Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po vidhet Shqipëria përmes kapitalizmit të katastrofës

2019/11/03 at 12:36 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Dritëhijet e projektit të ri të Unazës

Klodian Tomorri-Ka një mënyrë tmerrësisht efikase për t’i zhvatur njerëzit pa asnjë rezistencë. Prit për një krizë. Nëse kriza nuk vjen, atëherë shkaktoje. Në kohë krizash njerëzit janë jo vetëm të trembur, por edhe të shpërqëndruar emocionalisht për të reaguar ndaj padrejtësive. Në këto situata elitat e pushtetit e kanë më të lehtë të shtyjnë përpara politika zhvatëse pa hasur rezistencë. Ky është thelbi i kapitalizmit të katastrofës.


Në fakt, ky është një fenomen po aq i vjetër sa edhe vet njerëzimi. Por për herë të parë shkencërisht, koncepti u elaborua nga Naomi Klein. Një aktiviste sociale nga Kanadaja, në vitin 2007 Klein publikoi një libër, ku argumenton se thuajse të gjitha krizat përdoren nga elita për të nxjerrë fitime mbi vuajtjet e shumicës.

Kjo është një taktikë brutale, por që funksionon gjithmonë. Dhe Shqipëria tashmë është shndërruar në një habitat, ku kapitalizmi i frikës po aplikohet masivisht.

Në 21 shtator, zona më e banuar e Shqipërisë ajo e Tiranë-Durrësit u godit nga një tërmet relativisht i fuqishëm. Teksa qytetarët ishin në kulmin e panikut, menjëherë u vu në jetë doktrina e shokut.

Dy ditë pas tërmetit, kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se qeveria do të gjente një zgjidhje përfundimtare për dëmshpërblimin e banorëve që goditen nga fatkeqësitë natyrore. Në kohë rekord, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare hartoi projektvendimin, i cili detyron qytetarët të paguajnë me forcë tarifë tek kompanitë private të sigurimit për apartamentet që ndërtohen rishtaz. Me urgjencë qeveria e miratoi dhe po me urgjencë, Ministria e Financës dhe Infrastrukturës nxorrën udhëzimin e përbashkët. Të gjitha këto në vetëm dy javë.

Përdorimi i frikës kolektive për të fituar para padrejtësisht është një politikë e pamoralshme, korruptive, por mbi të gjitha ekonomikisht inefiçente. E pamoralshme sepse krijon treg me ligj. Korruptive sepse garanton fitime për një grusht njerëzish në kurriz të shumicës. Inefiçente sepse nuk zgjidh asgjë.
Nëse Shqipëria do të goditej nga një tërmet, që shkakton 200 milionë euro dëme, cila nga kompanitë e sigurimeve mund të marrë përsipër kompesimin e kësaj fature?

Bota është e mbushur plot me shembuj se si në rastet e katastrofave të mëdha, kompanitë e sigurimeve falimentojnë duke i lënë të siguruarit me gisht në gojë. Nga përmbytjet në Britani, tek sulmi i Kullave Binjake apo zhdëmtimi i pacientëve për ilaçet e dëmshme ne SHBA. Gjithmonë ndodh e njëjta gjë. Kompanitë e sigurimit falimentojnë dhe gjithmonë kostot përplasen në buxhet.

Por në këtë rast qëllimi nuk është të garantohet shpërblimi i qytetarëve dhe mbrojtja e buxhetit. Por krijimi i një tregu për të nxjerrë fitime të padrejta. Një ide, të cilën AMF e ka patur në axhendë prej kohësh dhe që tani ja doli ta realizojë.

Por sigurimit të detyrueshëm i banesave nuk është shembulli i vetëm i kapitalizmit të katastrofës. Të njëjtën metodë, qeveria tentoi të përdorë edhe tek Teatri Kombëtar duke përhapur narrativën se godina po shembet dhe mund të vrasë artistët. Ndaj nevojitej një ligj special për të shpëtuar artistët, edhe pse ligji special fal gati 8 mijë metër tokë publike tek privati. Shumë shpejt, episodi i radhës i kësaj taktike brutale do të jetë privatizimi i ujit. Së pari do të nis, përhapja e frikës se uji është I dëmshëm dhe mund të sëmurë popullatën. Më pas do të prezantohet zgjidhja, konçesion tek privati.

Mirësevini në Republikën e Kapitalizmit të Katastrofave.

Etiketa: klodian tomorri


Ju sugjerojmë

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve
Kronikë

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve

12 Janar, 2026 10:12 am
Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Rajoni

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

12 Janar, 2026 10:10 am
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Teherani dëshiron të negociojë, mund të organizohet një takim

12 Janar, 2026 10:09 am
Situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës, lumenjtë nën kuotat kritike
Aktualitet

Situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës, lumenjtë nën kuotat kritike

12 Janar, 2026 9:29 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e disa Drejtorive Vendore të Policisë

12 Janar, 2026 8:47 am
Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie
Bota

Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie

12 Janar, 2026 8:44 am
Parashikimi i motit, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 12 janar 2026

12 Janar, 2026 8:43 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 12 janar 2026

12 Janar, 2026 8:41 am
Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë
Aktualitet

Ministria e Jashme apel shqiptarëve në Iran: Ja ku mund të kontaktoni për ndihmë

11 Janar, 2026 10:53 pm
Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad
Bota

Protestat e dhunshme, vritet zyrtari i lartë iranian nga demonstruesit në Mashhad

11 Janar, 2026 9:26 pm
Para
Vrasja në Kavajë, Gjykata e Apelit lë në burg efektivin Bledar Toci

Vrasja në Kavajë, Gjykata e Apelit lë në burg efektivin Bledar Toci

Hidhet nga kati i 6-të i banesës, ndërron jetë 46-vjeçari

Hidhet nga kati i 6-të i banesës, ndërron jetë 46-vjeçari

Dy shenjat me fat për ditën e sotme

Horoskopi javor 4-10 Nëntor 2019
















TE FUNDIT

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve

Tritol servisit në Vuan e Dejës, policia: Po punohet për kapjen e autorëve
12 Janar, 2026

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës. Mësohet se si pasojë...

Lexo më shumë

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
12 Janar, 2026

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve...

Lexo më shumë

Trump: Teherani dëshiron të negociojë, mund të organizohet një takim

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
12 Janar, 2026

"Teherani dëshiron të negociojë". Kështu u shpreh presidenti i SHBA-së, Donald Trump ndërsa fliste me gazetarët në bordin e Air...

Lexo më shumë

Situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës, lumenjtë nën kuotat kritike

Situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës, lumenjtë nën kuotat kritike
12 Janar, 2026

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, pa banesa të përmbytura. Nivelet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com