Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si i humbi i riu 10 mijë euro në pikën e bastit ku punonte

2018/06/07 at 6:52 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Si i humbi i riu 10 mijë euro në pikën e bastit ku punonte

Provoi fatin në lojërat që jo gjithmonë sjellin fat. Rrezikoi të luante me para të pazarit ditor të pikës së bastit sportive. Filloi bastin me një shumë prej 700 eurosh. Humbja shkoi duke u rritur deri në 10 mijë euro, në mënyrë elektronike, pikërisht në pikën e bastit ku punonte. Pas tërë këtij rrisku mbi supe, fati nuk doli të jetë në anën e tij. Kur e kuptoi se humbi paratë, gjilanasi doli nga vendi i punës, duke menduar më të keqen për veten e tij.

Për dy ditë familjarët nuk dinin asgjë për vendndodhjen e tij, derisa u gjet të premten pa vetëdije në qytetin e Ferizajt. Shumë nga banorët e qytetit të vogël të Gjilanit kishin dëgjuar për ngjarjen, megjithatë të gjithë e përshkruanin si djalë të mirë e punëtor.

Mendimin e njëjtë e ka edhe ish-shefi i tij, pasi ai tanimë ka ndërprerë punën në pikën e bastit  ku punoi për rreth 3 vjet. Pronari i pikës së bastit  G.T, ende nuk është takuar me punëtorin, i cili, përveç 10 mijë eurove, thotë se ia ka borxh edhe afër 3 mijë euro të tjera për një rast pak a shumë të ngjashëm si ky. G.T., nuk e ka takuar ende punëtorin që ia humbi 10 mijë euro, thotë se për të fillimisht është e rëndësishme gjendja e tij.

“Kërkush nuk i ka bo presion, për neve u kan me rendësi që ai mu gjetë dhe u kan një ndër punëtorët më të mirë. Shumë është djalë i mirë”, thotë G.T., për Gazetën Express.

Policia kishte deklaruar se viktima, pasi i ka humbur paratë, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia. Familjarët e kishin raportuar si të zhdukur në polici, ndërsa të premten ishte gjetur pa vetëdije në Ferizaj. Më pas i ishte ofruar edhe ndihma mjekësore.

Edhe G.T. thotë se ka dëgjuar se gjendja e ish-punëtorit të tij është e mirë, ndërsa ende nuk e ka takuar për të biseduar lidhur me rastin pasi thotë se nuk dëshiron t’i bëjë presion.

“Nuk e ka thirr më kerkush nuk i ka bo presion sa i përket anës tonë se kena taku hala. Edhe pak nuk do të takohemi”, thotë G.T.

Sidoqoftë, viktima ka deklaruar se pasi kishte luajtur dhe humbur në  lojëra të fatit shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) €, nga depresioni ishte larguar nga shtëpia./Express/

Etiketa: humbi 10 mije euroi riupika e bastitpuna

Ju sugjerojmë

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt
Aktualitet

Endri Shabani dërgon vëzhgues në protestën e Adriatik Lapajt

31 Janar, 2026 2:13 pm
Pazaret e  Epstein/ E reja nga Tirana kërkoi punë, “ndërmjetësi” i kërkon video
Aktualitet

Pazaret e Epstein/ E reja nga Tirana kërkoi punë, “ndërmjetësi” i kërkon video

31 Janar, 2026 12:55 pm
Protesta, Berisha: Qëndrimi në shesh derisa të largohet Rama, rruga e vetme
Kryesore

Protesta, Berisha: Qëndrimi në shesh derisa të largohet Rama, rruga e vetme

31 Janar, 2026 12:48 pm
Protesta në Vlorë/Tregtarët përballen me Spiropalin,ankohen për zhvendosjen e tregut
Aktualitet

Protesta në Vlorë/Tregtarët përballen me Spiropalin,ankohen për zhvendosjen e tregut

31 Janar, 2026 12:07 pm
Dosja “Epstein”/ Ish-Sekretari i Përgjithshëm i KiE: Isha në Tiranë, vajza të…
Aktualitet

Dosja “Epstein”/ Ish-Sekretari i Përgjithshëm i KiE: Isha në Tiranë, vajza të…

31 Janar, 2026 11:48 am
Para
Video/ Botërori ‘Rusi 2018’: Udhëtimi i tifozit gjerman me traktor për në Rusi

Video/ Botërori ‘Rusi 2018’: Udhëtimi i tifozit gjerman me traktor për në Rusi

Majk i habit të gjithë! Ka disa fjalë për ish të dashurën e tij

Majk në pushime, shoqërohet nga kjo femër!

Studimi/ Gratë në Shqipëri jetojnë më shumë se sa burrat

Studimi/ Gratë në Shqipëri jetojnë më shumë se sa burrat

TE FUNDIT

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
1 Shkurt, 2026

Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës...

Lexo më shumë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
1 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin...

Lexo më shumë

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
1 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të përjavshëm në podkastin “Flasim” pohoi se lufta kundër informalitetit në sektorin e ndërtimit po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com