Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si funksionojnë juritë e mëdha në SHBA

2023/03/22 at 9:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si funksionojnë juritë e mëdha në SHBA

Juritë e mëdha luajnë një rol qendror në sistemin amerikan të drejtësisë. Ato kanë për detyrë të dëgjojnë provat e paraqitura nga prokurorët dhe dëshmitarët dhe më pas të vendosin, me votim të fshehtë, nëse ka prova të mjaftueshme për të akuzuar një person për një krim, që konsiderohet çdo vepër penale e dënueshme me të paktën një vit burg.

Juritë e mëdha janë të detyrueshme në ndjekjet penale të krimeve federale dhe shumë shtete të SHBA-së kanë miratuar një sistem të ngjashëm.

Megjithatë, në disa shtete, prokurorët mund t’ia paraqesin provat e tyre një gjyqtari, i cili vendos nëse dikush mund të akuzohet për një krim.

Juritë e mëdha federale përbëhen nga 16 deri në 23 anëtarë. Të paktën 12 anëtarë të jurisë duhet të bien dakord, në mënyrë që një aktakuzë të mund të ngrihet kundër dikujt. Anëtarë e jurisë së madhe zgjidhen nga i njëjti grup qytetarësh të thjeshtë që shërbejnë si anëtarë jurie për një process të thjeshtë gjyqësor.

Ata identifikohen përmes të dhënave publike për ta si për shembull patenta e shoferit dhe regjistrimet e votuesve. Juritë e mëdha shërbejnë nga 18 deri në 36 muaj, zakonisht mblidhen disa herë në muaj dhe kanë kompetencën të marrin në pyetje dëshmitarët dhe të lëshojnë fletëthirrje.

“Sistemi i jurisë së madhe është i rëndësishëm për të përcaktuar se kush do të përballet me akuza penale, por është gjithashtu i rëndësishëm sepse përfshin qytetarët në sistemin e drejtësisë penale,” thotë Peter Joy, një profesor i së drejtës në Universitetin e Uashingtonit në St Louis.

“Origjina e sistemit të jurisë së madhe bazohet, në një farë kuptimi, tek përpjekjet për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë”.
Juritë e mëdha fillimisht u konceptuan si një mburojë përballë pushtetit të qeverisë dhe kjo është arsyeja se pse Baballarët e Kombit i parashikuan në Kushtetutën e SHBA.

Por ish-prokurori federal Bruce A. Green, një profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Fordham, nuk është i bindur se i ashtuquajturi “komisioni popullor” e përmbush këtë funksion në një mënyrë kuptimplote.

“Nëse ideja fillestare e hartuesve të Kushtetutës ishte, siç besoj se ishte, që kjo të shërbente si një kufizim për pushtetin e qeverisë, ky ndoshta nuk është një mjet shumë efektiv për të mbrojtur njerëzit nga tejkalimi i kompetencave të prokurorëve,” thotë ai.

“Dhe ekziston një rrezik i konsiderueshëm që nëse prokurori i bind ata se dikush është fajtor, ata mund të arrijnë në përfundimin që të lëshojnë një aktakuzë, pavarësisht nëse personi është fajtor ose jo”, thotë prof. Green.
Janë të rralla rastet kur juritë e mëdha nuk ngrenë aktpadi. Në vitin 2010, statistikat e qeverisë treguan se juritë e mëdha federale ngritën akuza në më shumë se 99% të rasteve.

Vendime të rëndësishme

Juritë e mëdha janë kanë më shumë gjasa të luajë një rol domethënës në rastet që tërheqin vëmendjen e gjerë të publikut, thotë prof. Joy.
“Gjasat janë që kur paraqesin prova para jurisë së madhe, prokurorët përpiqen të japin informacion më të detajuara sesa në një rast tipik dhe t’i paraqesin në një mënyrë të balancuar,” thotë ai.

Disa shtete kërkojnë që prokurorët të paraqesin prova se i akuzuari mund të jetë i pafajshëm. Megjithatë, prokurorëve federalë nuk u kërkohet ta bëjnë këtë.

“Sa më i lartë të jetë profili i një të akuzuari, aq më të mëdha janë gjasat që prokurori do që të tregojë se ka argumenta të forta,” thotë Prof. Joy.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e çështjes, një prokuror i zgjuar – nëse ka disa prova që mund të vënë në dyshim fajësinë ose pafajësinë – mund ta përdorë jurinë e madhe si një proces verifikimi [testimi] për këto prova.”

Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
Para
Bojan Krkic tërhiqet në moshën 32-vjeçare

Bojan Krkic tërhiqet në moshën 32-vjeçare

Nëse FBI vërteton shkatërrimin e dokumenteve, ja sa vite burg rrezikon Trump 

Shtyhet seanca për padinë eventuale kundër Trumpit

“Mos na inçizo”, sekseri të kalon në Portin e Vlorës me 170 Euro

“Mos na inçizo”, sekseri të kalon në Portin e Vlorës me 170 Euro

TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com