Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si janë sot vendet e Ballkanit Perëndimor përballë BE-së?!

2016/11/06 at 9:37 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Si janë sot vendet e Ballkanit Perëndimor përballë BE-së?!
Nga Lavdrim Lita
 
Bashkimi Europian pritet të botojë së shpejti progres-raportin e këtij viti dhe mediat mezi po presin të lexojnë anët pozitive dhe negative të tij. Botimi i këtyre anëve pozitive dhe negative të progres raportit në kryeqytetet e rajonit do të rëndonte apo do të lehtësonte pozitën e qeverive përballë qytetarëve të tyre. Po si janë sot vendet e rajonit përballë pasqyrës, kjo do të lexohet më poshtë.
Shqipëria pret një lajm pozitiv. Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave është i pritshëm, edhe pse ajo do të jetë e kushtëzuar në dhjetor nga Këshilli Europian që merr vendimin final për dritën e gjelbër. Miratimi i reformës konsensuale në drejtësi i ka dhënë shumë pikë statusit të vendit kandidat në sytë e kancelarive europiane. Zgjidhja me arbitër i ligjit të Vettingut është një ndalesë e detyrueshme, duke parë konfliktin politik permanent pozitë-opozitë, ku akuzat për skandale multi-milionëshe, drogë, krim e korrupsion me tenderët publikë të lidhur me qeveritarë marrin përgjigje përmes përgënjështrimeve verbale. Sipas INSTAT, papunësia në vend arrin zyrtarisht në 17.3 % në një popullsi prej 3 milion banorësh, e ndërsa kjo shifër nuk mbledh faktin që 67 mijë shqiptarë janë azilkërkues në BE për 2015, një rritje me 12.2 mijë nga viti 2014.
Kosova gjendet përballë BE-së me një ngërç politik që ka paralizuar reformat dhe zbatimin e marrëveshjeve normalizuese me Serbinë, sidomos për asociacionin e komunave dhe ligjin për demarkarcionin me Malin e Zi . E ndërsa politika merret me zhurmë e dhunë, qytetarët janë të papunë. Në Kosovë shkalla e papunësisë është zyrtarisht 32.9 për qind, por për moshën deri në 30 vjeç papunësia shkon deri në 60 %, ku nga 10 të rinj 3 janë të punësuar. Shkalla më e theksuar e papunësisë në Kosovë është te grupmoshat 15-24 vjeçare. Korrupsioni radhitet si problem i dytë më madhor në Kosovë, menjëherë pas papunësisë. Nga 1.8 milion banorë rreth 34 mijë qytetarë kosovarë kanë kërkuar azil në Gjermani në 2015.
Maqedonia gjendet përballë BE-se në fushatë elektorale ku shpresohet që zgjedhjet e 11 dhjetorit të jenl një dalje nga ngërçi.  Kriza politike në Maqedoni ka shqetësuar jo pak fqinjët dhe Brukselin zyrtar, si dhe arritja e marrëveshjes së Przhinos u pa si një dalje nga kriza. Zyrtarisht papunësia në vend është 27.3 për qind në një popullsi prej 2 milion banorësh. Hulumtimet e fondacionit “Friedrich-Ebert-Stiftung” në Shkup kanë nxjerrë në pah se 53% e të rinjve në Maqedoni dëshirojnë të largohen nga vendi
Mali i Zi gjendet përballë BE-së me një situatë pas-zgjedhore të paqartë. Milo Gjukanoviç fitoi sërish, por kësaj radhe deklaroi se është tërhequr nga posti i kryeministrit, duke ia lënë pozicionin Dushko Markoviçit, krahu i djathtë i tij. Është hera e tretë brenda dhjetë viteve që  Gjukanoviç deklaron që do të tëhiqet. Shkalla e papunësisë në Mal të Zi është 13.9 për qind në një popullsi prej 680 mijë banorë.
Serbia gjendet përballë BE-së me një qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 11 gushtit, ku kryeministri Vuçiç ruan kalicionin me Ivica Daciç. Zgjedhjet ishin një lëvizje e Vucic për të dobësuar opoyitën dhe konsoliduar pozicionin e tij për katër vitet e ardhshme. Politika e jashtme me dy këpucë, një BE dhe tjetra Rusi, deri tani ka funksionuar për ta.  Në Serbi, sipas Shërbimit kombëtar të punësimit, të regjistruar të papunë janë 741.000, që do të thotë se shkalla e papunësisë në këtë vend është 19,2 për qind në një popullsi 7 milion banorë.
Siç mund të kuptohet fare qartë emëruesi i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor në prag të progres-raportit të BE është dy hapa përpara një hap prapa. Inercia dhe mungesa e shpresës është ylli polar me i ndjekur në rajon. Po ashtu, polarizimi politik, papunësia e lartë  dhe standartet e dyfishta po minojnë zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre vendeve. Një nga tre kriteret e Kopenhagenit që një vend duhet të zotërojë përpara së të aderojë në BE-së janë kriteret politike që do të thotë institucione të qëndrueshme që garantojnë demokraci, sundim të ligjit, respekt të të drejtave të njeriut dhe respekt e mbrojtje të të drejtave të pakicave.
*Gazetar, njohës i mirë i rrethanave politike e shoqërore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. MA në Kolegjin Europës.



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

25 Korrik, 2025 10:44 pm
Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
Bota

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

25 Korrik, 2025 10:19 pm
Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
Bota

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

25 Korrik, 2025 9:43 pm
Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
Aktualitet

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

25 Korrik, 2025 9:13 pm
Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira
Aktualitet

Zjarri në Delvinë, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira

25 Korrik, 2025 9:09 pm
Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…
Kronikë

Aksioni i SPAK/ Arrestohen dy vëllezër, akuzë të re për Plarent Dervishajn dhe…

25 Korrik, 2025 8:37 pm
Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative
Aktualitet

Ura e Milotit mbyllet për shkak të degradimit, ARRSH tregon rrugët alternative

25 Korrik, 2025 8:31 pm
BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump
Bota

BE dhe SHBA pranë arritjes së marrëveshjes për tarifat,mungon vetëm aprovimi i Trump

25 Korrik, 2025 8:01 pm
Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën
Bota

Starlink i Musk është jashtë funksionit, probleme me internetin në të gjithë botën

25 Korrik, 2025 7:31 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në Sarandë, 27-vjeçari transportohet me helikopter drejt Traumës

25 Korrik, 2025 6:57 pm
Para
Video/ “Lejla” e Elvana Gjatës, ja si këndohet nga një amerikane

Video/ "Lejla" e Elvana Gjatës, ja si këndohet nga një amerikane

Video/ Shkëlzen Gashi tjetër supergol por përfundon me paterica

Video/ Shkëlzen Gashi tjetër supergol por përfundon me paterica

Ja katër arsye përse mosha 17 vjeçare konsiderohet më e vështira

Ja katër arsye përse mosha 17 vjeçare konsiderohet më e vështira
















TE FUNDIT

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona

Përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës, OSSH stakon energjinë në disa zona
25 Korrik, 2025

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40...

Lexo më shumë

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj

Trump viziton në Britaninë e Madhe: Më pëlqen kryeministri juaj
25 Korrik, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë disa komente të bujshme nga Britania e Madhe, ku ndodhet në një tur ndërkombëtar,...

Lexo më shumë

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës

Qeveria britanike presion nga 221 deputetë për të njohur shtetin e Palestinës
25 Korrik, 2025

Qeveria britanike po përballet me presion të madh nga 221 deputetë nga i gjithë spektri politik për të njohur menjëherë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut

Përfshihet nga flakët edhe mali i Shpiragut
25 Korrik, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë ditës së sotme malin Shpirag në Berat. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com