Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?

2025/08/15 at 8:44 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si e sheh Trumpi takimin me Putinin?

Presidenti Trump nuk e përjashton mundësinë që takimi me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, të mbyllet pa ndonjë përfundim.

Sipas tij ky takim është kryesisht përgatitje për një takim të dytë me Putinin dhe Zelenskin.

Në prag të takimit të planifikuar me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka minimizuar rëndësinë e takimit, duke thënë se qëllimi kryesor i tij është të përgatisë terrenin për një samit të dytë.

Edhe Kremlini i ka minimizuar pritshmëritë nga ky takim duke thënë se nuk mund të parashikohet ndonjë rezultat konkret.

I pyetur nga Fox News Radio Trumpi tha se sipas tij probabiliteti që takimi me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, mund të dështojë është 25 përqind.

Në të njëjtën kohë Trumpi u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se e sheh takimin e parë në Alaskë kryesisht si përgatitje për një takim të dytë me Presidentin rus Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelenski. Trump tha se ai synon vetëm të “përgatisë terrenin për takimin e ardhshëm” me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski.

“Takimi i dytë do të jetë shumë, shumë i rëndësishëm, sepse ai do të jetë takimi ku ata do të arrijnë një marrëveshje”, tha Trump.

Sipas tij edhe ky samit i dytë për Ukrainën mund të zhvillohet gjithashtu në Alaskë dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt. Po ashtu Trump tha se takimin e dytë mund të marrin pjesë edhe disa udhëheqës evropianë.

Kremlini: Pas takimit nuk planifikohet ndonjë deklaratë e përbashkët

Sipas informacioneve zyrtare nga Moska pas takimit mes Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Alaskë nuk është planifikuar asnjë deklaratë e përbashkët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për agjencinë ruse të lajmeve Interfax, se samiti u përgatit në një kohë shumë të shkurtër duke shtuar: “Jo, nuk pritet asgjë, nuk është përgatitur asgjë dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë dokument”.

Sipas tij do të ishte gabim nëse përpiqemi të parashikojmë paraprakisht rezultatin e takimit./REL

Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien në minimumin historik

Shqiptarët nuk po martohen më, celebrimet bien në minimumin historik

Maliq/Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij, shoqërohen disa të mitur

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, arrestohen 8 persona

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com