Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si përfundoi në Gjermani busti i Enver Hoxhës për të ngritur atje një tjetër monument

2018/02/20 at 4:08 PM
në -Kulturë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Si përfundoi në Gjermani busti i Enver Hoxhës për të ngritur atje një tjetër monument

27 vjet pas rënies së bustit të diktatorit, ndoshta të paktë janë ata që mund të mendojnë se çfarë ndodhi më pas me fatin e monumentit. Ndoshta po kaq të paktë janë ata që mund të dinë të vërtetën e statujës së derdhur në bronz, që me zvarritjen e saj nga sheshi qendror i Tiranës i dha fund një kohe dhe një sistemi, që tronditi jo vetëm Shqipërinë.


Bronzi i statujës së Enver Hoxhës shkoi në Gjermani. Për ironi të fatit apo për të shkrirë çdo gjurmë të së shkuarës që lidhej me figurën e tij, me bronzin e këtij monumenti në qytetin e bukur studentor të Göttingen-it do të ngrihej një statujë tjetër, ajo e shkencëtarit dhe filozofit gjerman të viteve 1700 Georg Christoph Lichtenberg.

  

Tashmë bronzi i diktatorit, u derdh në trupin e një humanisti, shkruan Opinion.al.

Historia nis në vitin 1992, kur botuesi i Göttingenit Tete Böttger, mendoi që me rastin e 250-vjetorit të lindjes së filozofit të famshëm të ngrinte një statujë në nder të tij.

Georg Christoph Lichtenberg, fizikan, satirist dhe shkrimtar gjerman u lind në vitin 1742 dhe u nda nga jeta në vitin 1799. Ai ishte pjesë e rretheve intelektuale të kohës dhe mik i afërt i Gëtes dhe Kantit.

Në kërkim të konkretizimit të idesë, botuesi takon në Tiranë skulptorin Fuat Dushku, i cili përveçse i merr përsipër konkretizimin e projektit, i ofron atij për shitje edhe lëndën e parë.

Pikërisht bronzin e statujës së diktatorit dhe akoma më shumë. Edhe bronzin e statujës së Leninit e Stalinit, që tashmë nuk mundej kurrsesi të gjenin vend në Tiranën, ku prej kohësh kishte nisur te frynte një tjetër erë.

Skulptura e Fuat Dushkut me bronzin e shkrirë të tre diktatorëve, nuk ishte më një njeri i fortë e me muskuj, që duhej të tregonte pushtetin e tij edhe përmes imazhit, por ishte një shkencëtar dinjitoz, që në dorë mbante një top të artë, me shenjat + dhe – që  simbolizojnë shenjat bipolare të elektricitetit, një prej studimeve të njohura të shkencëtarit të madh.

Busti, me një lartësi prej 150 centimetrash është vendosur në cepin verilindor të sheshit të vjetër të qytetit të Göttingen-it dhe është kthyer në objekt vizitash për turistët.

 

          

Lidhur me këtë punë, vite më pas skulptori shqiptar do të shprehej:

“Që kryengritësit të mos prodhonin me të topa, bronzi i përmendores së shkulur të Diktatorit u vendos t’i shitet të parit ofrues, një reshperi gjerman.

E desh edhe ky për përmendore: ironikisht, për një antipod të Diktatorit shqiptar: për të çuditshmin, antikonvencionalin shkencëtar-shkrimtar gjerman të shtatëqindës, Georg Christoph Lichtenberg.

E kreva unë, Fuat Dushku, skulptor, njëri nga bashkëautorët e Heroinave të Mirditës, shkulur edhe ato për t’i shitur bronzin”. /Opinion.al

 

  

Etiketa: bustienver hoxhafuat dushkuGeorg Christoph LichtenbergleniniStalini


Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij
Kryesore

Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

24 Tetor, 2025 3:38 pm
Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

24 Tetor, 2025 12:27 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Para
Një pornostare në vend të dordolecit. Fermeri beson se “fuqia e gjoksit” po i shpëton të mbjellat

Një pornostare në vend të dordolecit. Fermeri beson se "fuqia e gjoksit" po i shpëton të mbjellat

VIDEO/ U akuzua për abuzime me pronat, çfare thoshte Rama për Beqir Nuredinin: 100 % i yni

VIDEO/ U akuzua për abuzime me pronat, çfare thoshte Rama për Beqir Nuredinin: 100 % i yni

Qumështi i bletës dhe përfitimi i pabesueshëm që ka në organizëm

Qumështi i bletës dhe përfitimi i pabesueshëm që ka në organizëm
















TE FUNDIT

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
24 Tetor, 2025

I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve...

Lexo më shumë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
24 Tetor, 2025

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Dosja penale ndaj kryebashkiakut socialist është...

Lexo më shumë

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

Messi rinovon kontratën me Inter Miami
24 Tetor, 2025

Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë. Ndryshe nga sa flitej prej kohësh,...

Lexo më shumë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
24 Tetor, 2025

Kryetari i komisioni të Ligjeve Ulsi Manja theu heshtjen e mazhorancës për raportin e ODIHR që kritikon PS për përdorimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com