Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e vrau Enver Hoxha, burrin e motres!

2016/02/10 at 9:31 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Si e vrau Enver Hoxha, burrin e motres!

Në vitin 1942 Enver Hoxha me te dashuren u vendos në banesën e familjes Omari, kunatit të Enver Hoxhës. Nexhmije Hoxha e dëshmon kështu në kujtimet e veta vizitën e parë në familjen e kunatës, në një shtëpi në rrugën e Bamit (sot rruga “Qemal Stafa”), ngjitur me shtëpinë e prefektit të Tiranës Qazim Mulleti:


“Më tha: “Kjo është dhoma ku rri e punon Enveri, kur vjen këtu. Tani është edhe tëndja. Rrini këtu, bisedoni e punoni. Për natën do të bie një dyshek për ty, kurse Enveri fle me djemtë e mi””.

Më tej zonja Hoxha sot tregon:

“Atë natë zbrita poshtë, në katin e parë dhe më njohën me të zotin e shtëpisë, Bahri Omarin. Ai të jepte përshtypjen e një intelektuali, qoftë në mënyrën sesi mbahej, qoftë në sjelljen e tij dhe në bisedë. Dukej se e donte dhe respektonte të shoqen përderisa pranonte të strehonte vëllanë e saj komunist dhe të fejuarën e tij…”.

Enver Hoxha dhe Nexhmije Xhuglini qëndruan, me shkëputje të herëpashershme afro 8 muaj në shtëpinë e familjes Omari. Vetë Bahri Omari u angazhua me forcat nacionaliste dhe në vitin 1944 pranoi detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e kryeministrit Rexhep Mitrovica. Nuk dihet se si kanë qenë marrëdhëniet e tij me Hoxhën në atë kohë: a ka pasur ndonjë bisedë ose sherr mes tyre. Hana Këlcyra, vajza e Ali Këlcyrës, e kujton kështu takimin e fundit të të atit me Bahri Omarin, takim në të cilin ajo ka qenë e pranishme, dhe bisedën mes tyre:

“-Bahri, çfarë do të bësh, e pyeti babai?

-Rrugët e emigrimit nuk i marr më, – iu përgjigj ai.

-Po çfarë do të bësh?

-Do të rri këtu, u përgjigj Omari.

-Bahri, ti je i kompromentuar me italianët, si do të rrish? i tha babai.

-Unë kam fshehur Enver Hoxhën, iu përgjigj ai, dhe ai më ka siguruar që pozitë nuk mund të siguroj në qeveri, por të rrish si privat mundesh”.

Nuk dihet se sa e vërtetë ka qenë kjo bisedë mes Omarit dhe Hoxhës, por ky i fundit, që në një radiogram të datës 29 shtator 1944, drejtuar Gjeneral Dali Ndreut, shprehet me përbuzje për kunatin, njeriun që e kishte strehuar dhe ndihmuar në ditë të vështira, siç e dëshmojnë pothuaj të gjithë ata që e kishin njohur, sidomos edhe për vetë të fejuarën e tij, Nexhmijen. Ja teksti i radiogramit, i bërë publik vetëm në vitin 2004:

“Datë 29/IX/1944.

Gjeneral Daliut.

Për sa u përket Bahri Omarit me shokë mos qëndroni as pak në thirrjen e bame veçanërisht. Ato hynë në kategorinë e horrave të tjerë.

Enver”.

Fati i Bahri Omarit do të ishte tragjik: ai u arrestua bashkë me 60 figura të tjera të rëndësishme të jetës politike dhe publike shqiptare në nëntor të vitit 1944 dhe doli përpara Gjyqit Special, një prej gjyqeve të para të diktaturës komuniste, më 15 dhjetor 1944. Në listën prej 60 personalitetesh përfshiheshin nënshkrues të Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë më 1912, ish- kryeministra, ish- kryetarë të Parlamentit shqiptar, ish-ministra, shumica prej tyre të diplomuar në Europën perëndimore. Por, pa asnjë dyshim, pothuajse të gjithë të implikuar si bashkëpunëtorë të pushtuesve: pa e ditur shkakun dhe pa u hyrë justifikimeve, ata qenë shndërruar në kolaboracionistë.

Prokuror i çështjes ishte Bedri Spahiu, ndërsa kryetar i Trupit gjykues zëvendëskryeministri, gjeneral-lejtënant Koçi Xoxe, një njeri me shkollim fillor, me profesion teneqexhi, ashtu si edhe prokurori Spahiu: një ish-toger i degraduar dhe i çmobilizuar i Ushtrisë mbretërore që në vitin 1935, pa kurrfarë formimi juridik dhe njohje të ligjeve. Gjyqi u zhvillua në kinema “Kosova” (sot “Teatri Kombëtar”), ndërsa mijëra vetë e ndiqnin atë nëpër rrugë nga altoparlantët që qenë vendosur kudo në Tiranë. Vendimi u dha më 13 prill 1945, ora 10.00. 17 veta u dënuan me vdekje, të tjerët me burg nga 20 deri në 30 vjet. Vetëm 5 veta u liruan. Midis të dënuarve me vdekje ishte edhe Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhës. Ai kishte besuar deri në fund se jeta do t’i kursehej. Këtë ia kishte përforcuar edhe më shumë dhurata që kishte marrë më 31 dhjetor 1944: në qelinë e tij në burgun e Tiranës kishin mbërritur tri racione bakllava dërguar nga nusja e kunatit, Nexhmije Hoxha, si urim për vitin e ri dhe për martesën me gjeneral-kolonel Enver Hoxhën. 4 muaj më pas po merrte një dhuratë të dytë: dënimin me vdekje.

Bahri Omari mori dënim kapital edhe pse shumë të tjerë, që kishin mbajtur funksione më të rëndësishme, si kryeministri i fundit Ibrahim Biçakçiu, u dënuan vetëm me burgime të gjata. Dënimi i tij të bën të mendosh se ishte gjesti i parë që shpallte simbolikisht se regjimi i ri nuk do të tregohej tolerant ndaj asnjërit prej kundërshtarëve të tij, qofshin edhe njerëz të afërt të drejtuesve të tij, siç ishte kunati i Enver Hoxhës, njeriu që e kish ndihmuar kaq shumë në vitet e studimeve në Francë dhe gjithnjë më vonë.

Bedri Spahiu, shok klase i Enver Hoxhës, Prokurori i çështjes në fjalë, njëri prej “duarve të forta” të regjimit që do të përfundonte edhe vetë në burg për 30 vjet më radhë. Më 1991 ai u bë ndër të paktat figura të atij regjimi, të ndëshkuar ose jo, që shpreh publikisht pendimin për atë që ndodhi. Në një letër të hapur të botuar në gazetën “Republika” më  6 qershor 1991 me titullin “Bedri Spahiu revizionon Bedri Spahiun”, shprehej:

“Dy herë Enver Hoxha ka caktuar prokuror të gjyqeve më të rëndësishme historike të vendit tonë një injorant të fushës së drejtësisë si Bedri Spahiun. Herën e parë si Prokuror të Gjyqit Special, për të dënuar të ashtuquajturit armiq të popullit dhe herën e dytë prokuror të gjyqit të Koçi Xoxes. Sot ndjehem i turpëruar që kam luajtur rolin e Prokurorit të atyre gjyqeve. Komunistët e dinë këngën që këndonte populli atë ditë të zhvillimit të gjyqit: “Tradhtarët porsi miu/ i dënoi Bedri Spahiu”. Sot unë do të thoja: shumë lavdi për njerëz të palavdishëm!”

Bedri Spahiu e kujton kështu momentin kur Bahri Omari dhe 16 të dënuarit e tjerë u pushkatuan:

“Kur komandanti i skuadrës së pushkatimit dha urdhër, një lëvizje u pa në rreshtin e të dënuarve, të cilët i kthyen krahët tytave të armëve, siç kish urdhëruar komandanti. Vetëm një njeri pati guximin t’i kundërvihej urdhrit: “Jo, askush nuk duhet t’i kthejë krahët nga tytat, pasi pas shpine vriten vetëm tradhtarët. Këtë do ta vërtetojë historia”. Ky ishte Bahri Omari, një burrë i zgjuar dhe patriot”.

Të 17 të dënuarit u varrosën në një gropë anonime, për t’u zbuluar rastësisht 60 vjet më pas, në një lagje në periferi të Tiranës. Mbi të ishte ngritur edhe një shtëpi.

(Marre nga libri Enver Hoxha i Blendi Fevziu)

Poshte ne foto, Bahri Omari ne gjyq!

omari_ne_gjyq



Ju sugjerojmë

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Bota

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

1 Qershor, 2025 5:53 pm
Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
Aktualitet

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

1 Qershor, 2025 5:28 pm
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani
Bota

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

1 Qershor, 2025 5:13 pm
Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse
Aktualitet

Vlora “magnet” për investitorët e huaj,ekspertët:Çmimet do të kenë tendencë rritëse

1 Qershor, 2025 4:50 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli i Darëzezës në Fier

1 Qershor, 2025 4:13 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror
Aktualitet

Qershori nis me fluks turistësh, plazhet e Vlorës gati për sezonin veror

1 Qershor, 2025 4:05 pm
Para
Video/ Ja se si elefanti i egërsuar shkatërron 100 shtëpi në Indi

Video/ Ja se si elefanti i egërsuar shkatërron 100 shtëpi në Indi

Video/ Shitësja heroinë, ja se si e mbërthen hajdutin në market

Video/ Shitësja heroinë, ja se si e mbërthen hajdutin në market

Fotot/ Studenti denoncon: Te inxhinjeria e Ndërtimit, kollona në mes të auditorit

Fotot/ Studenti denoncon: Te inxhinjeria e Ndërtimit, kollona në mes të auditorit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
1 Qershor, 2025

Komplimentet për emrin e saj e kanë shoqëruar gjithë jetën, por Leonora s’e ka pëlqyer kurrë. Një emër që mbartte...

Lexo më shumë

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
1 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi se do të dërgojë në Stamboll një delegacion për rundin e ardhshëm të negociatave për armëpushim me Rusinë....

Lexo më shumë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
1 Qershor, 2025

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore...

Lexo më shumë

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit

Kanabisi me postë/ Shqipëria jo vetëm pritëse, por edhe tranzit
1 Qershor, 2025

Shqipëria jo vetëm vend “pritës” i kanabisit laboratorik që trafikohet përmes postës, por edhe tranzit për ta futur në Europë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com