Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ndryshoi retorikë Rama, nga ‘ngelës’ në ‘doja të isha student’

2018/12/07 at 2:33 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Basha pret t’ja çojnë pushtetin te SHQUP-i

Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi ti quajë dy ditë më parë “ngelës” studentët që protestonin para fakulteteve dhe para Ministrisë së Arsimit. Por sheshi plot si kurrë më parë, e bëri Ramën jo vetëm të terheqë VKM-në që tarifonte provimet e mbartura, por edhe të ndryshojë retorikë!


Kryeministri Edi Rama sot nuk ka guxuar ti quajë më “ngelës” studentët nga mbarë vendi që protestojnë. Ai e ka zbutuar aq shumë gjuhën sa tashmë thotë “do të doja të isha edhe unë student; do të doja të isha në protestë; jam gati të dialogoj; dua t’ju dëgjoj”.

Edi Rama më 5 Dhjetor: A jeni dakord që t’i paguani ju (pra taksapaguesit) shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar”.

Edi Rama, më 7 Dhjetor: Një përshëndetje për studentët që sot janë në rrugë. Uroj që që të kenë dëshirën jo vetëm për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar. Në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarrësve për shqetësimet që keni. Ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarrësit.

Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për ti dhënë, por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë. Pra studentët e zgjedhur prej vetë protestuesve si të duan dhe kë të duan, pa asnjë filtër partiak apo administrativ.

Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa asnjë rrezik prej plumbave dhe hakmarrjes politike. Kemi qenë, s’kemi qenë dakord për një protestë apo tjetër, protesta në vetëvete e ka pasur të garantuar si kurrë më parë pacënueshmërinë e statusit të qytetarisë së saj. Unë ndihem shumë mirë për këtë dhe po të mund të zgjidhja dot sot, do të doja të isha edhe një herë student, protestues, jo kryeministër në zyrë. Po si kryeministër dhe edhe si një protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri-tjetrin, me respekt, qoftë kur jemi, qoftë kur nuk jemi dakord dhe këtë rast duke u bërë bashkë për të shtyrë me forcë moderinizmin e arsimit të lartë në çdo aspekt ne mund ta përshpejtojmë dhe ta bëjmë shumë më mirë punën kolosale që mbetet ende për të bërë në dobi të universitetit.

Detyra ime është ti dëgjoj dhe ti mbështes në adresimin e shqetësimit të tyre, në çdo rast që ata do të donin të bisedonin, kur edhe po të dëshirojnë të njëjtën gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja, por pushteti i kësaj zyrë është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur, në shërbim të vendit, shoqërisë dhe të së ardhmes që fëmijët e sotëm meritojnë.



Ju sugjerojmë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
Aktualitet

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

4 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit 4 Qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:05 am
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës
Aktualitet

Jep dorëheqje kreu i i përgjithshëm i Gardës së Republikës

3 Qershor, 2025 8:03 pm
U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn
Aktualitet

U dënua për trafik droge, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për Arbër Çekajn

3 Qershor, 2025 7:52 pm
Para
Tentoi të qëllojë Ramën me këpucë, Apeli lë në burg protestuesin

Tentoi të qëllojë Ramën me këpucë, Apeli lë në burg protestuesin

Mjekët: Mosha 24-javëshe e trenjakëve, e papajtueshme me jetën

Mjekët: Mosha 24-javëshe e trenjakëve, e papajtueshme me jetën

Zbulohet përgjigjja e Nikollës për kërkesat e studentëve

Zbulohet përgjigjja e Nikollës për kërkesat e studentëve
















TE FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
4 Qershor, 2025

Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë...

Lexo më shumë

Rafah, masakra e dytë e bukës

Rafah, masakra e dytë e bukës
4 Qershor, 2025

Kush qëlloi, këtë herë, e thotë këtë. Ka dy dallime midis masakrës së djeshme, 3 qershor, dhe asaj të së...

Lexo më shumë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Qershor, 2025

Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas. Njëri...

Lexo më shumë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
4 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm, 5 qershor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-un e tij pamjet nga ajri të Kalasë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com