Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e shiti Europa shpirtin

2016/05/12 at 12:10 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Si e shiti Europa shpirtin

Nga GUY VERHOFSTADT


Çelësat e BE-së duhet t’i merren mbrapsht Erdoganit. Por kjo do të ndodhë vetëm nëse Europa parashikon një përgjigje kolektive që është e aftë të përballet me presionet migratore globale. Kjo nënkupton krijimin e një strategjie origjinale të Europës për azilin dhe migracionin, krijimin e një roje bregdetare europiane dhe një force kufitare, si dhe ofrimin e itinerareve ligjore dhe të sigurta për azilkërkuesit dhe migrantët. Deri atëherë, BE-ja do të mbetet e varur nga vendet fqinje për t’i bërë punët e ndyra.

Kriza e refugjatëve është larg nga të qenët e zgjidhur, por ka shenja se marrëveshja e finalizuar nga Bashkimi Europian dhe Turqia më 18 mars po pakëson valën e refugjatëve dhe migrantëve nga Turqia në Greqi. Sipas Frontex, agjencisë europiane për menaxhimin e kufirit, 26,460 emigrantët që kaluan zyrtarisht kufirin e jashtëm të BE-së në Mesdheun lindor në mars, janë më pak se gjysma e shifrës së regjistruar në shkurt.

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka deklaruar tashmë se marrëveshja, megjithëse BE-ja po i paguan Turqisë miliarda euro për të mbyllur itinerarin migrator Turqi-Greqi, po “prodhon rezultate”. Shumë qeveri të BE-së po marrin më në fund frymë të lehtësuara. Valët e refugjatëve në këtë itinerar mund të kufizohen. Por me çfarë çmimi?Turqia dhe BE-ja tani po punojnë së bashku nga afër për të zbatuar marrëveshjen, megjithëse marrëdhëniet mes vendeve janë të tensionuara. Dhe legjitimiteti i marrëveshjes kanë përballur një valë spekticizmi nga OJQ-të, shoqatat bamirëse dhe avokatët e të drejtave të njeriut. Teksa marrëveshja zbatohet, disa pika të nxehta janë tashmë të parashikueshme.

Një element kyç i marrëveshjes është se liderët e BE-së ranë dakord të lejojnë udhëtimin pa viza të 75 milionë shtetasve turq në fund të qershorit. Fillimisht, Turqia duhet të përmbushte 72 kushte deri atëherë, ku disa diplomatë të BE-së kanë pretenduar se vetëm gjysma janë përmbushur. Në fillim të majit, megjithatë, Komisioni Europian i dha mbështetje të kushtëzuar udhëtimit pa viza ndërsa këmbënguli në përmbushjen e pesë kritereve më të rëndësishme.

Koha do ta tregojë nëse qëndrimi i BE-së ndaj qeverisë së Turqisë do të kërkojë përmbushjen e kushteve të nevojshme (të cilat janë sa teknike dhe politike). Por ne mund të presim ujëra të trazuar përpara.

Megjithatë, dhënia e aksesit të lëvizjes pa viza të popullatës së Turqisë në zonën Shengen të BE-së, nuk është diçka kontraversale. Kur liderët e BE-së nënshkruan marrëveshjen e vizave, ata e bënë këtë gjë në fshehtësi relative dhe në kulmin e krizës së refugjatëve. Por ka gjasa që të njëjtët populistë dhe nacionalistë që nxitën liderët e BE-së të arrijë marrëveshjen me Turqinë për të kufizuar valën e refugjatëve, tani të kritikojnë aksesin pa viza të shtetasve turq.

Për më tepër, Tusk nuk e ka shfajësuar veten mirë. Gjatë një vizite të fundit në Turqi, ai u shpreh se qeveria turke është “shembulli më i mirë në botë” për trajtimin e refugjatëve. Sigurisht, Turqia ka mbajtur pak më shumë se barra që i takonte për refugjatët nga Siria dhe gjetkë. Por është e pasaktë që një përfaqësues i BE-së të sugjerojë se Turqia është një shembull për të tjerët.

Turqia nuk është një vend i sigurt për refugjatët. Ka prova në rritje se ajo po i shtyn refugjatët sirianë të mos e kalojnë kufirin. Dhe raportimet shokuese janë shfaqur duke sugjeruar se rojat e sigurisë turke kanë qëlluar civilët sirianë që i largohen Shtetit Islamik dhe luftës civile në vendin e tyre.

Thirrjet që Komisioni Europian të hetojë këto pretendime janë hasur përballë ngritjes së shpatullave. Monitorimi i të Drejtave të Njeriut dhe Kombet e Bashkuara vlerësojnë se të paktën 100,000 civilë sirianë kanë ngecur tashmë në anën siriane të kufirit turk. Por duke nënshkruar një marrëveshje të pistë me Turqinë, liderët e BE-së kanë humbur çdo të drejtë për t’i dhënë leksion presidentit Recep Tayyip Erdoğan – dhe Erdoğan e di këtë gjë.

Marrëveshja BE-Turqi ka zbehur gjithashtu besueshmërinë e BE-së si një mbrojtëse e lirisë së fjalës dhe shtypit. Bekir Bozdağ, ministri turk i drejtësisë, zbuloi muajin e shkuar se prokurorët turq kanë hapur mbi 1800 çështje kundër njerëzve që e kanë ofenduar Erdoganin që kur u bë president në vitin 2014. Ata që janë shinjestruar janë karikaturistë, gazetarë dhe madje fëmijë.

Në vend të inkurajimit të politikanëve në Europë për të kërkuar liri të shtypit dhe për të luftuar për reforma në Turqi, marrëveshja BE-Turqi rrezikon t’i mbyllë gojën këtyre, nga frika e zemërimit të Erdoganit. Vendimi i qeverisë turke për të kërkuar hetimin e komedianit gjerman, Jan Bohmermann, për ofendim të Erdoganit ilustron se sa e dobët është BE-ja tani përballë zhvatjes turke. Liderët e BE-së e dinë se nëse e shtrëngojnë shumë, ai në çdo moment mund të hapë portat për të lejuar vërshimin e refugjatëve.

Marrëveshja BE-Turqi ka qenë e dobishme për Turqinë më shumë se çdo vend tjetër transit. Zv.presidenti i Libisë, Ahmed Maetig, ka shprehur shpresën për një marrëveshje të ngjashme me vendin e tij për të kufizuar valën e refugjatëve në Europë, pavarësisht faktit se qeveria nuk kontrollon pjesë të mëdha të vijës bregdetare.

Pagimi i të tjerëve që të përballen me problemet e dikujt mund të jetë teknikë e suksesshme si zgjidhje afatshkurër, por nuk mund të shihet në kuptimin afatgjatë. Europa duhet të punojë më Turqinë, jo të varet prej saj. Duke nënshkruar këtë marrëveshje, BE-ja i ka dhënë Erdoganit çelësat për derën e saj të pasme. Kjo nuk do të ndihmojë aspak perspektivat e anëtarësimit të Turqisë në BE dhe me siguri nuk është në interesat afatgjata të BE-së.

Çelësat e BE-së duhet t’i merren mbrapsht Erdoganit. Por kjo do të ndodhë vetëm nëse Europa parashikon një përgjigje kolektive që është e aftë të përballet me presionet migratore globale. Kjo nënkupton krijimin e një strategjie origjinale të Europës për azilin dhe migracionin, krijimin e një roje bregdetare europiane dhe një force kufitare, si dhe ofrimin e itinerareve ligjore dhe të sigurta për azilkërkuesit dhe migrantët.

Deri atëherë, BE-ja do të mbetet e varur nga vendet fqinje për t’i bërë punët e ndyra.Yanis Varoufakis, një ish-ministër grek i financës, tha se duke rënë dakord me marrëveshjen BE-Turqi, Europa “humbi shpirtin”. Kjo duket shumë bujare. Europa e shiti shpirtin e saj. Si rezultat, po vë në rrezik thelbin e saj të ekzistencës.



Ju sugjerojmë

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?
Bota

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

20 Qershor, 2025 9:12 am
Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin
Aktualitet

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin

20 Qershor, 2025 9:04 am
Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës
Bota

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës

20 Qershor, 2025 8:53 am
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 8:40 am
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Konflikti Izrael-Iran hyn në javën e dytë, Evropa synon një zgjidhje diplomatike

20 Qershor, 2025 8:28 am
Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare
Aktualitet

Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare

20 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
Para
Shifrat e frikshme/ 1 në 4 gra aborton

Shifrat e frikshme/ 1 në 4 gra aborton

Kush është familja Tahiraj? Trafikantë droge me emër në Itali

Kush është familja Tahiraj? Trafikantë droge me emër në Itali

Opozita në Kosovë: Qeveria na ndaloi të hyjmë në seancë

Fatmir Limaj nën akuzë për vrasjen e dy shqiptarëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?
20 Qershor, 2025

Tre ministra të Jashtëm evropianë takohen të premten në Gjenevë me homologun iranian. A mund të arrihet progres? Presioni intensiv...

Lexo më shumë

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin
20 Qershor, 2025

400 artistë nga Europa ndezën atmosferën e Durrësit me një festë traditash, në një nga skenat më mbresëlënëse të historisë....

Lexo më shumë

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës
20 Qershor, 2025

Një migrant palestinez, 27-vjeçar, ka mbërritur ilegalisht në Kosovë, duke përballuar rrugë të rrezikshme e kosto të larta. Policia e...

Lexo më shumë

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
20 Qershor, 2025

Arrestimi i kandidatit të mundshëm presidencial Ekrem Imamoglu dhe një tjetër padi gjyqësore kundër udhëheqjes së partisë kërcënojnë mbijetesën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com