Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si iu përgjigjën Kurti e Vuçiç kërkesave të BE-së?

2023/06/23 at 8:10 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Si iu përgjigjën Kurti e Vuçiç kërkesave të BE-së?

Pika e vetme për të cilën u tha se janë pajtuar në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Dy udhëheqësit zhvilluan më 22 qershor takime të ndara me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.


“Takimi nuk u fokusua shumë në çka, por në atë se si dhe kur”, tha Borrell.

BE-ja dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar ka kohë që kërkojnë nga Qeveria e Kosovës ta shtensionojë situatën në veri. Kjo zonë u tensionua qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, hynë në objektet komunale, me gjithë protestat e banorëve serbë. Këto objekte shfrytëzohen edhe nga autoritetet paralele serbe, ndërsa vetëm në Mitrovicë të Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë prej asaj që funksionon nën sistemin serb.

Protestat kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, ku dhjetëra pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe dhjetëra protestues u plagosën. Nga ajo kohë, Policia e Kosovës arrestoi disa serbë të dyshuar për akte dhune ndaj forcave policore, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve në veri. Zgjedhjet e prillit, prej të cilave dolën kryetarët shqiptarë, u bojkotuan nga komuniteti serb dhe përfaqësuesit e tij politikë. Zgjedhjet e reja dhe pjesëmarrja e serbëve në to tani shihen si zgjidhje.

Çka kërkoi BE-ja?

Janë tri kërkesa kryesore që, sipas Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës duhet t’i pranojë “sa më parë që të jetë e mundur”. Një prej tyre është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit. Kurti u pajtua me këtë, por me kushtin që ato të jenë “zgjedhje ligjore”.

“Nuk mund të bëhen zgjedhjet e parakohshme jashtë ligjit. Siç e parasheh ligji në Kosovë – ta zëmë, me nënshkrimet e qytetarëve, të cilët i mbledhin përmes një peticioni, që t’ia përfundojnë mandatin një kryetari të komunës. Kjo është një zgjidhje brenda ligjit”, tha Kurti pas takimit me Borrellin në Bruksel.

Në një konferencë për media po atë ditë, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, kërkoi “dorëheqjen e kryetarëve shqiptarë” si një rrugë që mund të çojë drejt zgjedhjeve të reja.

Kurti, më herët, ka thënë se nuk ka të drejtë t’u kërkojë dorëheqje kryetarëve të zgjedhur, sepse ajo është një akt moral. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Izmir Zeqiri, kryetari aktual i Zubin Potokut, tha se nuk është duke menduar për zgjedhje, edhe pse ato janë duke u përmendur.

“Si dorëheqje, pse dorëheqje? Vetëm se i teket dikujt të thotë të jap dorëheqje, unë të dorëhiqem, a?”, u shpreh Zeqiri.

“Ne i shohim rrugët ligjore, nuk mendojmë për zgjedhjet. Njëherë jemi duke punuar, do të punojmë sa të mundemi”, tha ai.

Kryetarët e tjerë të komunave veriore nuk ishin të qasshëm për komente në lidhje me këtë çështje.

Kërkesat e tjera për Kurtin

Borrell tha, po ashtu, se ka kërkuar nga Kurti që t’i tërheqë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga zonat rreth objekteve komunale, ku gjenden aktualisht. Kurti u përgjigj duke thënë: “Policia nuk është afër godinave, por është brenda në ndërtesa”.

“Prania e tyre nuk është e dëshirueshme për ne, por është e obligueshme, duke pasur parasysh ekstremistët e dhunshëm që kanë qëlluar mbi ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët”, tha Kurti.

Borrell tha se ka kërkuar nga Kurti që edhe kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të punojnë përkohësisht në ndërtesa alternative, e jo në ato komunale. Aktualisht, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, është duke punuar brenda objektit komunal, ashtu si dhe Lulzim Hetemi i Leposaviqit.

“Ne ia përkujtuam zotit Borrell dhe zotit [Mirosllav] Lajçak [përfaqësues i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi] se dhuna më e madhe që ka ndodhur, ka ndodhur në Zveçan, ku kryetari i komunës nuk ka qenë brenda në zyrë”, tha Kurti, duke përsëritur se kryetarët duhet të punojnë nga zyrat e tyre.

Vuçiç i heshtur ndaj kërkesave të BE-së

Me qëllim shtensionimin e situatës në veri, Borrell tha se ka paraqitur disa kërkesa edhe për presidentin e Serbisë, Vuçiç. Një prej tyre është që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale në veri, në të njëjtën kohë kur të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Serbisë iu kërkua, po ashtu, lirimi i tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, “në mënyrë të menjëhershme dhe pa kushte”. Në Serbi ata dyshohen për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa në Kosovë besojnë se ata janë arrestuar në shenjë hakmarrjeje për arrestimet në veri.

Në një konferencë për media, pas takimit në Bruksel, Vuçiq nuk u përgjigj në asnjërën prej këtyre kërkesave.

“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë kyçe, por unë paralajmërova se serbët [në Kosovë] janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta durojnë deri në këtë moment”, tha Vuçiç.

Çka tha Lista Serbe?

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, përshkroi disa hapa që, sipas tij, duhet të ndërmerren para se kjo parti të pranojë të marrë pjesë në zgjedhje. Si hap kryesor, ai përmendi tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. Vakumi i sigurisë që do të krijohej me këtë, sipas tij, do të duhej të plotësohej nga KFOR-i dhe misioni i BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX. Kërkesa e dytë, sipas tij, është amnistia për të gjithë serbët e arrestuar në dy-tre vjetët e fundit – qoftë për pjesëmarrje në barrikada apo në protesta të ndryshme kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Shumica e këtyre të arrestuarve akuzohen për “shkelje të rendit kushtetues”.

“Ne nuk kërkojmë lirimin e kriminelëve, kërkojmë amnisti për personat e arrestuar që kanë marrë pjesë në protesta apo barrikada. Kjo është diçka që aplikohet kudo në botë, ku ka zona krize”, tha Rakiq.

E, si “kusht mbi të gjitha kushtet”, ai përmendi “fillimin” e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Për këtë asociacion, Kosova dhe Serbia janë pajtuar qysh në vitin 2013, por marrëveshja për të nuk është zbatuar kurrë. Prishtina zyrtare vazhdimisht ka thënë se kompetencat e tij të gjera do të rrezikonin funksionalitetin e brendshëm të shtetit. Radio Evropa e Lirë pyeti Listën Serbe nëse do të pranonte ndonjë zgjidhje kompromisi për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk mori përgjigje. Përgjigje në këtë pyetje nuk ktheu as Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./REL



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova

Tiranë/Gruaja ndërron jetë në dyqanin e saj, dyshimet e para

U shpall “non grata” nga SHBA, kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut shqiptar

U shpall “non grata” nga SHBA, kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut shqiptar

Rama: Ka vende pune dhe paga konkurruese në industrinë e turizmit, por nuk ka punëtorë

Rama: Ka vende pune dhe paga konkurruese në industrinë e turizmit, por nuk ka punëtorë
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com