Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të njihet sot me vendimin e GJKKO, e cila pritet të vendosë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.
Gjatë protestës para Gjykatës së Lartë, Berisha është pyetur nga gazetarët se si ndihet në “protestën e tij të fundit”?
Ish-kryeministri u përgjigj: Kush e tha këtë?
Kujtojmë se sot pritet edhe vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën dhe logon e PD. Aktualisht Berisha ndodhet në selinë blu, por nuk dihet nëse do t’i presë aty vendimet./Opinion.al