Këto janë pamjet e operacionit policor të koduar “Indoors” në Vlorë, ku u zbuluan ambiente të përshtatshme për kultivim të lëndës narkotike në një vilë luksoze. Në video shfaqet momenti teksa policia mësyn me forcë në një vilë në lagjen “10 Korriku” ku kultivohej kanabis.
Pamjet, tregojë bimët narkotike që kultivoheshin me anë të llambave, si dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Policia e Shtetit arriti të arrestojë 6 persona ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë.
Gjatë operacionit u sekuestruan 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale./Opinion.al