Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si na goditi “Audi” i blinduar, zbardhet dëshmia e plotë e zv.shefit në Elbasan

2017/09/25 at 6:08 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si na goditi “Audi” i blinduar, zbardhet dëshmia e plotë e zv.shefit në Elbasan

Sulmi i rëndë që iu bë Policisë mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan, vijon të ketë disa pikëpyetje, të cilave ende nuk u është dhënë përgjigje.


Në lidhje me këtë incident, u janë marrë deklarime 12 punonjësve të Policisë, mes së cilëve edhe zv.drejtorit, Gjergji Oshafi, makina e të cilit u godit nga një “Audi” i blinduar, shkruan “Panorama”, e cila zbardh edhe deshmine e plote te Oshafit.

Personi që ka qenë në drejtim të këtij mjeti në momentin që ka sulmuar Policinë, ende nuk dihet, ndonëse, zyrtarisht Policia thotë se e ka identifikuar. Ndërsa vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, deklaroi nga Elbasani, se emri i tij përbën sekret hetimor.

E megjithëse sot bëhet një javë nga dita kur ndodhi incidenti, vetëm dy persona janë në qeli. Nga tre të arrestuarit natën e ngjarjes, në burg kanë mbetur roja i tregut, që nuk iu bind urdhrit të Policisë për të hapur portën, pasi “Audi” që sulmoi Policinë u fut brenda, dhe po ashtu pasagjeri i mjetit “Range Rover”, që iu gjet një sasi droge.

Ndërsa autori kryesor i sulmit, vijon të jetë i lirë edhe 7 ditë pas ngjarjes. Sipas deklarimeve që kanë dhënë punonjësit e Policisë, kur “Audi” ka hyrë brenda tregut, dera e tij është mbyllur menjëherë.

“Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe me kapelë të rrumbullakët. Tjetër gjë s’kam mundur të fiksoj, pasi mjeti lëvizte me shpejtësi”, ka deklaruar zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi. Policia i ka bërë thirrje rojës së tregut që të hapë derën, por ai nuk është bindur duke thënë se nuk kishte të drejtë t’ua hapte derën pa pyetur më parë administratorin e tregut, biznesmenin Petrit Çela. Dera e objektit u hap kur erdhi Petrit Çela. Mjeti u gjet i parkuar në pjesën juglindore të tregut, pranë një bar restoranti. Aty u bë i mundur identifikimi i targës së saj, AA795EP. Ajo u gjet e mbyllur dhe çelësat e saj i dorëzoi biznesmeni Petrit Çela.

Burimi: Panorama

 

Etiketa: goditi audi i blinduarzbardhet deshmia


Ju sugjerojmë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
Sport

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

5 Dhjetor, 2025 10:51 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

5 Dhjetor, 2025 10:09 pm
FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
Sport

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

5 Dhjetor, 2025 9:36 pm
Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
Kryesore

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

5 Dhjetor, 2025 8:28 pm
Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?
Bota

Pse Belgjika është kundër përdorimit të aseteve ruse për të mbështetur Ukrainën?

5 Dhjetor, 2025 7:56 pm
Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut
Bota

Rusia po dërgon fëmijët ukrainas në kampet e Koresë së Veriut

5 Dhjetor, 2025 7:00 pm
Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Hetimi britanik/ Putin autorizoi helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal

5 Dhjetor, 2025 6:16 pm
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bota

Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë

5 Dhjetor, 2025 5:14 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Para
Çifti i bashkëshortëve vrau 30 persona dhe hëngri trupat e tyre

Çifti i bashkëshortëve vrau 30 persona dhe hëngri trupat e tyre

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar/ Ja struktura e re e Partisë Demokratike

PD mbledh grupin parlamentar. Ja çfarë ka vendosur

Shokuese/ Pas 10 vitesh lidhje gruaja zbulon sekretin tronditës për partnerin

Shokuese/ Pas 10 vitesh lidhje gruaja zbulon sekretin tronditës për partnerin
















TE FUNDIT

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan
5 Dhjetor, 2025

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com