Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

2025/09/26 at 9:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Si po rekruton Rusia agjentë në rrjete sociale për sabotime në Evropë dhe SHBA

Videoja filloi të shpërndahej në fillim të gushtit, kryesisht nëpër kanalet e Telegramit të njohura për sentimente nacionaliste ruse dhe në favor të luftës. Zëri kumbues i një gruaje rrëfen derisa pamje të kaosit ekonomik të Rusisë në vitet ‘90 shndërrohen në simbole perandorake dhe kishtare, dhe Katedralen e Shën Basilit në Sheshin e Kuq.


“Të dashur bashkatdhetarë që jetoni jashtë Rusisë, po ju drejtohemi juve”, thotë rrëfyesja.

“Ka ardhur koha juaj për t’u bërë heronj dhe për të hyrë në histori! Shkruani tek ne dhe ne do t’ju ndihmojmë ta mbroni të drejtën tuaj për jetë, liri dhe të ardhme. Do t’ju ndihmojmë ta mbroni Atdheun!”

“Me respekt, Inteligjenca Ushtarake e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”, përfundon videoja, duke drejtuar shikuesit tek një bot rekrutimi – një program automatik brenda Telegramit.

Për muaj me radhë, agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe organet e drejtësisë kanë paralajmëruar për një trend shqetësues: njerëz të rastësishëm – “freelancerë”, “përfaqësues”, “agjentë në dispozicion” – të rekrutuar, zakonisht përmes Telegramit dhe zakonisht pa e ditur, për të kryer detyra të fshehta dhe ndonjëherë shkatërruese si vëzhgimi, zjarrvënia, sabotimi dhe përhapja e dezinformatave.

Sipas autoriteteve, agjencitë që rekrutojnë dhe punësojnë shpesh janë të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me Rusinë. Kjo përfshin “Inteligjencën Ushtarake të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”, e njohur gjerësisht si GRU.

“Po shohim një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve që do t’i përshkruanim si ‘përfaqësues’ të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës së huaj”, tha më 18 shtator Dominic Murphy, komandant i Policisë Metropolitane të Britanisë, kur njoftoi arrestimin e dy burrave të cilët dyshohet se ishin rekrutuar për t’ia vënë zjarrin një magazine të lidhur me Ukrainën.

Burrat dyshohet se janë rekrutuar, sipas policisë, nga Grupi Wagner, kompania gjysmë e shuar ruse e mercenarëve, operacionet e së cilës tani kontrollohen kryesisht nga Ministria e Mbrojtjes.

Pas videos “Mbroj Atdheun” dhe një boti të lidhur me rekrutimin qëndron një njësi e lidhur me GRU-në, e njohur si Qendra e Inteligjencës Melodiya. Qendra ishte përgjegjëse për një bot të ngjashëm rekrutimi në vitin 2024 që përfshinte figurën fiktive të “Syrit të Sauronit” nga filmat e Lord of the Rings.

Gjetjet e reja nga Systema, njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë (REL), i lidhin për herë të parë videot me botët e rekrutimit drejtpërdrejt me GRU-në.

Ai që qëndron pas videos “Mbroj Atdheun” dhe botëve të rekrutimit është zëvendësdrejtori i Melodiyat, Yevgeny Rasskazov. Ai është gjithashtu bloger neo-nazist rus dhe mercenar i njohur, i cili ka luftuar në Ukrainë, ka festuar ditëlindjen e Adolf Hitlerit, ka bërë thirrje për tredhjen e ukrainasve dhe e ka përshkruar luftën si përvojë seksuale.
“Kur një burrë shkon në luftë, është dëshirë seksuale”, Rasskazov, në një video-intervistë të transmetuar në vitin 2021, rreth gjashtë muaj para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

“Lufta ta gjallë dëshirën po aq sa një grua. Kur vret [një armik], shijon faktin se gruaja e tij mbetet e ve. Shijon si qajnë si familje, se si ai kthehet në shtëpi në arkivol. Dhe pastaj t’u ngrihet!”

Nga hiri i Wagnerit

Në tetor të vitit 2023, gjenerali Vladimir Alekseyev, zyrtari numër dy i GRU-së, shpërndau medalje për burrat që kishin luftuar për të kapur bastionin ukrainas të Bahmutit. Mercenarët, dhe ish-të burgosurit e liruar, që luftuan me Grupin Wagner luajtën rol kyç në kapjen e qytetit rreth pesë muaj më parë.

Mes atyre që morën çmime, sipas një videoje në Telegram, ishte Mikhail Turkanov, një ish-luftëtar i arteve të përziera marciale dhe tifoz i zjarrtë i skuadrës së futbollit Zenit Shën Petersburg. Turkanov është gjithashtu veteran i një njësiti të lidhur me GRU-në, të quajtur Espanola.

Kjo organizatë e djathtë u formua në vitin 2022 dh u rrit nga klubet ekstreme të tifozëve të futbollit të njohura si “ultras”.

Anëtarët e Espanolas, shumë prej të cilëve janë ish-ultras, përqafojnë simbolet naziste: numri i brigadës është 88, që simbolizon një përshëndetje naziste, shkronja e tetë e alfabetit dy herë, HH për Heil Hitler. Vetë Turkanov u gjobit në vitin 2019 për shfaqjen publike të tatuazheve me kryqin nazist dhe sloganin e koduar nazist “14/88”.

Shfaqjet publike të simboleve naziste janë të paligjshme në Rusi.

Anëtarë të Espanolas janë vrarë gjithashtu duke luftuar në luftën e Ukrainës.

Espanola është formalisht e pavarur, por në fakt është pjesë e Korpusit të Vullnetarëve, një rrjet fshehtë i milicive jozyrtare, organizatave vullnetare dhe njësiteve paramilitare me lidhje ndërmjet tyre – dhe me GRU-në.

Disa nga njësitet përfshijnë pjesë të Grupit Wagner, i cili u shpërbë pas vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, ndërsa ajo cka mbeti nga grupi u integrua në Ministrinë e Mbrojtjes ose diku tjetër.

Shumica e rekrutimeve dhe koordinimeve për këto grupe kryhet nga Redut, një kompani sekrete e ngritur nga GRU-ja në muajt para vdekjes së Prigozhin në gusht të vitit 2023.
Alekseyev, gjenerali i GRU-së, është quajtur një nga themeluesit e Wagnerit. Ai gjithashtu është kredituar për konceptimin e sistemit të rekrutimit Redut.

Në fillim të vitit 2024, zyrtarët e Espanolas krijuan një grup gjysmë-klandestin të quajtur Melodiya duke punësuar specialistë komunikimi, oficerë të inteligjencës kibernetike dhe të tjerë. Zëvendësdrejtori i tij është Rasskazov, i cili përdor nofkën e luftës “Topaz”.

Agjentët në dispozicion

Kampanja e rekrutimit në aplikacionin Telegram ka alarmuar inteligjencat perëndimore dhe ukrainase, pjesërisht për shkak të vështirësisë për ta vëzhguar dhe zbuluar, si dhe për t’i penguar planet e mundshme të tij.

“Mos u bëni agjent në dispozicion”, tha policia gjermane në një deklaratë të pazakontë më herët këtë muaj.

Të krijuara nga njësitet e lidhura me GRU-në si Melodiya, këto kampanja shpërndahen pjesërisht për shkak të individëve aleatë ose të një mendimi të ngjashëm dhe “influencerëve”.

Shembull i kësaj është Aleksei Zhivov, një bloger në Telegram me më shumë se 110.000 ndjekës dhe i lidhur me Espanola. Më 26 nëntor të vitit 2024, pasi tifozët e një skuadre futbolli të kategorisë së dytë të futbollit anglez ftuan Rusinë të lëshonte raketa bërthamore ndaj rivalëve të tyre, Zhivov amplifikoi postimin nga X.

Ai postoi një mesazh rekrutimi në anglisht, duke kërkuar nga njerëzit të bashkohen me Espanola dhe përfshiu një link për botin Syri i Sauronit me mbishkrimin: “[Link] për ata që duan të ndihmojnë Rusinë në mënyrë të vazhdueshme”.

Një shembull tjetër është një kanal në gjuhën spanjolle i quajtur “Los Sombreros Blancos” – Kapelat e Bardha – me rreth 33.000 ndjekës. Kanali, që zakonisht poston mesazhe antiglobaliste dhe proruse në spanjisht, ripostoi postimin e Syri i Sauronit në shkurt.

Kapelat e Bardha është pjesë e një rrjeti prej rreth 200 faqeve dhe kanaleve ideologjikisht të ngjashme të quajtura Portal Kombat, një lojë fjalësh mbi një video-lojë të njohur me gjakderdhje. Rrjeti riposton materiale nga mediat shtetërore ruse dhe kanale Telegrami pro-Kremlin në frëngjisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht dhe gjuhë të tjera, përfshirë rumanishten, e cila dominon në Moldavi.

Shumica e faqeve pretendojnë se marrin informacionin e tyre nga një entitet i quajtur Rrjeti Pravda, i cili shpërndan rregullisht narrative antiperëndimore.

Dy kanale Telegrami, Selsky Rozum në çekisht dhe Olej w Gwovie në polonisht, u krijuan në të njëjtën ditë, më 13 mars 2022. Kanalet kanë avatarë pothuajse identikë. Të dy postuan linkun e Syrit të Sauronit në të njëjtën ditë, më 25 prill 2025, brenda pak minutash nga njëri-tjetri, rreth orës 14:10, me kohën e Moskës.
Një llogari tjetër Telegrami që ripostoi shpejt videon “Mbroj Atdheun” ishte ajo e Russell Bentley, një amerikan që luftoi në Donbas të Ukrainës së bashku me paramilitarët rusë qysh më 2014, në vitin e parë të luftës atje. I njohur si Kauboi i Donbas, Bentley fitoi shumë ndjekës në YouTube dhe platforma tjera.

Ai u vra në Ukrainë në prill 2024. Nuk dihet se kush postoi videon pas vdekjes së tij në llogarinë e Bentleyt.

Rusia dhe nazistët e saj

I lindur në rajonin Donetsk të Ukrainës, Rasskazov u radikalizua në vitin 2014, rreth kohës kur Rusia nxiti luftë në Donbas – rajonet Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës – kundër forcave qeveritare.

Ai u bashkua me një njësit paramilitar të ekstremit të djathtë të quajtur Rusich, i udhëhequr nga Aleksei Milchakov, një rus që mburrej hapur për simpatitë naziste dhe ideologjitë raciste. Rusich dhe vetë Milchakov janë lidhur me krime në Ukrainë dhe Siri, dhe u klasifikuan si “organizatë terroriste globale” nga SHBA-ja në vitin 2022.

Rasskazov iu ribashkua luftimeve në Ukrainë menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë në shkurt të vitit 2022.

“Tani, kam ardhur të vras ukrainas. Kjo është e gjitha”, tha ai për një intervistues.

Në vitet e fundit, Rasskazov është dukur më i butë në paraqitjet publike. Ai ka marrë pjesë në takime të Parlamentit rus mbi mbrojtjen e familjes, sipas Novaya Gazeta – në përputhje me pretendimin e presidentit Vladimir Putin se Rusia është mbrojtëse e asaj që ai e quan vlera tradicionale.

Shkurtin e kaluar, Rasskazov dhe disa anëtarë të Espanolas folën me studentë në një shkollë të Moskës, ku “veteranët diskutuan me fëmijët rëndësinë e edukimit, temat e dashurisë dhe atdheut, dhe ndanë përvojat e tyre jetësore dhe pikëpamjet botërore”.

Numri i shkollës ku u mbajt fjalimi ishte 88, kodi numerik për përshëndetjen naziste.

Nuk është e qartë nëse Rasskazov e ka prodhuar ose drejtuar vetë këtë video.

Një bisedë me “GRU”-në

Nëse klikoni në linkun e postimit në Telegram, “Mbroj Atdheun”, kalon tek një bot i quajtur GRU.

Nëse klikon mbi bot atëherë të kërkohet të zgjedhësh gjuhën e preferuar, rusisht ose anglisht, dhe të plotësosh një pyetësor të shkurtër me emër, adresë, profesion dhe arsyet pse dëshiron t’i bashkohesh programit.

Një korrespondent i REL-it që identifikoi veten si banor i Rigas plotësoi pyetësorin një mbrëmje gjatë javës.

“Mesazhi juaj është dërguar tek GRU-ja”, u përgjigj boti, dhe një përgjigje erdhi brenda tre minutave nga dikush që dukej se ishte person i vërtetë.

“Mirëmbrëma. Na vjen mirë që ka ende patriotë rusë. Si mund të na ndihmoni?” shkroi personi.

Kur u pyet nga REL-i se çfarë po u interesonte, personi iu përgjigj menjëherë: “Kamionë karburanti ukrainas. A dini ku t’i gjeni?”

Personi shtoi më pas: “Në portin [Riga]. Janë civilë. Duam të dimë ku janë dhe t’ua shkrepni një fotografi”.

Kur korrespondenti i REL-it e pyeti për pagesën, ai e shau dhe iu përgjigj me zemërim.

“Qërohu që këtej!” shkroi ai.

“Paratë nuk janë të nevojshme. Dashuria për atdheun duhet t’ju ngrohë dhe ushqejë. Dëshiron para për fotografi, e ke më gjithë mend? Ka dhjetëra si ti vetëm në Riga. Askush nuk ka menduar të kërkojë para për fotografi. Mirupafshim!”

Kjo ishte fundi i bisedës./REL



Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Politikë

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

26 Shtator, 2025 10:47 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

26 Shtator, 2025 10:23 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
Aktualitet

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

26 Shtator, 2025 10:11 am
Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike
Bota

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

26 Shtator, 2025 9:42 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
A po i braktisin Netanyahu dhe Trump negociatat e armëpushimit me Hamasin në Gaza?
Bota

Trump: Nuk do ta lejoj Netanyahun të aneksojë Bregun Perëndimor

26 Shtator, 2025 8:33 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 26 shtator 2025

26 Shtator, 2025 8:29 am
A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Para
Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

Paditet ish-drejtori i FBI, Trump përshkallëzon hakmarrjen politike

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
















TE FUNDIT

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
26 Shtator, 2025

Administrata Trump do të punojë për të parandaluar që FIFA dhe UEFA ta përjashtojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar përpara Kupës së Botës 2026, që...

Lexo më shumë

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
26 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një raund të ri tarifash tregtare që prekin disa nga sektorët më të rëndësishëm...

Lexo më shumë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
26 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, në Burrel. Për ngjarjen e ndodhur 5 vite më...

Lexo më shumë

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
26 Shtator, 2025

Në Londër, pranë reflektorëve të ndezur të London Fashion Week SS 2026, supermodeli Elton Ilirjani u shndërrua në një prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com