Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po përgatitet Evropa për ndarjen me Amerikën

2025/03/06 at 6:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Si po përgatitet Evropa për ndarjen me Amerikën

Si një ish-komandant i lartë i NATO-s, kjo është një çështje për të cilën nuk kisha ëndërruar ndonjëherë se do të shkruaja. Por për fat të keq, duke pasur parasysh retorikën gjithnjë e më përçarëse rreth aleancës nga Uashingtoni që në ditët e para të administratës së dytë të Donald Trump, është koha të mendojmë se si do të dukej bota gjeopolitikisht nëse SHBA-ja tërhiqet prej saj.


A jemi vërtet në ditët e fundit të NATO-s? Çfarë do ta zëvendësonte atë? Ose, nëse do të mbijetonte, si do të dukej NATO pa SHBA-në? Tërheqja e Amerikës nga NATO do të ishte një gabim me përmasa epike. Megjithatë në Partinë Republikane ka politikanë me ndikim që po e mbrojnë seriozisht një lëvizje të tillë, ose të paktën po mendojnë mbi këtë mundësi.

Siç u shpreh kohët e fundit senatori Markwayne Mullin nga Oklahoma:“NATO nuk ka vepruar gjithmonë në interesin tonë më të mirë, ndaj duhet t’i rishikojmë gjërat!”. Qershorin e vitit të kaluar, 46 republikanë të Kongresit votuan për një amendament që shpërbënte NATO-n.

Zv/presidenti J.D.Vance, ishte haptazi përbuzës për aleancën në fjalimin e tij të ashpër në Konferencën e Sigurisë në Mynih muajin e kaluar. Dhe debati i fortë javën e kaluar në Zyrën Ovale midis Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, e nxitur nga Vance, nuk frymëzon shumë besim për bashkëpunimin e ardhshëm të NATO-s.

Vendimi i SHBA-së për të votuar kundër një rezolute të OKB-së që dënon pushtimin rus të Ukrainës, duke u bashkuar me Rusinë dhe Korenë e Veriut, ishte një dëshmi tronditëse e kohezionit të dështuar të aleancës transatlantike.

Në kampin evropian, po shtohet dyshimi mbi angazhimin e SHBA-së. Presidenti francez Emmanuel Macron, ka vite që flet për nevojën e forcave të pavarura të mbrojtjes evropiane, pra të një autonomie strategjike. Ai dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, mbajtën një takim urgjent të liderëve evropianë gjatë fundjavës së shkuar mbi një nismë të veçantë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kancelari i pritshëm i Gjermanisë, Frederick Merz, ka qenë po aq i hapur. “Ne duhet të përgatitemi për mundësinë që Trump të mos ruajë pa kushte angazhimin e mbrojtjes reciproke të NATO-s. Ndaj është thelbësore që evropianët të bëjnë përpjekjet më të mëdha të mundshme që të jemi të aftë të mbrojmë vetë kontinentin tonë”- theksoi Merz.

Pastaj ishte thirrja e kuptueshme e Zelensky-t për krijimin e një “ushtrie të bashkuar evropiane”. Në fakt shpenzimet e përgjithshme në mbrojtje nga Evropa, të nxitura nga kërcënimi rus dhe presioni i Trump, po arrijnë më në fund objektivin e aleancës prej 2 për qind të PBB-së. Së bashku, Evropa ka buxhetin e dytë më të madh të mbrojtjes në botë, më i madh se Kina apo Rusia.

Kompanitë e mëdha dhe të afta të mbrojtjes në Evropë – Airbus SE, BAE Systems PLC, Saab AB, Thales SA, Naval Group SA, Rolls-Royce PLC, Rheinmetall AG, Fincantieri SpA etj – prodhojnë sasi të jashtëzakonshme pajisjesh dhe me cilësi shumë të lartë.

Tani ato do të marrin porosi më të mëdha, kryesisht në kurriz të kompanive dhe punëtorëve amerikanë në industrinë e mbrojtjes. Dhe me gjithë zhgënjimin tonë me evropianët, SHBA-ja në fund do të dëshirojë që ata të na ndihmojnë të përballemi me kërcënimin gjithnjë në rritje të Kinës në Paqësor.

Kontributet e tyre në sigurinë kibernetike, inteligjencën dhe operacionet hapësinore janë thelbësore. Mbi të gjitha, aleatët evropianë ndajnë vlerat tona themelore të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Ata kanë luftuar dhe vdekur përkrah nesh në Afganistan dhe u dislokuan nën komandën time në Libi, Ballkan, Irak dhe në operacionet kundër piraterisë në Afrikën Lindore.

Por nëse ndjekim instinktet e disave në të djathtë dhe tërhiqemi zyrtarisht nga aleanca, duke tërhequr afro 100.000 trupa amerikane nga Evropa, NATO do të shpërbehet. Dhe ç’mund të ngrihet në vend të saj? Ndoshta një Organizatë e Traktatit Evropian, ETO.

Ajo mund të bazohet në traktatin aktual të NATO-s, por duke përjashtuar SHBA-në. Kanadaja mund të zgjedhë të qëndrojë në ETO. Kryeministri kanadez ishte i pranishëm në samitin e Londrës gjatë fundjavës, dhe kombi i tij ka nevojë për partnerët evropianë.

Ose mund të kemi një marrëveshje e re sigurie nën kujdesin e Bashkimit Evropian (përfshirë Britaninë si jo anëtare e bllokut). BE-ja ka tashmë struktura komanduese mjaft të mira, një komandant suprem – i quajtur kryetar i Komitetit Ushtarak të BE-së, i cili ishte homologu im një dekadë më parë – dhe përvojë në kryerjen e operacioneve të pavarura nga SHBA-ja ose NATO-ja, për shembull në misionet paqeruajtëse në Ballkan.

Në përgjithësi, do gjendeshim përballë një terreni të panjohur. Sepse deri më sot asnjë vend nuk është tërhequr plotësisht nga NATO. Por nëse SHBA vendos të largohet nga NATO, parashikoj se evropianët do të bëjnë tre gjëra. Së pari, do të vazhdojnë të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, sidomos duke forcuar aftësitë e tyre bërthamore (Britania dhe Franca, janë tashmë ndër fuqitë bërthamore të botës).

Ata do të forcojnë forcat e tyre ajrore, si për sulm ashtu edhe për mbrojtje. Do rritin shpenzimet për inteligjencën, luftën kibernetike dhe operacionet hapësinore. Dhe duke pasur parasysh kërcënimin e Rusisë, mund të shtojnë rekrutimet në ushtri.

Së dyti, politikat e jashtme dhe të mbrojtjes së evropianëve do të distancoheshin me shpejtësi nga ato të SHBA-së. Në vend se të përballen me Kinën përkrah Uashingtonit, evropianët mund të kërkojnë bashkëpunim më të madh ekonomik dhe ndoshta edhe ushtarak me Pekinin, si një mbrojtje kundër shtrirjes në rritje të SHBA-së me Rusinë e Vladimir Putinit.

Më shumë vende evropiane ka gjasa t’i bashkohen nismës së “Brezit dhe Rrugës” së Pekinit. Po ashtu, Evropa mund të jetë shumë më pak e prirur për t’u bashkuar me SHBA-në në ushtrimin e presionin ndaj Iranit mbi programin e tij bërthamor, duke kërkuar avantazhe ekonomike.

Së fundi, Evropa do të mbështeste fuqimisht Ukrainën, duke e pranuar se do të ishte një katastrofë kapitullimi ndaj Rusisë i vendit kryesor bujqësor në kontinent dhe shumë të pasur me minerale. Ka një thënie të vjetër se përse u krijua NATO: ”Për të mbajtur gjermanët poshtë, amerikanët brenda dhe rusët jashtë!”.

Nëse SHBA vendos të ndjekë rrugën e saj në botë, siç bëri në mënyrë katastrofike në vitet 1920-1930, ai ekuacion do të ishte i vjetruar. Shprehja e re mund të jetë: ”Me amerikanët jashtë, dhe rusët që po përpiqen të hyjnë, evropianët nuk do të qëndrojnë poshtë”.

Unë shpresoj që ura transatlantike nuk do të shkatërrohet plotësisht. Por nëse shembet, gjërat nuk do jenë mirë në asnjërën anë të Atlantikut./Bloomberg

 



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
SHBA, ndikimi i ndërprerjes së fondeve për kërkimet shkencore

SHBA, ndikimi i ndërprerjes së fondeve për kërkimet shkencore

Si do të ndikojë vota e diasporës? Tabaku: Ka potencial për rotacion politik

Si do të ndikojë vota e diasporës? Tabaku: Ka potencial për rotacion politik

Nga njohja e pensioneve te ligji i luftës, Rama: Të mbyllim dhe çështjet e hapura me Greqinë

Nga njohja e pensioneve te ligji i luftës, Rama: Të mbyllim dhe çështjet e hapura me Greqinë
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com