka gati, për ta mirëpritur familjen e re presidenciale në shtëpinë e tyre të re./VOA

Ju sugjerojmë

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

5 Korrik, 2025 10:52 am
Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
Aktualitet

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

5 Korrik, 2025 10:40 am
Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
Aktualitet

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

5 Korrik, 2025 9:45 am
Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
Aktualitet

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

5 Korrik, 2025 9:44 am
Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Rajoni

Dodik shmang paraburgimin, u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës

5 Korrik, 2025 9:40 am
Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë
Rajoni

Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë

5 Korrik, 2025 9:32 am
Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..
Aktualitet

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..

5 Korrik, 2025 9:24 am
Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..
Aktualitet

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e..

5 Korrik, 2025 9:16 am
Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata
Bota

Përmbytet Teksasi/ Shkon në 24 numri i viktimave, 25 fëmijë të zhdukur. Ja situata

5 Korrik, 2025 9:07 am
“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”
Aktualitet

“Tashmë i restauruar në 4K”/ Rama ndan pamjet nga filmi i animuar “Ilira”

5 Korrik, 2025 8:48 am
Para
Telefonat e koduar të krimit që blihen 5 mijë Euro

Telefonat e koduar të krimit që blihen 5 mijë Euro

OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht

OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht

Grabitja e dështuar në Prush/ Autorët pasi qëlluan me armë ndaj Policisë u larguan me makinë, zbulohet targa

Përndiqte një qytetare/ Arrestohet 37-vjeçari në Kamëz, u hodh nga lartësia kur...

TE FUNDIT

Situata e zjarreve/MM: Në 24 orë 16 vatra, 4 ende aktive. Situata në Elbasan…

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
5 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Këto vatra janë...

Lexo më shumë

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  

Armët e trafikuara nga Kosova/ Proda: Burim kryesor i ngjarjeve kriminale  
5 Korrik, 2025

Pas arrestimit të dy shtetasve për trafikun e armëve nga Kosova në Shqipëri ku u sekuestruan 8 armë zjarri ka...

Lexo më shumë

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

Bushati krah Rubio-s: Sekretari pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën
5 Korrik, 2025

Ervin Bushati, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë një...

Lexo më shumë

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat

Mbërrijnë në gjykatë të arrestuarit e “Bankers Petroleum”, do njihen me akuzat
5 Korrik, 2025

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, kanë mbërritur të arrestuarit në kuadër të operacionit hetimor të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com