Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Gjatë një konflikti, 25-vjeçari Darmend Keli qëlloi katër here më thikë 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallarin, i cili humbi jetën në spital.
Shkak i konfliktit është bërë ngacmimi i të fejuarës së 25-vjeçarit nga Amarildo Hoxhallari, i cili rezulton se ishte person me precedent penal. Në momentin që Hoxhallari ngacmonte të fejuarën e të riut, Darmend Keli ndodhej në ballkonin e banesës së tij dhe ka parë të gjithë skenën.
Pas kësaj, ai ka marrë një thikë në banesë dhe ka shkuar drejt 34-vjeçarit, ku dhe është përplasur fizikisht. Gjatë konfliktit, Darmend Keli e qëlloi me thikë katër herë Hoxhallarin, dy herë në gjoks e dy herë të tjera në këmbë.
Pasi kreu krimin, 25-vjeçari u arrestua pak minuta më vonë nga policia./Opinion.al